• Home
  • Veprat
  • Lëkundjet që solli shekulli
  • Islami
  • Thonë se Islami, si edhe sistemet imperialiste, ka shkelur dhe pushtuar vende të ndryshme nën fjalën çlirim e pastaj i ka kolonizuar. A mund ta shpjegoni?

Thonë se Islami, si edhe sistemet imperialiste, ka shkelur dhe pushtuar vende të ndryshme nën fjalën çlirim e pastaj i ka kolonizuar. A mund ta shpjegoni?

Edhe ky pretendim nuk ndryshon nga akuzat e tjera të ngjashme të parashtruara qëllimisht nga armiqtë e Islamit. Ashtu siç ka ndodhur edhe me çeshtje të tjera, edhe këtu kërkohet të gjënjehen e të mashtrohen muslimanët që nuk e njohin Islamin.

Puna e parë, njeriu i Mekës dhe Medinës cilin njeri nga të Gadishullit Arabik do të kolonizonte dhe ç'gjë do të shfrytëzonte? E ku është parë që një njeri të shkelë e të pushtojë fisin dhe popullin e vet e pastaj t'i kolonizojë? E sidomos po të jetë vend i kolonizuar – siç pretendohet – si Hixhazi i saj kohe me njerëz të varfër e me tok shterpë!…

Mbetet të themi se është e pamundur dhe qesharake t'ua përngjasosh imperializmin, kolonializmin dhe shfrytëzimin e atyre njerëzve idealë shpirtlartë që u vunë gjoksin rreziqeve radhë-radhë për të çuar mesazhin e Islamit në të katër anët e botës, që, në emër të kauzës që i besuan , e quajtën rënien dëshmor si pozitën më të lartë dhe që jetën e tyre e kaluan në përfytje me forca pesëmbëdhjetë-njëzet herë më të shumta kudo që shkuan.

E në këmbim të shumë shqetësimeve, shumë mungesave dhe shumë sakrificave, ç'kishin shtënë në dorë këta njerëz, ç'kishin shfrytëzuar dhe nga se kishin përfituar vallë? Në të vërtetë, akuzën për kolonializim ndaj këtyre njerëzve që, me vite larg vatanit e çerdhes familjare, nuk menduan gjë tjetër veçse të tregonin për Zotin e tyre, që e kishin bërë vdekjen dhe dëshminë(3) si idealin më të ëmbël dhe që kishin përjetuar në çdo fund lufte hidhërimin e vdekjes e të ndarjes nga të afërmit, por, akuzën për kolonializim ndaj këtyre njerëzve nuk do ta pranonin as ata që e kanë hedhur këtë akuzë, jo!..

Invazionin-shkeljen dhe pushtimin në faqe të tokës, në shfaqjet e tyre më të shëmtuara, i bëri imperializmi, nga Aleksandri te Napoleoni, nga romakët te gjermanët, nga mongolët te shtetet e sotme europiane, nga diktatura ruse gjer te Perandoria Amerikane, sistemet koloniale i bënë. Ku shkelën këmbën, shkatërruan. Prishën moralin, i hodhën njerëzit kundër njëri-tjetrit dhe pastaj, me zona të kthyera në gërmadhë, shtëpi të shembura, djerrina të vetmuara, ditë të plogështa, mbrëmje që s'mendojnë për të nesërmen (4), ikën ashtu, duke lënë pas shpine rrëke gjaku e lotësh.

Kurse sot- hesap hujduti të ndyrë- janë ngritur e, për të mbuluar punët e tyre të shëmtuara e sjelljet e tyre të turpshme, kërkojnë të nxijnë me kolonializëm dhe shfrytëzim Islamin dhe Pejgamberin e tij të famshëm (s.a.v), kalifët e zgjedhur të Pejgamberit dhe shtetin e famshëm Osman, administratorët e shtetit.

Në asnjë periudhë historike dhe asnjë vend të botës muslimanët as si shtet as si komb, dhe as si individë, nuk kolonizuan kënd; ashtu siç nuk shfrytëzuan kënd, ashtu dhe atje ku qenë në pushtet, nuk lejuan as kolonializimin e as shfrytëzimin.

Po, në një periudhë kur në të katërt anët e botës fitoret ndiqnin fitoret, kalifin e ndodhur në krye të shtetit Islam i cili, duke u shprehur Mua më ka hije të jetoj në nivelin e jetesës së më të varfërit prej muslimanëve, e kalonte ditën me ca kokrra ulliri, dhe për çfarë shfrytëzimi do ta akuzojnë?!

Një herë,kur në luftë e sipër dikujt iu ofrua plaçka e njeriut të vrarë prej tij, ai e vuri dorën në fyt e tha: Unë mora pjesë në këtë betejë për të marrë një shigjetë në fyt e për të rënë dëshmor, jo për plaçkë! Ky njeri, sytë e të cilit ishin zgjuar Përtej, kë kolonizonte?

Në një tjetër ballafaqim, një musliman që vazhdonte udhën pasi kishte vrarë një nga paria e mohuesve i cili u kish pasë shkaktuar dëme serioze muslimanëve, kthehet në krye të plaçkës së të vrarit i detyruar nga thirrja e komandantëve të ushtrisë islame dhe betimi në emër të Allahut. Midis luftëtarit me fytyrën të mbuluar me perçe dhe komandantit zhvillohej kjo bisedë:

- A ti e vrave këtë në emër të Allahut?

- Po.

- Në qoftë kështu, merri këto njëmijë dinarë.

- Unë e bëra këtë punë për Allahun.

- Si të quajnë ty?

- Ç'do ta bëni emrin tim? Apo kërkoni t'ua bëni të njohur njerëzve dhe të ma asgjësoni të mirë?

Ju lutem, a ekziston mundësia që njerëzit të tillë të kenë shfrytëzuar njerëzimin dhe të kenë ngritur koloni? Ç'është e drejta, kur njeriu në një nivel të caktuar urrejtjeje dhe armiqësie, as syri i sheh, as veshi i dëgjon dhe as që mund të jetë i matur e i gjykueshëm…

E, tani,le të vijmë te çështja e vërtetë: Ç'janë kolonializmi dhe imperializmi e kush është autori i tyre?

Vetë fjala imperializëm, ose me një pohim tjetër, kolonializëm(5), mund të përkufizohet si pushtet i një populli mbi një popull tjetër ose i një shteti mbi një shtet tjetër, kolonizimi dhe shfrytëzimi i tij duke shtënë në dorë burimet pasurore, etj. Vetëm se pushtimi, pushteti dhe shfrytëzimi mund të mos jenë gjithmonë e njëjta gjë. Duke u nisur nga format e tyre të sotme, mund të bëjmë një rradhitje të tillë:

1. Pushtim dhe pushtet absolut: shpërndarja dhe evakuimi i të zotërve të një vendi dhe ripopullimi nga ana e pushtuesit. Kështu vepruan amerikanët kundër lëkurëkuqëve, pushtuesit e Australisë kundër vendasve dhe pushtuesit e Palestinës kundër popullit palestinez.

2. Pushtimi ushtarak: vendosja e pushtetit dhe e administratës ushtarake në një vend dhe ndërhyrja në të gjitha çeshtjet e brëndshme të popullit të atij vëndi. Kështu patën vepruar për vite të tëra në Hindi ushtritë britanike.

3. Ndërhyrja(6): është forma e hapur ose e mbyllur e ndikimit, dhe përzierjes në punët e jashtme, të sigurimit, të mbrojtjes dhe ekonomike të një vendi. Qëndrimi i ditëve të sotme ndaj vëndeve të varfra, të pafuqishme e të prapambetura të Lindjes e të Perëndimit është realizuar gjithmonë në këtë formë.

4. Sistemi i transerimit intelektual(7): është sot veprimi më i përhapur e më i rrekzishëm i imperializmit. Sipas këtij sistemi, zgjidhen bijtë e aftë, të guximshëm e inatçor të vëndit që është planifikuar për t'u kolonizuar ose vënë nën vartësi, kalohen nëpër një arsimim special brënda ose jashtë vendit, regjistrohen nëpër celula të fshehta e sillen në gjëndjen e gjykatësit të fateve të vendit të vet. Kurse më pas, këta inelektualë gjysmë vendas e gjysmë të huaj vendosen sistematikisht në pikat më jetike të administratës së vendit e kështu realizohet marrja e kalasë nga brenda.

Ky sistem i përdorur nga kolonialistët perëndimorë shekujt e fundit, është bërë shumë efikas dhe me këtë rrugë i është arritur synimit pa iu shfaqur si kundërshtar anës përballë, pa i zgjatur urrejtje, të tillë që botën Islame mund ta konsiderojmë, në një masë të madhe, pa rrugëdalje nga ky lloj kolonializimi dhe shfrytëzimi.

Në vëndet e rëna nën pushtimin imperialist të çfarëdo forme qoftë,

-me anë të asimilimit popullsia vëndase është larguar nga origjina e vet, janë bërë përpjekje për t'ia harruar historinë dhe është kredhur në një hutim identiteti vetiak;

Është asfiksuar vitaliteti kombëtar; toka është kthyer në djerrinë, industria është katandisur në vartësi të vendit imperialist, shkenca është shterpëzuar dhe vendin e hulumtimit e të kërkimit e ka zënë shabllonizmi;

-me politikën as të fal, as të vret, duke ia sjellë shpirtin në të dalë, popullsia vendase është katandisur në një nevojtare të përhershme të të tjerëve dhe është mashtruar e përgjumur me fjalë të tilla evazive si progresivitet, oksidentalizëm, civilizim, kontemporanizëm, etj;

-përmes prioritetit të ndihmës dhe mbështetjes së jashtme, vendi është futur nën rrethim, është izoluar; eksport-importit i janë vënë ndalime të hapura a të fshehta; rimëkëmnbja dhe zhvillimi është shtrënguar tejet duke u vënë nën kufizim;

-Nga njera anë është bërë çdo gjë e duhur për ta lënë në varfëri popullsinë vendase, kurse nga ana tjetër, dukuri tërhequr masat në luks e në shpenzime, është përhapur në popull ndjenja e vazhdueshme e pangopësisë, gjë që ka rezultuar pakënaqësi të shndërruara, pastaj, në grindje;

-është vrarë shpirti i kërkimit në fushë të shkencës, teknikës dhe teknologjisë; çerdhet e diturive janë mësuar me kopjime, ndërsa fabrikat me montime; garnizonet dhe depot ushtarake janë kthyer në ekspozita hedhurinash ushtarake.

Tani, vallë, në ç'shkallë është e përshtatshme t'ia përngjasojmë Islamin dhe pushtimet Islame sistemeve imperialiste dhe regjimeve koloniale që kanë sjellë e sjellin me vete kaq të këqija?

Puna e parë, Islami, ashtu siç nuk largoi askënd nga vatani e nga çerdhja familjare, nuk pengoi, gjithashtu, askënd për të punuar duke i lidhur këmbët me zinxhirë. Njerëzit e vendeve të ngadhënjyera i pat lënë të lirë në fenë e vet, në ndjenjat dhe mendimet e veta dhe për çdo çështje i pat mbrojtur ata si nënshtetas të vet. Fitimtarët muslimanë patën çuar sigurinë dhe prehjen në çdo vend ku patën hyrë dhe, mes popullsisë vendase, qenë bërë të pranuar, të dashur e të respektuar.

Po të mos qe kështu, krishterët sirianë a do të mbushnin kishat për t'u lutur për fitoren e muslimanëve me gjithë frikën e rimarrjes(8) së vendeve të tyre nga ana e Perandorisë Romake? Dhe po të mos qe kështu, si do të qe e mundur që në një shtet të gjerë që me të gjitha mjetet e mundshme nuk mund t'i shkohej nga skaji në skaj për gjashtë muaj, për shekuj të tërë të arrihej vazhdimësia e sigurisë dhe qetësisë? Duke parë pamundësinë e garantimit të sigurisë dhe qetësisë në një vend sa grushti me gjithë ato forca të mekanizuara, përkundër mundësive të sotme në komunikacion dhe makinave e mjeteve ushtarake, a mund të mbetesh i mahnitur kur u drejtohesh dinamikave që zgjodhën ata në këtë fushë? Pandeh se edhe shumë njerëz të kulturuar të ditëve të sotme duhet ta kenë kuptuar këtë të vërtetë që filluan ta kenë të qartë domosdoshmërinë e rishikimit përsëpari të dinamikave që përbëjnë fondament të ekzistencës dhe vazhdimësisë sonë(9) të epokës së sundimit botëror.

Fitimtarët muslimanë, bashkë me portat e vendeve të triumfuara, arritën që t'u hapeshin edhe portat e ndjenjave dhe merituan respektin, besimin dhe garancinë e njerëzve të atyre vendeve.

Duke vlerësuar përvojën e grumbulluar diturore e artistike të vendeve ku hynë, muslimanët përgatitën bazën e veprimatrisë së artistëve e dijetarëve. Pavarësisht nga feja, duke u njohur dijetarëve dhe mendimtarëve vlerë të veçantë, i trajtuan ata, mes shoqërisë Islame, të vyer e të nderuar.

Fitimtarët muslimanë asnjëherë nuk bënë ato që u bënë popullsisë vendase të Botës së Re çobanët hibridë amerikanë, algjerianëve francezët, australianëve vendas anglezët, indonezianëve hollandezët, popullit vietnamez amerikanët e shekullit të 20-të. Jo që s'vepruan kështu, por ndaj popullsisë së vendeve të triumfuara u sollën si ndaj bashkëbesimtarësh të vet, si ndaj bashkëkombësish të vet dhe ndaj tyre praktikuan të njëjtin trajtim si nënshtetas të barabartë.

Kalifi i Hz. Omer, një kiptiu(10) që kish ngrënë një dackë nga një sojli mekas, i thotë: Kthehu edhe bjeri edhe ti një dackë!; Amr b. As-it(11), kur dëgjon se është ngacmuar një egjyptian vendas, i thotë me zemërim e qortim: Njerëzit lindin të lirë nga nënat. Qysh kur po i përdorni ata si skllevër e shërbëtorë? Përsëri një rradhë, kur Kalifi Hz. Omer ndodhej në Palestinë për të marrë çelësat e Mesxhidi Aksasë(12), një nga kohët e namazit e zë në një kishë; prifti që e vë re, këmbëngul që Kalifi të falte namz aty, në kishë, kurse ai, përkundër atyre këmbënguljeve, nuk pranon duke i thënë: Jo! Nesër juve mund t'ju shqetësojnë duke ju thënë se këtu u fal Kalifi Omer! Pastaj del jashtë e falet drejt e mbi tokë duke manifestuar qëndrimin jashtëzakonisht njerëzor të Islamit ndaj të mundurve, atë qëndrim tejet të butë e në atë nivel që nuk ka mundur të arrihet ende sot.Ju lutem, a është e mundur që njerëz të tillë të shfrytëzojnë të tjerët? A mund të mendohet që këta të kolonozojnë të tjerët? Dhe a mund t'i thuhet regjim imperialist sistemit të Kur'anit që përfaqësuan këta shpirtra të lartë?


1) Në origjinal. Istila dhe Ishgal(arab) Këto dy fjalë janë isnonime me kuptimin pushtim, megjithatë, bartnin edhe nga një nuacë kuptimore të veçantë të cilave u përgjigjen respektivisht fjalët shkelje dhe pushtim në shqip Istila-shkelje, emërton veprimin e hyrjes së trupave në një vend, kurse ishgal-pushtim, emërton etapën pasuese të vendosjes së pushtetit ushtarako-administrativ me të gjitha pasojat politike-ekonomike përkatëse.
2) Në origjinal; feth (arab): ngadhnjim, triumf, por edhe çlirim, kuptim me të cilin është përdorur këtu.
3) Në origjinal: shehadet (arab) Shih në fund të librit
4) Në origjinal: fikr-i (arab). Mendim perspektiv
5) Në origjinal: mystemlekexhilik (nga arab): kolonializëm, autori i konsideron si sinonime të mirëfillta këto dy fjalë duke vënë shenjën e identitetit midis tyre nisur nga pikëpamja se imperializmi dhe kolonilizmi janë dy pamje të të njëjtës fytyre.
6) Në origjinal: mydahalexhilik (ng arab)
7) Këtu duhet të shtohet edhe një variant tjetër i këtij ekspasioni, ajo që quhet vjedhja e truve. Kjo pat marrë formë shumë konkrete para dhe gjatë luftës së Dytë Botërore me rrëmbimin e shkencëtarëve atomistë gjermane. Më vonë, rreth viteve '70 shtetet e fuqishme industriale filluan të vinin në jetë strategjinë e rrëmbimit të intelektualëve nga vendet koloniale e të pazhvilluara për interesat e tyre shkencore imedite e perspektive.
8) Në origjinal: istirdat (arab.)
9) Në origjinal: beka(arab)
10) Kipti: banor autokton i Egjiptit, evgjit.
11) Amr Ibnul As: Një nga idhtarët pasues (sahabë) të Profetit Muhamed, i ngarkuar me detyra si komandant ushtarak dhe guvernator, i shquar për zgjuarsi e pjekuri.Vdekur më 43 Hixhri.
12) Mesxhid-i Aska: Tempulli (faltorja) e famshme e Jerusalemit e ngritur nga profetët e hershëm.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.