Errësirat Shpartallohen

Një ditë përsëri me zymtësi i mbushur shpërtheva;
Me mall dhe vetmi Mexhnuni në supe u ngarkova.

Vërdallë si Mexhnuni u solla, endacak si ai
Çdo vend sterrë i zi qe dhe unë-i mjerë e fatzi...

Toka-hekur, qiejt-bakër, një tabllo e pashpresë humbet,
Të ftohta zemra, shpirtra të shurdhër, gjithçka në kasavet.

U përkula e pashë besimin: po ai, ç'mezashe sillte!
Dhe drita në gjoks ende më përflakej e shkëlqente.

Në shesh të luftës errësirën po e ftonte,
Me një zë çeliku ting-ting po e kërcënonte...

Lekundej errësira e lodhur dhe e mpakur,
Drita më e vrullshme qe, m'e gjallë dhe e tendosur...

Vullnetit ndriçim m'i erdhi që përtej me avujt,
Dhe m'u duk se me mjellmat bashkë notoja mbi ujrat.

Këto zëra, këto drita, krejt qenien e përshkuan,
Këto tone si jehonë gjer në qiejt u afruan.

Mes zërave e ngjyrave shpirti duke m'u rizgjuar,
M'u bë se këtë argëtim shumë herët e kisha dëgjuar.

Me që ana Përtej një ndriçim nga zëri i vet më çoi,
Nga kafazi i ngushtë i vetvetes vrapova të shpëtoj.

Lëkurën-trup që mbaja mbi supe, së fundi, kapërceva,
I vendosur iu afrova oqeainit e kërceva...

Me vite ato pamje të mekura shpirtin ma rënduan,
Ata qerpikë të pamëshirshëm, ah, që zemrën ma shpuan.

Një ngacmim që, kur e kujtoj, zemra më drithëron...
Mjaft! O ti, me pamje dërrmuese, mundimi yt mjafton!

Kah Pafundësia drejtohet rruga që prita, ja, ajo;
O qenie e dobët! Vrapo, në rrugën e rrugëve hyr dhe shpëto!