Furtuna kalimtare dhe fllade të përjetshme

Fethullah Gylen: Furtuna kalimtare dhe fllade të përjetshme

(...) Ç’është e vërteta, hija e atyre ditëve fatkobe që u ngjajnë atyre ditëve që bartin barrën e shumë fatkeqësive është ende mbi ne, dhe në disa vende ende ndihet fryrja e erërave të ashpra; disa shpirtra të çmendura, të përqendruara veç në shkatërrim, i vazhdojnë shembjet e tyre pa e ulur aspak shpejtësinë, e duke përndezur oxhaqe mosmarrëveshjesh në çdo anë, po orvaten që t’ua bëjnë zërin të padëgjueshëm besimtarëve; mirëpo, ne që jemi edhe shumica – lus Zotin që të jemi të tillë, - përkrahim vazhdimisht të bukurën, e duke rendur veç pas punësh të hijshme, i stolisim ëndrrat tona me stoli nga më të këndshmet dhe me kënaqësitë më të thella, që herë-herë na e gudulisin lumturinë; ndiejmë se si lëvizin shulat e portave të sarajeve të lumturisë së përtejme, e na bëhet sikur e ndiejmë zhurmën e çdo lëvizjeje përmatanë portave... na bëhet sikur i ndiejmë dhe saora e ndiejmë veten sikur po dëshmojmë një botë të ndriçuar dhe të kaltër, kur, ndërsa kapërcehemi drejt Xhenetit, megjithë tipat e jashtëm, - edhe pse herë-herë, ndihemi shpirtërisht sikur gjendemi në një hauz shendi. Sajë dritave që mbështetja pas besimit dhe të vërtetës ka hedhur drejt nesh as nuk lëkundemi prej zhurmës dhe rrëmujës që synohet të arrihet brenda nesh, as nuk biem në panik përballë tymit dhe mjegullës së stisur, e aq më pak i themi “falëminderit” zullumit dhe padrejtësive që rreken t’i fluturojnë mbi ne njëra mbi tjetrën. I besojmë Allahut, besim ky që na pajis me urtësi për ta frymuar fenë, besimin në të, kënaqësinë e të Drejtit, e poashtu pasuritë tona kulturore ngado.

Në këto kohë, ndihmesat hyjnore që na shpërfaqen nga dita në ditë – që shpirtrat tona i qofshin falë asaj dore të Fuqisë që fshihet pas tërë ndihmesave! – bukuritë, qashtërsia dhe tërheqja që na shkaktojnë ata shekuj kur gjithçka ishte e pastruar prej çdo lloj mjegulle a tymnaje, na bëjnë të ndihemi sikur të ishim duke u ngjitur drejt një bote të pakufishme, plot me pallate shumëngjyrëshe prej Parajse... as që na bëhet vonë për urrejtjet, mllefet dhe shkumëzimet e padurueshmërisë që turfullojnë rreth nesh. Asisoj që, edhe furtunat më të frikshme, tajfunet që frikësojnë çdokënd e përhapin pesimizëm mes zemrave të dobëta, i quajmë si ndodhi nga më të rëndomtat, të cilat veç na kalojnë pranë pa na prekur as fijen e flokut, poende veç shohim dhe ecim kah horizonti ynë i lartë pa e ulur shpejtësinë, drejt atyre ditëve të shndritshme që ne u kemi dhënë jetë në shpirtrat tona, drejt klimës së botës së zemrës dhe shpirtit të të parëve tanë.

Ndërsa ne, falë besimit dhe shpresave tona, kemi jetuar përherë me besimin se një ditë medoemos do të rilindim si një vetje, e cila qëndron mbi këmbët e saj, duke i mbajtur dritaret përherë të hapura drejt një mënyre tjetër ekzistence. Edhe në kohët më të pamëshirshme, edhe përballë ndodhive më të pabesa, ne kemi besuar gjithnjë në lindjen e ditëve të premtuara duke e lidhur fatin tonë përherë me pritjen e ndihmës veç prej Allahut (xh.xh.), dorëzimin tonë të plotë karshi Tij, duke pandehur, të palëkundur, se një ditë dora e ndihmesës do t’u japë jetë për ne qoftë kësaj bote, qoftë asaj tjetrës, me bindjen e plotë se çdo përpjekje gjatë kësaj bote do të derdhet/j në kopshtije dhe vreshta pjellore në tjetrën. Ne, nëpërmjet të gjitha këtyre mirësive të falura ndaj besimtarëve në këtë botë, morëm mesazhe për mirësitë hyjnore që do të na vijnë në jetën e përtejme, e kësisoj u galduam me hijet e prirjes së Allahut (xh.sh.) kah ne; u lumturuam, saqë nuk na ngeli mundësi për t’i ndjerë asfare shqetësimet. Për më tepër, nuk do të ishte aspak hiperbolike nga ana jonë nëse do të thoshim se në çehren e rrugës ku u udhëzuam, dhe punëve me të cilat u ngarkuam, dëgjuam përherë melodinë e një poezie të tjetërbotshme. Megjithëse, ç’është e vërteta kjo përkapje dhe dëgjim është disi e lidhur me thellësinë e botës së ndjenjave të njerëzve; megjithatë, çdo zemër besimtare e ndjen atë horizont të lartë dhe kujtimet aromëmira që erëmojnë në rrugën drejt tij sikur të buronin prej një poezie.

Sidomos minutat, orët dhe dita e ëmbël që shkumëzon prej disa ndjesish të lëna trashëgim, mbartin çaste aq të lumtura premtuar njeriut, që për zemrat e rralla e të pashoqe, secili prej këtyre grimë-çasteve është aq larushan dhe i pasur saqë do t’i përjetonte atyre kënaqësinë e soditjes së kodrave të Xhenetit. Një zemër e ndritur që i përjeton gjithësinë dhe ndodhitë brenda saj brenda një rrethi të këtillë kënaqësie, arrin që edhe sjelljet më të padrejta, a rropullitë e përgjakshme, i duken të mëndafshta, asisoj që e çojnë drejt një ndriçimi të botës shpirtërore; zbrazet në buzëqeshje të ëmbla sikur të mos i kishte zënë syri kurrfarë gjëje negative, duke u treguar të gjithë atyre që turfullojnë në mllef, urrejtje dhe keqdashje, horizontin e të qenit njeri.

Atëbotë, ndoshta në disa raste të caktuara mund të mos arrihet kjo gjendje, e ndoshta prej papjekurisë sonë mund të ndodhë që ta shohim përrethin tonë disi të përtymur e të mjegulluar... ndodh që disa gjendje dhe ndodhi të caktuara të shkaktojnë ndofarë turbullire... por ç’e do se asnjëra prej këtyre nuk duket se ka për të qëndruar gjatë. Nëse besimi ndër zemra, dorëzimi dhe mbështetja tek Allahu (xh.xh.) janë të plota, gjithë ç’na erdhi ikën, e nga pas na lë si dhuratë atë çfarë quhet shpirti i rezistencës. Në fakt, për njerëzit e kësaj grade jeta ndjehet gjithnjë e më e freskët nga dita në ditë, patjetër që e hapur, ashtu si ndaj ndodhive të ndryshme që mund t’i ngarkohen, edhe prej surprizash, të cilat bëjnë që brenda të qarave të ketë të qeshura, gëzime brenda hidhërimeve, ndërsa brenda vështirësive lumturime të përjetshme. E teksa ndodh kështu, verat që ia behin në horizontin e besimtarit hedhin dritësime e ngrohtësi ringjalljeje, për t’u dhënë sihariq pranverës dhe dimrit se mund ta ngjyrosin perëndimin me ngjyrat e agimit, e kësodore stinët do të ndjekin njëra-tjetrën, e emocionet e gëzimit dhe qetësisë shpirtërore do të burojnë në çdo kohë përgjatë qëndrimit në këtë atmosferë.

Asisoj, që mëngjeset e kësaj klime vijnë përherë me atmosferën e një rilindjeje ringjallëse; paraditet e bëjnë veten e tyre të ndjeshme me një tjetër shije; mbrëmjet ulin grilat për pjesën e përtej horizontit; netët kthehen në një magji që zbërthen gjuhën e shpirtit dhe zemrës; i mbështjell, por minutat, orët dhe ditët i kaplon një dritë dhe qiellorësh, e cila do të zbuste edhe zemrat më të ashpra. Ku i dihet se si e përjeton këtë atmosferë shpirtërore gjithsecili sipas aftësive të veta, asisoj që fillojnë të pëshpëritin ato gjëra që nuk mund të thuhen, e të zhytur asobote drejtohen kah kushedi sa e sa horizonte të larta; ndërsa i hap flatrat drejt qiejve të së shkuarës, kushedi se sa ëndrra për të ardhmen e pushtojnë, me gjithfarë fantazish për parqe dhe kopshtije që nuk i ka prekur ndonjëherë dora e njeriut.

Po, ne, sajë besimit dhe shpresave tona të thella, atij vështrimit dhe mbështetjes veç kah Ai (xh.xh.), e thellojmë përherë e më tepër lidhjen që kemi me Të, sa e sa herë fillojmë të dëgjomë zëra që i kapërcejnë mundësitë e perceptimit tonë, shohim se si atmosferën ku ne gjendemi e kaplon një tyl përjetësie, aq sa të duket se je pështjellë nga të katër anët me mëshirë, sikur ky të ishte fill korridori drejt ahiretit; kjo botë e veçantë që gjen formë sipas botës sonë të brendshme kthehet në një botë të magjishme e na ndriçon me nurin e së përtejmes.

Kjo është arsyeja pse horizonti ynë nuk errësohet asnjëherë; edhe sikur errësirat t’i derdhen atij nga çdo drejtim, sytë e zemrës sonë prapëseprapë fillojnë të shndrisin prej dritës që vjen nga e përtejmja; për aq kohë që jemi duke i dhënë gjithë ç’mundemi e ç’meriton vendit ku ndodhemi, e për aq kohë sa jemi të drejtuar kah horizonti ynë i kahershëm, nuk përjetojmë asnjëherë mall largësie. Falë mirësive të tij të përhershme mbështetemi përherë pas asaj shtylle të patundshme, e pastaj të ketë dallgë që të mund të na trembë po të dojë. Ndoshta nganjëherë prapësitë e errëta që na dalin përballë mund të na i presin hovin, e ndoshta disave prej nesh edhe mund t’i lëkundin lidhjet shpirtërore, mirëpo dallgët a tajfunet që na godasin na i përforcojnë akoma edhe më shumë rezistencën, ikin ashtu siç erdhën, e sa e sa dhurata na lënë, të lidhura të gjitha me të atë që neve na bën të jemi “ne”. Kështu ikën vuajtja, shqetësimet ia lënë vendin lumturisë; vendin e llomotitjeve e merr përlavdërimi i Allahut (xh.sh.) dhe saora ndodhive që ngjasin rreth nesh u vishet tyli i premtimit për lumturi të përjetshme.

Deri më tani, sajë besimit, shpresës dhe drejtimit tonë kah Allahu (xh.xh.), çdo gjë me ç’u përballëm kësodore e vlerësuam dhe analizuam. E poende këtej e tutje kështu do të qëndrojmë në rrugën tonë, me shpresën se po kështu do ta interpretojmë çdo gjë që na ndodh.

Kështu që, o ti erë kundërshtare që fryn përherë e mllefosur e gjithë inat! Tashmë mund të frysh sa të duash e në ç’drejtim të të këndet!.. Së shpejti, edhe ty do të ta thotë ajo Fuqi e pashtershme: Mjaftohu moj e paturpë e jepu fund tërë atyre fshikullimeve!..

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.