Nuk ka dogmatizëm në Islam

Pyetje: Cili është qëndrimi Islam për dogmatizmin?

Përgjigje: Nëse dogmatizëm do të thotë të pranosh ose të kopjosh diçka qorrazi pa i lënë hapësirë mendimit të lirë dhe aftësive intelektuale, atëherë nuk ka dogmatizëm në Islam. Veçanërisht në konceptimin për fenë në Perëndim, dijet dhe besimi janë konsideruar gjëra të ndryshme. Kurse në Islam ato plotësojnë njëri-tjetrin. Kur'ani insiston që gjithsecili duhet të shfrytëzojë aftësitë e tij mendore (mendimi, arsyetimi, reflektimi, thellimi, kritikimi, vlerësimi, etj.).

Pyetje: Cilat ajete kur'anore janë përcaktuese në të drejtën kanonike?

Përgjigje: Ato janë aspekte të fiksuara dhe të pandryshueshme për krijesat dhe jetën. Ashtu si nuk ndryshojnë kurrë "ligjet e natyrës," ashtu si nuk ndryshojnë kurrë aspektet thelbësore të natyrës njerëzore (natyra e tij, nevojat bazë, ndjenjat e kështu me radhë), një fe që i adresohet njerëzimit duhet të ketë parime të pandryshueshme dhe vlera të përhershme. Për më tepër, standartet e tilla morale siç janë çiltërsia, dëlirësia, ndershmëria, respekti për më të rriturit (veçanërisht për prindërit), dhembshuria, dashuria dhe ndihma janë gjithmonë vlera të pranuara botërisht. Gjithashtu përmbajtja nga alkoli, kumari, tradhtia bashkëshortore dhe prostitucioni, vjedhja, mashtrimi dhe rrugët e padrejta të të jetuarit janë pranuar përgjithësisht. Pranimi dhe marrja në konsideratë e standarteve dhe vlerave të tilla duke i kthyer në ligje nuk është dogmatizëm.

Megjithatë, ashtu si në të gjithë fetë e tjera, Islami ka shfaqur disa qëndrime dogmatike. Për shembull, zahirizmi filloi gjatë sundimit të Aliut si rezultat i ekstremizmit harixhit. Ata i pranuan ajetet vetëm me domethënien e tyre të jashtme dhe refuzuan të marrin në konsideratë norma të tilla themelore siç janë abrogimi, përpjestimi dhe përgjithësimi. Në zanafillën e tij, ai nuk u bë një shkollë e mendimit. Sido që njerëzit si Davud el-Zahiri dhe Ibn el-Hazmi e vendosën këtë si një sistem në Andaluzi dhe nxorën libra për të. Më vonë kjo shkollë kaloi në duart e disa njerëzve me influencë siç ishte Ibn el-Tejmijja dhe të dijetarëve me ndikim si Ibn el-Kajjim el-Xhevzijja, Imam Dhahabi dhe Ibn el-Kethir. Më vonë ajo u bë shkak për vehhabizmin. Megjithkt, këta njerëz gjithmonë kanë përfaqësuar vetëm një minoritet.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.