Qiriu i Mjerë

Pusho dhe veri veshin tokës: një avaz,
Shtrihet cep me cep një botë e mjerë.
I mbështjellur shpirti mbyllur në kafaz,
Me syrin të përlotur, një qiell i mjerë...

Midis brezava – e frikshme shkëputje,
Gjer te të vdekurit shkon kjo vojtje...
Çdo ditë vendnumëro, punë për dukje,
Shërimit të vojtjeve-lamtumirë e mjerë.

Vatani pa zot, shoqëria e harbuar,
Të paditurit s'dinë, të diturit të harruar;
S'kishim mbetur kurrë kaq të vetmuar!
Të mjegullta mendimet, koka e mjerë.

Ka gjokse të vojtur, ndër vete s'mbulohen,
Digjen flakë-flakë, por s'ankohen.
Të mos jane këta, vojtjet s'qetësohen,
Mdis tymit digjen si qiri i mjerë...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.