Në Raportin e Davosit, Tregohet Shembulli Gylen
Institucionet arsimore dhe veprimtare e dialogut ndërfetar e ndërkulturor të frymëzuara nga Fethullah Gylen, do të jetë temë diskutimi në takimin e përvitshëm të Forumit Botëror Ekonomik që do të zhvillohet në Davos të Zvicrës.
Në raportin me emër “Islami dhe Perëndimi: Raporti Vjetor Mbi Gjendjen e Dialogut”, të përgatitur nga Shoqata e Forumit Dialogu Perëndim-Islam, u theksua veprimtaria e dialogut dhe e institucioneve arsimore të udhëhequra nga mendimtari i shquar turk Fethullah Gylen. Në raport theksohet se grupet e diasporës Turke zotërojnë programe të tyre jo vetëm në Turqi, por edhe në vendet e Azisë së Mesme. Më tej, në raport thuhet se “Lëvizja e Fethullah Gylenit, origjina e së cilës është nga Turqia, e ka shtuar në masë të konsiderueshme rrjetin e tyre të institucioneve arsimore dhe për momentit veprojnë në afro 100 shtete.”
Në raportin prej 157 faqesh me titull “Arsimi dhe koncepti ndërkulturor”, të përgatitur nga komiteti nën kryesinë e Profesorit Xhon J. DeGioia të Universitetit Xhorxhtaun të Uashingtonit, u tregua si shembull krijimi i Katedrës së Fethullah Gylenit në Universitetin Katolik të Australisë. "Katedra mbështet zgjerimin e dialogut mes muslimanëve dhe katolikëve në Australi dhe në zonën e Lindjes së Largët dhe, krahas bashkëpunimeve të dialogut lokal, universiteti përkrah Qendrën për Dialog të Azisë së Largët.
Studimi tregon se popullsia e shumë shteteve muslimane beson se “Perëndimi nuk tregon respekt të mjaftueshëm për Botën Muslimane”. 84 % e palestinezëve mendojnë kështu, ndërkohë që në Egjipt 80 %, në Turqi 68%, në Arabinë Saudite 67% dhe në Iran 62%. Ndërkohë që 40% e danezëve, amerikanëve, zviceranëve, kanadezëve, izraelitëve dhe holandezëve mendojnë se Perëndimi tregon respekt për botën muslimane.
Ndërsa tezën se “Muslimanët kanë respekt për Perëndimin” e mbështesin 45% e turqve, 65% e indonezianëve, 72% e sauditëve, 69% e palestinezëve, 62% e egjiptianëve dhe 52% e iranianëve. Gjithmonë sipas raportit, 70% e amerikanëve, 72% e kanadezëve dhe 56% e izraelitëve besojnë se një bashkëpunim më i gjerë me vendet muslimane do të ishte i vlefshëm. Gjithashtu të njëjtin mendim ndajnë edhe popullsia e Arabisë Saudite, Egjiptit, Palestinës, Malajzisë, Turqisë dhe Iranit.
Studimi tregoi edhe një herë me konsensus se Perëndimi me Lindjen nuk i kanë marrëdhëniet të mira. Këtë e mendojnë 88% e amerikanëve, 85% e danezëve, 83% e izraelitëve, 83% e palestinezëve, 75% e egjiptianëve dhe 71% e turqve. Raporti ishte i pari i llojit të tij dhe u theksua se përmbante një studim sistematik përsa i përket konceptimit që kanë popujt për njëri-tjetrin. Në raport shkruhej se besohej në ruajtjen nga përplasja Lindje-Perëndim, por që pesimizmi mbizotëronte aktualisht.
- Publikuar më .