Bombardimet gjakosin ndërgjegjen njerëzore
Mendimtari i shquar, Fethullah Gylen, reagoi pas sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Duke kujtuar se të bombardosh njerëz të rrethuar në shek. 21, është një vepër që gjakos ndërgjegjen kolektive njerëzore, Gyleni u bëri thirrje organizmave ndërkombëtare: “Uroj të merren masa qetësuese për ndërgjegjen”.
Gyleni reagoi menjëherë pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës ku derimë tani kanë gjetur vdekjen 505 persona dhe janë plagosur rreth 2400 të tjerë. Duke kujtuar se lënia në shek. 21 e njerëzve vetëm për vete me urinë dhe mjerimin e t’i bombardosh ata në një gjendje të rrethuar, nuk është tjetër veçse gjakosje e ndërgjegjes kolektive njerëzore, Gyleni u bëri thirrje organizmave ndërkombëtare për ndërhyrje. Duke theksuar domosdoshmërinë e ndërhyrjes së menjëhershme të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Konferencës Islamike, Unionit të Shteteve Arabe dhe organizatave civile, Gylen kërkoi të ndërmerren masa që do ta qetësonin ndërgjegjen e përbashkët njerëzore. Duke theksuar se si njerëz, kjo ngjarje i ka plagosur thellë të gjithë, Gyleni shtoi se “Sulmet kanë tronditur te njerëzit besimin se problemet zgjidhen në mënyrë logjike, të arsyeshme e njerëzore, sidomos në shekullin që jetojmë dhe me nivelin e qytetërimit që ka arritur njerëzimi. Duke e konsideruar edhe veten ndër ata persona, dua të shpreh dhimbjen time të thellë që përjetoj këto momente dhe nevojën që të jemi më këmbëngulës në gjetjen e zgjidhjeve njerëzore.”
Fethullah Gylen në deklaratën e tij foli edhe për momentin e sulmeve në Gazë. “Bombardimet izraelite mbi njerëz të pafajshëm erdhën në një kohë kur SHBA përgatiten të tërhiqen nga Iraku dhe kur drejtimi i Obamës pritet të jetë më paqësor nxitur nga mësimet e marra nga epoka e Bushit”, tha Gylen, duke shtuar se është e pamundur të pranohen hapa që bllokojnë rrugët e paqes. Gylen solli në kujtesë përgjigjet pozitive të Izraelit ndaj hapave të ndërmarrë nga Turqia duke ndezur dritat e shpresës për zonën dhe shtoi se: “Të tërheq vëmendjen fakti se si një shtet që ndodhet në vendbanimin më të vjetër të tokës dhe që përfaqëson themeluesit e një prej qytetërimeve më të hershme të njerëzimit, vepron sikur nuk ka asnjë mënyrë tjetër zgjidhjeje përveç forcës. Një dhunë e tillë mbi një grusht njerëzish ende pa shtet, mund të prishë ekuilibrat në Lindjen e Mesme. Rritja e tensionit në zonë mund ta shtyjë Lindjen e Mesme në arenë luftërash, duke e shndërruar në një lëmsh zjarri.”
- Publikuar më .