Madhështim-2

Në rebelizëm i përfshirë, një fajtor e kokëbosh,
Shkëlqesisë së Tij të Lartë Profet pranë i erdha, i mjeri unë!

Me hallin e ndarjes jam mik, nga koka në thua,
Nga ky hall përvëlües duke psherëtirë erdha, i mjeri unë!

Me të dashurin në buzë me mall së djeguri u dogja,
Bashkim duke lutur, një mbreti të madh i erdha, i mjeri unë!

Tregoje mirësinë, se sytë m'u mbushën gjak,
Treoje, ç'të bëhet, te kjo lartësi erdha, i mjeri unë!

Me përulësi iu mbështolla pas rrobës njeriut të kulturës,
Për hallin shërim, për falje erdha tek ai, mjeri unë!

Zemra thellë m'u dogj, medet, dhe gjoksi m'u bë horr,
Mbretit që këtij zjarri ujë mund t'i spërkatë, i erdha, imjeri unë!

Shpëtoje besnikun nga të tjerët, perden hape, pra,
Më thuaj një fjalë të mirë tash që erdha me u pa, i mjeri unë!

Për klithmat e mia mijëvjeçarët pyet, psherëtimet pyet,
O mbështetjë e vetmisë sime, për hall erdha, i mjeri unë!

Vend më u solla, me vite kërkova, por gjithshka
Iluzion paska qenë! Gëzimit të së vërtetës i erdha, i mjeri unë!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.