S’kapërcehen

Me ofe pa vajtuar,
Gjokset pa dallgëzuar,
Porsi ujrat pa shkumbuar,
Këto male s'kapërcehen!

Xhanin the ç'ke të dashur, po s'e dhe,
Nga kamja dhe posti dorë po nuk hoqe,
Drejt asgjësimit krahët po s'i shpalose,
Rrugët e pamundshme s'kapërcehen!

Në gjoks besim, në kokë mendime,
Në ndjenja tufan, në shpirt drithërime,
Dhe mijra ankthe e mijra shqetësime
Në s'të pushtuan, shkretëtirat s'kapërcehen!

Botës Përtej po s'ia hape sytë e ndiesive,
Nga pritja në dorën e Mikut po s'fluturove,
Vetveten nga brenda si valë po s'e vlove,
Këto, rrugë të përpjeta thikë s'kapërcehen!

Vdis e vdis, po s'u ringjalle,
Për ditë një mijë herë po s'u forcove,
Në zemër me rrënjën po s'u shkrive,
Shfaqjet dhe dyshimet s'kapërcehen!

Udhëtarit të drejtë koka i duhet,
Ndër sy vazhdimisht lot duhet,
Dhe sjellja pak e urtë duhet,
Ndryshe rrugët s'kapërcehen!



(*) Eshtë ruajtur forma e origjinalit
Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.