Rrota e Fatit Tonë

Çdo mulli prishet me t'u mbushur ditët;
Ky rregull i bardhë vazhdon me gaz...
Ecën rrota jonë në rrugën që vërtitet,
Dhe netët me ditët shkëmbehen me gaz.

Majat kapërcejmë, dalim në rrafshinë,
Për ne: festë; për të parrënjët: maraz...
E kur kundërshtarët në gjunjë të bien,
Drita errësirën e fshin me gaz.

Kur agimi të ketë derdhur gjithkah ndriçim,
Gënjeshtra që historisë në shekuj iu përplas,
Do të hidhet e zhduket me një kapërcim,
Do ngjitet fama jonë në giej me gaz.

Dhe ijtë e vatanit do të kthehen prapë,
Mërzitë shekullore do qeshin me gaz;
Dhe Hizri e Musai do të bëhen bashkë,
E, kështu, ky ndryshim vazhdon me gaz...