Yangın, İmtihan ve Yardım

“Ky yni nuk është një karvan i dëshpërimit”

LËVIZJA HIZMET E FETHULLAH GYLENIT DHE E MIRA E PËRBASHKËT NJË PERSPEKTIVË NGA MBRETËRIA E BASHKUAR

Hizmeti, (gj. tr. ~ shërbim) është një lëvizje e pandashme nga emri i mentorit turk Fethullah Gylen (l. 1941) bën pjesë nën ombrellën e asaj që ne e quajmë “Islami Evropian”, e cila shfaq veçantitë e saj edhe me shprehjen e një identiteti turko-islam. Kjo është një lëvizje aktive në të gjithë globin, me aktivitete kryesisht në lëminë e edukimit, shtypit, dialogut ndërfetar, financave dhe shërbimit komunitar. Në Britani Hizmeti ka qenë veçanërisht aktiv në fushën e edukimit, arsimit dhe dialogut ndërfetar, duke dhënë një kontribut domethënës përsa i përket pikëtakimit të komunitetit rreth së mirës së përbashkët përgjatë njëzet viteve të fundit. Hizmeti, e thënë me fjalë të tjera, është një shprehje e mishëruar e pikëpamjes së Mevlana Rumiut se besimi në një Zot të vetëm nuk mund të jetë assesi “... një karvan i dëshpërimit” (Citlak & Bingul 2004, 8).

Ky që po shkruaj unë është një artikull i hedhur në letër në një kohë shqetësimi kombëtar në Mbretërinë  e Bashkuar, si edhe në Turqi.  Tevona, pas tentativës për grusht shteti në korrik 2016, ndjekësit e Hizmetit po përballen me një trysni të jashtëzakonshme, pjesa më e madhe e së cilës është e jashtëligjshme, nga ana e qeverisë, që udhëhiqet nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim. Pa dhënë kurrfarë prove, qeveria ka shprehur pretendimin se Hizmeti – një lëvizje e mirë, e parrezikshme, pro shoqërisë, pro demokracisë dhe, për më tepër, apolitike – është organizatorja dhe ndërmarrësja e grushtit të dështuar të shtetit. Me mijëra shtetas, të cilët dyshohen për relacione me këtë lëvizje janë burgosur, janë detyruar të largohen në ekzil, apo u është mohuar e drejta për ta ushtruar më profesionin nga qeveria e atjeshme. Nisur prej këtu, një analizë kritike e kësaj armiqësie është e domosdoshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, thuajse në të njëjtin hark kohor është votuar në një Referendum përçarës, që ka të bëjë me anëtarësinë e vendit në Bashkimin Evropian, katër sulme terroriste në Manchester dhe në Londër, një zjarrvënie në një kullë në Londër, e cila u mori jetën plot tetëdhjetë njerëzve të pafajshëm, duke përfshirë mes tyre edhe shume emigrantë që janë larguar detyrimisht nga atdheu i tyre.

Kur hedh një vështrim drejt Mbretërisë së Bashkuar, është e domosdoshme që të vlerësosh njëherë edhe rolin kyç që komunitetet fetare si Hizmeti kanë luajtur në bashkimin e shoqërive dhe komuniteteve të ndara e të përçara nga njëra-tjetra në terma të racizmit, Islamofobisë, pabarazisë ekonomike dhe të dobësimit të shërbimeve publike. Liderë kombëtarë të besimit të krishterë, myslimanë dhe judaikë janë përbashkuar rreth një platforme të përbashkët, ku shprehin respekt dhe konsideratë të ndërsjellë. Hizmeti, me qendrat e tij edukative dhe të dialogut ndërfetar na qytetet kryesore angleze, si Londra, Birmingham-i dhe Manchester-i, ka ofruar si hapësirat, ashtu edhe mundësitë për një angazhim të përbashkët, duke ofruar edhe vetë interpretime kuranore, të cilat theksojnë nevojën dhe domosdoshmërinë për bashkëjetesën në kultura kombëtare plurale nga pikëpamja e religjionit dhe shoqërisë.

Islami, që është një traditë tejet e pasur dhe që synon të ofrojë vetveten në mesin e të gjitha shoqërive që janë të ndryshme me të, apo edhe me njëra-tjetrën, është jo vetëm një besim i gjallë, por u ka mundësuar brezave të tërë myslimanësh që të mund të adresojnë zhvillimin shoqëror të tyre, drejtësinë, njësoj si edhe problematikat e tjera individuale, që kanë të bëjnë me etikën dhe identitetin. Të bazuara në traditën e Kuranit, Hadithit, Sunetit dhe fikh-ut, lëvizjet shoqërore islame të reja kanë krijuar vazhdimisht hapësira publike të reja, ku mund të ndërthuren identitete dhe mënyra jetese ndërthuren, e jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa nga shprehjet më brilante të Islamit janë jetësuar nën rrethanat më pluraliste nga pikëpamja e përkatësisë religjioze dhe shoqërore, ku ligjërimi intelektual, arritjet në fushën e arsimit dhe të edukimit dhe harmonia shoqërore kanë lulëzuar në të njëjtin mjedis. Mes mendimtarëve myslimanë bashkëkohorë, të cilët kanë dhuntinë hyjnore dhe vullnetin për t’u marrë me interpretimin e burimeve historike dhe e praktikojnë besimin e tyre, Fethullah Gyleni është babai shpirtëror i asaj që mund të cilëoshet si lëvizja më aktive turko-islame e fundit të shekullit XX dhe shekullit XXI.

Kur nis të vlerësosh lëvizjen Hizmet, gjëja e parë që do të dallosh se është se Fethullah Gyleni nuk është as një reformator, me një teologji të re dhe unike, as një revolucionarizues i Islamit. Botëkuptimi i tij rreth Islamit priret rreth rrymës konservatore, ndërsa argumentet e tij i kanë rrënjët në burimet tradicionale të Islamit. Pozicionimi i tyre është krejt linear me atë të përfaqësuar prej al-Gazaliut, Mevlana Xhelaledin Rumiut, Bediuzzaman Said Nursiut dhe në shoqëri të Muhamed Asadit, Muhamed Nakuib Sjed al-Attas-it dhe Sejjid Husejn Nasrit.

Kjo lëvizje – një nga shumë të tjera, parë në një spektrum që varion nga grupime të bazuara te civikja pro-shoqërore, e deri tek organizimet më agresive – dallon nga të gjitha të tjerat në nënvizimin që i bën domosdoshmërisë për të pasur institucione të arsimit dhe të edukimit të një cilësie të lartë, si në Turqi, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në shumë vende në zhvillim e sipër janë themeluar sa e sa shkolla, ku janë punësuar mësues shumë të mirë turq, por nuk është mbetur me kaq, pasi ata kanë vendosur ta zgjerojnë aktivitetin e tyre edhe nëpër vende shumë të zhvilluara nga pikëpamja ekonomike, si në Shtetet e Bashkuara, apo në Mbretërinë e Bashkuar. Ndjekësit e Hizmetit kanë organizuar shumë konferenca shkencore përgjatë njëzet viteve të fundit, me panele ndërkombëtare akademikësh dhe studiuesish, për të zbuluar rreth çështjesh që kanë të bëjnë me hedhjen dritë mbi njerëzoren dhe bashkëjetesën dhe bashkëpunimin si diçka ekzistenciale për njeriun.

Ndërkohë që ithtarët e Hizmetit kanë ngritur dhe kanë mbajtur në këmbë këto shkolla dhe konferenca, qeveria aktuale e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ka ndjekur një variant agresiv të aktivizmit politik abuzues kundrejt Islamit, duke mos përfaqësuar një Islam edhe aq dashamirës ndaj tjetrit, me një stil autokratik që pushon nga puna akademikë, studiues, mësues, policë, prokurorë, gjyqtarë, nëpunës civilë, madje deri edhe oficerë të lartë të forcave të armatosura, me qëllimin për të konsoliduar një pushtet sa më gjithëpërfshirës mbi shtetin turk. Kjo nuk ka bërë asgjë tjetër, pos çuarjes drejt një “gjendjeje ekzili të brendshëm” edhe për shumë njerëz që mund të kenë pasur një lidhje me qasjen e Hizmetit.

Sidoqoftë, cilët kanë qenë mekanizmat që e kanë lexuar depërtimin e këtyre elementëve ekstremistë drejt arritjes së një pushteti kaq të madh? Kjo është e domosdoshme që të analizohet, në mënyrë që të mund ta kuptojmë më mirë vlerën që Hizmeti i përfton mbarë botës.

Kalimi në gjendjen mbrotjes së vazhdueshme është patogjenike

Në botën e sotme, që është e ndërlikuar dhe e globalizuar, emigracioni dhe ndërkulturalizmi janë shndërruar tashmë në një normë. Në shumë vende të botës ekziston një religjion “publik” i përbashkët.

Gjatë ushtrimit të një analize sociologjike, për të gjetur se përse është shtuar kaq shumë nevoja për një religjion strikt në vendet e zhvilluar, si Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera evropiane, Steve Bruce formuloi konceptin e “tranzicionit kulturore dhe mbrojtjes”, duke shpjeguar se si kalimi në mbrojtjen e vazhdueshme mund të shkaktojë lindjen e tipave ekstremë të religjiozitetit, duke përfshirë këtu edhe ato që janë përkrahëse të dhunës (Bruce 1996, f. 165, 197).  Dhe, këtu, një çështje tejet domethënëse është mungesa e një qendre perëndimore të Islamit, çka bën që myslimanët të largohen më së shumti jashtë vendit për të studiuar fenë e tyre. Si Cesari, ashtu edhe Ramadan-i, argumentojnë se problemet e lidhura me radikalizimin e Islamit mund t’i çojë drejt zgjidhjes vetëm ndërthurja me mjedisin kulturor të një Islami perëndimor të pavarur, i cili është i aftë të bashkëjetojë me të tjerët (Cesari 2004, dhe Ramadan 2004). Kësisoj, lëvizja Hizmet qëndron në pozicionin e vendit të parë, që premton të na ofrojë një model të tillë të Islamit.

Shumica qendrore e një besimi, i cili, rëndom, është detyruar të përdorë trysninë shoqërore për të kontrolluar ekstremizmin. Nëse pjesa më e madhe dërrmuese e një religjioni përçahet në numra, atëherë lulëzimi i grupimeve literaliste dhe ekstremiste është diçka që do të vijojë kësimënyre, duke na gjetur në pamundësi për ta kontrolluar.

Literalizmi sektar

Përgjatë gjithë historisë, gjithnjë ka pasur një frymë grindjeje në mesin e traditave monoteiste dhe traditave të tjera besimore, njësoj siç ekzistojnë edhe brenda vetë tyre. Ndërkohë që fetë abrahamike pohojnë njëzëri monoteizmin, duke i rezistuar devijimit, dhe kundërshtojnë çdo lloj forme të deizmit të ndërtuar në mënyrë artificiale, vlerat e tyre themelore e vënë theksin tek të qëndruarit të hapur ndaj diversitetit. Literalizmi tekstual, sidoqoftë, e ka bërë monoteizmin modern që të jetë sektar në këndvështrimin politik, e akoma më keq edhe skizmatik dhe agresiv, ndërkohë që kodet shoqërore dhe morale kanë rënë në pozita më inferiore si rrjedhojë e të gjithë kësaj. Ky zhvillim ka arritur kulmin e vet kur ky lloj i ri i rendit politik e ka shfaqur veten si pashmangësisht armik ndaj të gjitha idealeve shoqërore të tjera (Fenn 2009, 135). Ky irracionalizëm ka pasur, ka dhe do të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Poende, literalistët jokritikë kanë si synim t’i pastrojnë “besimtarët e rremë” nga mesi i tyre, apo ta distancojnë veten prej tyre, çka përbën edhe arsyen kryesore ka çuar drejt ushtrimit të dhunës dhe krijimit të skizmave (Harris 2004, 409). Të jesh një literalist do të thotë të shkatërrosh gjithë thellësinë dhe emocionin që ekzistojnë të ngërthyera në secilin prej religjioneve me traditë shkrimore. Avantazhi i vetëm i qëndrimeve jokritike të literalistëve ndaj shkrimeve është se u plotëson nevojat shumë besimtarëve që nuk duan ta vrasin mendjen shumë rreth besimit të tyre. Në mendimin tim, kjo është edhe mendësia dhe strategjia e lidershipit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi dhe e persekutimit që qeverisja e saj ushtron ndaj njerëzve të ndikuar prej Hizmetit dhe Fethullah Gylenit në veçanti.

Përbuzja e pluralizmit

Ekstremistët i ashpërsojnë kodet morale strikte të tyre në përputhje me besimin dhe, nganjëherë, siç ka ndodhur në Mesjetë me krishterimin, ata rreken që ta shtypin çdo lloj zëri kundërshtues. Ata e përbuzin pluralizmin, sepse e konsiderojnë atë si diçka jonormale: cuius regio, eius religio.

Në kohë të tilla grupet e besimeve minoritare nuk kanë asnjë mundësi tjetër veçse ta diskutojnë çështjen e pluralizmit religjioz si një çështje mbijetese. Por edhe gjatë kohëve më pak të tensionuara vlerësimi i pluralizmit është i një rëndësie të veçantë, i cili i ngre edhe më lart zërat e minoriteteve, duke siguruar diversitetin në shoqëri, ku zëra dhe besime të ndryshëm bashkëjetojnë në pozita të barabarta.

Kur një ideologji partikulare politike si ajo e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila abuzon me religjionin, fillon të fitojë popullaritet, ajo zgjerohet edhe drejt sferave të edukimit dhe politikës, fill pas së cilës shfaqet një rrezik: liderët e rinj, të cilët e ndiejnë veten komodë në pushtet, nuk ia ndiejnë më nevojën pluralizmit, që përbën edhe shtratin e mbjelljes së farës së një shoqërie normale e të shëndetshme. Një rend i tillë është njëkohësisht edhe paralajmërimi i afrimit të një kohe të errët të re.

Nevoja për yje të pafiksuara, që nuk e ndryshojnë pozicionin e tyre, për pak paqartësi në mesin e jetëve tona të kanosura në një planet të paparashikueshëm, është reale dhe e kuptueshme. Liderët politikë dhe religjiozë, të cilët mund të ofrojnë paketa të të vërtetave absolute gjejnë audienca që presin të përkapin sa më shumë informacion, mirëpo asnjëra nga këto nuk krijon një shoqëri të shëndetshme. Një lëvizje si Hizmeti, me të qenit të tij një lëvizje e hapur ndaj nismave humane bashkëkohore, kërkimit shkencor, edukimit, demokracisë dhe diversitetit, të cilat e thërrmojnë çdo lloj ngurtësie. Ne duhet të mendojmë se një shprehje e këtillë e Islamit, siç artikulohet prej lëvizjes Hizmet: me një mbështetje të pashoqe për një menu të plotë të pluralizmit, lirive demokratike dhe kushtetuese, të drejtave universale të njeriut dhe të diversitetit fetar.

Këto besime janë të gjitha të ilustruara në modelin e ofruar nga Hizmeti, që është një lëvizje shoqërore polimorfe, e cila, për më pak se tridhjetë vjet ka dhënë një kontribut tejet domethënës në paqen ndërkomunitare dhe ndërkombëtare, dialogun ndërfetar, zhvillimin ekonomik dhe arsimin.

Këto kontribute janë të ndjeshme edhe në aktivitetet e zhvilluara nga aktivitetet, kërkimi, platformat dhe ndikimi kreativ në Mbretërinë e Bashkuar dhe nëpër botë. Në një kohë ankthi dhe dëshpërimi, Hizmeti përfaqëson më shumë një “Karvan Shprese”, se sa një tren të dëshpërimit.

IAN WILLIAMS, PhD.
Markfield Institute of Higher Education/Newman University, UK

Referenca

  • Bruce, Steve. 1996. Religion in the Modern World: From Cathedrals to Cults, Oxford: Oxford University Press.
  • Cesari, Jocelyne. 2004. When Islam and Democracy Meet. Londër/Nju Jork: Palgrave Macmillan.
  • Citlak, M. Fatih & Bingul, Huseyin. 2007. Rumi and his Sufi Path of Love. Stamboll/Nju Jork: Tughra Books.
  • Fenn, Richard K. 2009. Key Thinkers in the Sociology of Religion. Londër: Continuum International Publishing Group.
  • Harris, Harriet A. 2004. “Fundamentalism” në “Encyclopedia of New Religions.” Partridge, Christopher Oxford, Lion Publishing.
  • Ramadan, Tariq. Western Muslims and the Future of Islam. Oxford, Oxford University Press.
Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.