Peizazh

Ç'la pas periudha e konkurrencës
për udhëheqje...

Edhe dherat janë bërë djerrë,
Dhe barishtet janë tharë,

E rreh zemrën një mërzitje,
Vjeshta gjethet i ka vrarë.

Velur robërit nga detyra,
Plot lugetër ndër sokakë,

Anët u mbytën në ngjyra,
Nëpër supe hedhur frakë.

Brezat s'njohin origjinë,
Mëngjarashët asgjë s'dinë.

Kumbi rënë në mosbesim,
Buzët pa një shehadet.

Ndat të vjetrës kundërshtim,
Nëpër kokë kanë mbirë festet.

Negligjentët thonë; mos flit,
Negligjentët kërcënojnë...

Dikur famë-tash satelit,
Një pas një matufët shkojnë.

Qejf e çakërqejf çdo anë,
Ndër lumenj rjedh katran.

Flush' e kodra u zverdhuan,
Plepave u ranë fletët,

Injorantët u vlerësuan,
Shih çirakët, hundëpërpjetët!

Historisë ia nxorrën sytë,
Ngular thonjtë mu në fyt.

Të pafeve mirësi
Dhe flamurët në mërzi.

Shpirtrat frikën e maskojnë,
Ca çanakë që pikojne...

Ndjenja e turpit për tokë shtirë,
Këmbët shkelin në haram,

Dhe mendimit lamtumirë,
Nofullat lëshuar ranë...

Djalli ngulur rri në shpirt,
Gishta që s'pushojnë një çikë,

Rrënjët e popullit prerë me thikë,
Dhe sanxhakët u bënë antikë.

Gjithë qafirçe llomotitjet,
Prapambetja-një etikë.

Librat raftet kanë rënduar,
Fletët mykur e vjetruar.

Era fryn në t'katër anët,
N'sa naivët në dremitje,

Era shkuli gjithë pallatet,
Tash konakët ndër kolibe.

Çfarë ka mbetur më nga vlerat,
Turpi nga faqet është mërguar,

Të lirët më keq nga shërbëtorët,
Budallenjtë kanë dështuar.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.