Pranverë Flokartë

Kjo stinë e re me vrull po vrapon,
Ujrat gjëmojnë, deti po rënkon,
Dhe porsi ujrat ndjenjat shkumëzojnë,
Velat të hapim drejt Amshimit-më kërkojnë.

Në çdo anë bukuri, këngë në çdo anë,
Si ditët e mrekullueshme të shkuarës janë;
Ndër kopshte vile-vile si gjerdanë,
Me një shijë tjetër frutat po shijojnë.

Kudo bukuri reshin, kudo dritë;
Së fundi, kohë gëzimesh një gëzim çdo ditë;
Me stinë të tëra këtë çast e kishim pritë;
Të vdekurit kohë ringjalljejë po jetojne.

Era po pryn me shpërthime ndjenjash,
Dhe ndër detra shkumëzime dallgësh,
Pranverë flokartë shpërthyer hapësirash,
Me një mijë lule e ngjyra tylëzon.

Më të lumtur do të jenë ata që do vijnë,
Dhe dritat mbi botën mbarë do shpërthejnë,
Së fundi, errësirat shekullore do të mbyten,
Sihiriqi nga Froni i Lartë buron.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.