Me Mikun në Fshehtësi

Ata që Zotit rob iu bënë, robit rob s'i bëhen,
Ata që Zotit rob iu bënë, në mes të udhës s'mbeten;
Ndër shpirtra bashkim, ndër shpirtra ngazëllehen,
Gjithë bota në u gënjeftë, ata nuk gënjehen.

Në shoqërim të Zotit kokën mbështetur e besojnë,
Mik –thonë e flasin, veç Mikun e mendojnë,
Me ngazëllime marrin vrull, me dashuri rënkojnë,
Dhe sytë në pafshin vjeshtë, nga vjeshta nuk zverdhohen.

Me shpirtin si pëllumbat bërë me fletë,
Për krahu me ëngjëjt lartësive ngjiten drejt,
Kah Pafundësia rrugëtojnë, në rrugën të përpjetë,
Udhëtarët e asaj rruge të lodhur kurrë nuk ndjehen.

Si zogjtë me krahë pa pra fluturojnë,
Fluturojnë e dyert e fshehtësive zbulojnë,
Zbulojnë e nën hijen e Mikut hyjnë,
Hyjnë e pastaj kurrë më nuk ndahen!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.