Njeriu i Shqetësimit

Dridhet si qiri dhe gjoksi flakë-flakë i rënkon,
Shëtit nëpër malet ku zbardhon agimi;
Vetë në Parajsë në qoftë, në shpirt magma vlon,
Nëpër kohra të lumtura i vërtitet përfytyrimi...

Horizonti zi sterrë si malet e thatë,
Gjithë prozhmet si dhe majat manushaqe;
Me vjeshtat i lëkundet çdo agim jjoks' i ngratë,
Shpirtin duke rrahur havaneve fundi u bje.

Zemra i rreh si zogu, sytë të përzhitur;
Me tinguj tokmaku ngjarjet i rrahin në shpirt.
Çdo natë lutfon me orët, çdo ditë nëëndrra i nemitur,
Ndër buzë veç këngë shqetësimi ia thotë e shëtit.

Aty-këtu me shpresë nxiton, brenda-gëzim i ndritur,
Koka-aty ku të vdekurit nga amshim i dallon;
Ne tingull çeliku me avaz duke bërtitur,
Ndër gjokse valë-dridhje rrezonon...

Dashuristh ngashërehet tek rrugët talëpjetë venë;
Rënkon vërdallë pa pra, rënkojnë me të dhe rrugët;
Çdo ditë një pengesë, një viktimë para do të kenë
Krahët e stinës që do ndriçojnë horizontet.

Herë sinqeriteti s'bëzan, çdo gjë shurdhohet...
Dhe në shpirt gërvishtin thonjtë e përgjakur;
Herë-herë aromë pranvere vjen e kundërmohet,
Prej mijra firomash nina-nana era e mpakur...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.