Agimet në të Zbardhuar

Shpirtrat e vetmuar digjen me lot në fytyrë,
Një nga një shtegtuan miqtë, ikën pas pa parë;
Me kënqë vdekjeje fryn era në të fryrë,
Dhe shuan një nga një, pa lënë pas asnjë pishtar...

Pa shokë, pa miq, në rrugë, në vetmi,
Botët frikë mbi frikë era ka mbuluar;
Si gjethe të rëna nga vjeshta nji pas nji,
Të rënat era i mori, të mbeturat zverdhuar...

Me keqardhjë shoh, gjoksi me mall m'u mblodh;
I përhumbur tek rri, me pamje të përhumbur shikon;
Të sotmen-të djeshmen kujtoi, kujtoi dhe u droth,
Në qoftë kjo jeta, vojtjeve të varrit u ngjason.

Mendja-rrëmujë, zemra e rudhur nga mjerimi;
Me frikë kthehet-qëndron; ata sy të hutuar;
I penduar pse ka lindur, kah vdekja e çon mendimi,
N'e preksh, do të qajë, i pafati, aq i ngashëruar.

U zgjuan bashkë me të dje ata qëu zgjuan,
Dhe botët e tyre tash si Parajsat, gjë tjetër krejt;
Ata që në gjokse tinguj Amshimi dëgjuan,
Me një hop ia arritën dashurisë të së vërtetës drejt.

Tani eja, hapi krahët, shkrihu hapësirave;
Kujdes, ku s'duhet, shpirtin ngushtë mos e fut.
Tek ti e fshehta e gjerësisë së vendeve e qiejve,
S'te ka hije ty; mes qiejve e tokës mos mbet ngushtë!

Më i gjallë, më me vrull, m'i tendosur mësy
Kudo, nga zëri i shpirtit tënd jetë frymëzo:
Tsah sheshet të përkasin ty, koha ty, bota ty,
Nga zëri i artë i së shkuarës mbarsu dhe trego!

Drejt majave prej smeraldi dritaret hapur tej e tej,
N'horitont së bashku me agimet e përshndritshme
Ngrehu, lartësimin e jetës tënde lajmëroje gjithandej,
Më herët se mëngjeset e tua më të hershme...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.