Ditë Kampi

Ditë ëndrrash me ne ata që jetuan,
Atje ku Parajsa frynte aroma të këndshme,
Meloditë e Amshimit me ne i dëgjuan,
Me tinguj çeliku nga majat e përshndritshme...

Endre rënkojnë ato vende me një zhurmë gjurulltish,
Si të mallëzuar për të bukurit e atyre ditëve;
Këta drurë, këta gurë, sikur të na flitnin sërish,
Ç'gjëra madhështore do na tregonin neve...

Zogu cicërin, gjethja fëshfërin, nereni i njeriut pulson;
Gjokse që bisdojnë me yjet ndër netë;
Një lutje më vete e një zemre rënkon,
Një luginë bleroshe me këto zëra flet...

Me lutje drejtohen gjer agimeve mëngjesore,
Në sytë e pagjumë kuptime prej biluri...
Ekstaze e këtushme si ekstaza qiellore,
Dhe vite po shkuan, shpirti ato kërkon e rri...

Ujvarë si të kesh përballë, rrëqethesh dhe thua:
Ato pamje të gëzuara, buzëqeshje mashhtrimesh...
Pa humbur kohë, eja dhe ti, duke vrapuar,
Vjen; e në se jo menjëherë, një ditë prej ditësh...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.