Bilbili të Mos ia Thotë

Së fundi, s'kam më punë me petalet, trëndafilat,
Njëlloj më duken jesemintë, karafilat...

Që prej çastit kur firomën e Amshimit ndjeva,
Dhe atë botë që vazhdon përtej vdekjes, e kuptova.

S'më mbeti më ndër sy dëshirë për ngjyrë e bukuri,
Për zambak të bardhë në faqe t'tokës-hijeshi.

Po deshën, ndër maja lulet hiç të mos çelin
Dhe fluturat fluturim mes lulesh të mosh bredhin.

Bilbili le të mos ia thotë këngës së vet,
Tash shpirti pertëj ngjyrave diç tjetër pret:

Agimin e lumtur që shpirt po më zbardh;
Pashë midis mbretërisë së ditëve, atë mbretin e madh...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.