Majat Prej Smeraldi

Stina në faqe t'tokës u shfaq krejt,
Majave prej smeraldi pranvera shtrirë.
Gëzim ngado të kthehesh, kudo festë,
Një firomë ngjitëse valë-valë në të fryrë.

Gjallëri mbartin e rjedhin ujrat,
Klithje lartësohen Majave nga mjellmat,
Me dëshira bashkimi lëshohen nga malet
Me vrull drejt devete lumenjtë e fryrë.

Çdo anë ngjyra-ngjyra porsi prozhmet,
Shembëlltyrë gjithësie argëtimet,
Dhe nëpër ëndrra porsi parajsat,
Natyra veshur me të artën ngjyrë.

Me kryet drejt qiellit lëkunden pemët,
Ai, Ai gjithandej dëgjohen thirrjet,
Me bukuri më vete lindin ditët,
Me kaltërsi të çlirët mëngjeset mahmurë.

Toka jetë shpërthen në të katër anët,
Buzëqeshje hapet fletë-fletë ndër lulet,
Me gaz rrot'e fatit ndërron nga vërtitjet,
Horizontet sevdallinj përshndrisin në fytyrë.

Këtu dashuria i është shkrirë gëzimit,
Shpirti i hapet fletë-fletë bashkimit,
Një gazmend më vete njerëzit në jutjet,
E vërteta në ndërgjegjet u ka hyrë…

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.