O Profet-1

Në vetmi m'u dogjën ndjenjat, hallin s'po ma pyet?
Dhe sikur me majë të gjuhës, shqetësimin s'po ma pyet?
S'e di, për besnikërinë e mikut ke dyshim, ndoshta...!
Në daç të më bësh favor, ëndrrën s'po ma pyet?

Për miqtë miqësi reshi, për ne dhe një vështrim nuk ka?
Gjoksi qebap m'u bë, për ah-et e mia besë nuk ka?
Sytë m'u tretën fjalën tënde duke pritur,
Apo tek unë vend për dashurinë Tënde s'ka?