Prijësit Jigitë

Ka prijës jigitë në botën ndjesore,
Ndërmjet nesh mundimit i qëndrojnë;
Me shpirtrat e tyre mes krijesave qiellore
Dhe pranë na rrinë dhe na ndihmojnë...

Si hënë i kanë ndërgjegjet, fytyrat...
Si ëngjëj të zbritur nga qiejt qëndrojnë.
Dhe një çast të vetëm t'u lëkunden vlerat,
Një jëtë të tërë mjerohen e veten ndëshkojnë.

E sikur pak në të shtrembër t'u shqasë vetvetja,
Thahen si trëndafilat e vrarë nga vjeshta,
Sherbut e pikojnë fjalët, ç'është e vërteta,
Ç'u bie në vesh, nga ndjesitë i dëbojnë...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.