Buzëqeshje në Buzët e Nxira

Me Ty çdo çast një pranverë ndjesitë;
Nën kubenë e qiellit nur m'u derdhe syve...
Me atë Dorë të Lumtur që kurorëzove diejt,
Kur nga lartësia jote hape portën e fshehtësive.

Si Parajsë me pasuritë e qenies faq' e tokës;
I pasionuar kush ia ka mbërritur fronit tënd;
Ky popull i rrënuar djë, bile, nga an' e anës
Eshtë bërë i dehuri i Amshimit me ashkun tënd.

Në buzët e nxira, parathënë nga buzëqeshjet,
Se fundi u kuptua se u hapën portat qiellore;
Fllade me aromë mimoze po fryjnë ditë,
Zbrazet në gji të tokës kupa me verë hënore.

Kaçurrelat e natës u prishën, u ngatërruan;
Kapistra e mendjes në duart e qiellit kaloi...
Mendjeturbulluarit turbull flasin; u zgjuam
Dhe një kohë plot kasavet e dashurisë pasionante kaloi!

Vajtën e shkuan përjetuesit e të djeshmes, të sotmes;
Për të ngjyerit me bojën e Amshimit-kënaqësi...
Ata që pavdekësinë gjetën në trojet e vdekjes,
Nga brenda-ndriçim, nga jashtë-gjithkahja bukuri.

Pranë tyre-pranvera pa mbarim,
Kopshte Iremi-përrallë e vdekur, nuk dnryshojnë;
Dhe shpirtrat që shkojnë e shkrihen në Amshim,
Epokën e Dritës e ndiejnë në çast dhe e jetojnë.

Iku fjala e vjetër, me vjetërsirat u harrua;
Të vdekurve-ceremoni, ngushëllim për atë që vdiq...
Në lakun e ateizmit e këputi qafën e u shua.
Të shkuarës së famshme-të fala, të ardhmes-sihariq!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.