Le të Hapen Dyert!

Le të hapen një nga një dyert
E botës së Pafundësisë,
Që të dëgjohen të artat motive
Të sinfonisë së Pavdekësisë.

Kush rroi, rroi, kuptoni!
Dhe ju, o të vdekur, ringjalluni!
Dhe porsi engjëjt fluturoni!
Në shpirtin tuaj nga zëri i Drejtësisë.

Nga gjokset e zgjuara dihet
Se ndjenja e njeriut ringjallet,
Se shpirtratve frymë u fryhet
Nga fryma e Fshehtësisë.

Dhe sytë e përlotor kthjellohen,
Se syve rreze drite u gëzohen,
E bardha nga e zeza veçohen,
Drita përhapet nga Aureola e Bukurisë.