Ndarje dhe Shpresë

Sërish ditët plot ndarje kujtova,
Me lotët syve vitet përzjerë e shkuar.
U rrëgetha e në vend u ngujuva,
Pajtuar miqtë me armiqtë e shkuar.

Ndërsa populli në gjumë të thellë notonte në qetësi,
U humbën e shkuan vlerat nji pas nji...

E shkuara me gjak e djersë në tëmthat,
Me pranga hekuri nëpër këmbët;
Një buzëqeshje e hidhur nëpër buzët,
Me ç'zemër të përflakur përplasur është e shkuar...

Ende horizontet aty-këtu nxijnë,
Në shpinë të natës ditët rrinë...

Vjeshtë ka fryrë, pemët janë prishur,
Fletët janë zverdhur, lulet janë fishkur;
Trimi ka vdekur, kali i tij drobitur,
Me një goxha fantazmë luftuar ka e shkuar.

E sot po të jetë, shumë, shumë larg mbesim,
Nëpër agime përfytyrimesh presim.

Ca kohë më parë shkëlqenin kurorat,
Majat kurorëmbajtësve u hapnin gjokset;
Në majat e arta-prej smeraldi drurët
Karvanit të ndarjes bashkuar janë e shkuar.

N'atë mbarim rrëqethës shquaj nga brenda vlimin,
E në vlim-mesazhe për rikthimin...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.