Mos më ler Vetëm

Syte me ty më çelen, më zgjohen ndjesitë,
Me ty të lehta më bëhen vështirësitë,
Sa ta kujtoj emrin, shpalosen bukuritë.

Më lind në zemër, me mall mos më përvëlo!
Për dashurinë e Zotit, të vetëm robin mos e Isho!

Unë-një shërbëtor në derën tënde, Ti je Mbret,
Të mbeturit në rrugë i ke nga i Drejti amanet,
Në jam unë një kufomë, Ti je aty shpirti i vërtetë!

Më lind në zemër, me mall mos më përvëlo!
Për dashurinë e Mikut, të vetëm robin mos e Isho!

Ashikët të kërkojnë Ty pa pushim,
Sherbeti i buzëve të tua për çdo hall shërim,
Në jam unë një i mjerë, ku është shpëtimi im?

Më lind në zemër, me mall mos më përvëlo!
Për dashurinë e Zotit, të vetëm robin mos e Isho

Fytyrënxirë jam, n'mëkate e trishtim,
Dhe bjer e ngrihu, s'më mbeti më mundim,
S'e di, më tej, ç'do të bëhet halli im?

Më lind në zemër, me mall mos më përvëlo!
Për dashurinë e Zotit, të vetëm robin mos e Isho!

Një kohë të gjitha stinët ishin verë e nxehtë;
Kam frikë, ato ditë mbaruan për jetë!
Mëshirë! Rrugët e mia u varën tatëpjetë!

Më lind në zemër, me mall mos më përvëlo!
Për dashurinë e Mikut, të vetëm robin mos e Isho!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2021 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.