Bukuri e Pashuar

Në çehren e bukur kjo perçe pse?
Ti që diejt i ke kurorëzuar,
Shumë muaj e shumë vite në vetmi je
Dhe vjen e shkon pranverat duke përgjuar…

Shpirtrat që nga arshi vijnë si fakt,(1)
Drithëroi gjithandej me një tingull të artë
Dhe jetë u fry, atë frymë të lartë
Në emër të së Vërtetës duke përçuar…

Fol që predikuesit caqet t'i kuptojnë,
Me frymë hyjnoro shpirtrat të gjallojnë,
Nën mbrojtjen tënde majave të shkojnë;
Kanë nusur dhe giejt këtë duke kërkuar…

O Libër i Shenjtë, o Dritë e Amshuar,
Gjithkahjen me dritë e ke lumturuar,
Ndriço dhe një herë në këtë kohë të fundme
Drita errësirën duke pushtuar…

Dhe verë në s'u bëftë, fundvere të bëhet,
Njerëzimi me thirrjen tënde të mbushet,
Sërish nami yt gjithkah të dëgjohet,
Kjo jeta jonë e vdekshme duke mbaruar…


[1] Arshi: Qielli i shtatë