Shpirtrat e Dhene pas Zotit

Tipari më i veçantë për ata që ia kanë kushtuar vetveten fitimit të pëlqimit të Zotit, idealit të dhembshurisë dhe të qenët i dashur prej Zotit, është që ata kurrë nuk presin asgjë - materiale apo shpirtërore – si kundërshpërblim. Gjërat si fitimi, pasuria, shpenzimet, komoditeti, etj., të cilave njerëzit e kësaj bote u kushtojnë një vëmendje shumë të madhe, nuk kanë shumë kuptim, ato nuk kanë vlera ose të jenë konsideruar si kritere.

Vlerat e idealeve të njerëzve të devotshëm, që i kapërcejnë cilësitë tokësore me një shtrirje të tillë është pothuajse e pamundur t'i shmangin ata nga çfarë kërkojnë - pëlqimin e falur të Zotit - dhe t'i drejtojnë ata në ndonjë ideal tjetër. Në fakt, duke hequr dorë plotësisht nga gjërat e përkohshme dhe të kufizuara, të devotshmit pësojnë një transformim të tillë në zemrat e tyre në kthimin tek Zoti, saqë ata kanë ndryshuar sepse nuk kanë njohur asnjë dëshirë tjetër veç idealeve të tyre. Qëkur ata iu përkushtuan plotësisht qëllimit për t'u bërë njerëz që e duan Zotin dhe janë të dashur prej Zotit, duke ia dedikuar jetët e tyre ndriçimit të të tjerëve, dhe, përsëri, sepse i kanë trajtuar objektivat e tyre të orientuar në këtë drejtim të unifikuar, i cili në një sens kontribuon me cilësi për këtë ideal, ata shmangin shprehjet divergjente dhe kontradiktore, të tilla si "ata" dhe "ne," "të tjerët" dhe "tanët." Asnjëherë njerëzit e tillë nuk kanë probleme - të hapura apo të fshehura - me njerëzit e tjerë. Në kontrast me këtë, ata gjithmonë mendojnë se si mund të jenë të dobishëm dhe gjithashtu si mund të shmangin grindjet në shoqërinë, pjesëtarë të së cilës janë. Kur ata pikasin një problem në shoqëri, më tepër se si luftëtarë, ndërmarrin veprime si të jenë udhëheqës shpirtërorë, duke drejtuar njerëzit me ndershmëri dhe shpirtshmëri të lartë, duke shmangur të gjitha llojet e influencave politike apo mendimet për të sunduar.

Ato që i lartësojnë shpirtrat e devotshëm, përpos shumë faktorëve të tjerë, janë dijet që zotërojnë, vënia në jetë e tyre, një kuptim i gjerë dhe i thellë për dëlirësinë morale dhe aplikimin e saj në çdo fushë të jetës, ndershmëria e besimtarit dhe vetëdija për domosdoshmërinë e saj. Ata kërkojnë mbrojtje tek Zoti prej famës dhe interesave - bazuar në propagandën e akullt, në veprimet dhe veprat për mburrje, të cilat në të vërtetë nuk premtojnë asgjë në emër të së ardhmes së tyre, që do të thotë, për jetën e përtejme të tyre. Përveç kësaj, duke jetuar në përputhje me parimet e tyre, përpiqen pa ndërprerje të drejtojnë ata të cilët i ka pushtuar frika e lartësimit të vlerave njerëzore. Duke kryer këtë aktivitet, njerëzit e tillë kurrë nuk presin mirësjelljen apo ngjalljen e interesit të ndokujt dhe përpiqen me të gjitha mënyrat që t'u shmangen interesave ose përfitimeve personale, të cilave u shmangen siç mund t'i shmangeshin një gjarpri apo një akrepi. Më në fund, pasuria e tyre e brendshme ka një forcë centripetale që nuk mund të pranojë reklamën, mburrjen ose lëvdatën. Sjellja e tyre miqësore, gjithashtu e reflektuar në shpirtrat e tyre, është një cilësi magjepsëse që i bën njerëzit e shquar t'i ndjekin ata.

Pikërisht për këtë arsye, këta adhurues kurrë nuk dëshirojnë të mburren apo të bëjnë reklamë dhe propagandë për veten e tyre dhe as janë ambiciozë për të qenë të mirënjohur ose të shquar. Në vend të kësaj, ata përpiqen, me të gjitha forcat, të pasurojnë jetën shpirtërore dhe të gjithë veprimtarinë e tyre e kanë kushtëzuar me sinqeritet nga ky këndvështrim, duke kërkuar vetëm të kënaqin Zotin. Me fjalë të tjera, ata synojnë të marrin pëlqimin e Zotit në çdo veprim që kryejnë dhe përpiqen me vendosmëri ta arrijnë këtë, jo duke ndotur vendosmërinë profetike me shpresa apo ambicje tokësore ose me vlerësimin dhe dashurinë për të tjerët. Për arsye se besimi, Islami dhe Kur'ani janë kritikuar dhe mbi ta janë hedhur hije dyshimi në botën e sotme, këta njerëz duhet të harxhojnë të gjithë energjitë e tyre për t'iu kundërpërgjigjur këtyre sulmeve. Eshtë thelbësore që individët të jenë mbështetur shpirtërisht dhe mendërisht te Islami, që njerëzit të jenë shpëtuar nga kotësitë e jetës me qëllim që të jenë lidhur me disa ideale të larta. Ky bashkim ka nevojë për një shtrirje të tillë që njerëzit kurrë nuk do të ndjehen të obliguar të kërkojnë diçka tjetër, dhe është e vetmja mundësi për rivitalizimin e besimit në zemra, për modelin dhe stilin e tyre të jetesës. Ndonjë mundet gjithashtu ta quajë këtë si një ndryshim kursi për njerëzit me një jetë shpirtërore. Një qëndrim i tillë është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në një kohë kur disa njerëz i kanë besuar gjithçka ndryshimit dhe transformimit të jetës shoqërore, duke u përpjekur ta riformulojnë atë me modele të reja. Kur dikush përpiqet të riorientohet drejt një jete shpirtërore, do të gjejë gjithmonë konsensus, mirëkuptim dhe solidaritet, ndërsa, nëse dikush beson vetëm në ndryshimin, atëherë është e mundshme të dëshmojë kundërshtim, ndarje dhe, madje, dëshirë për të luftuar.

Të devotshmit nuk provojnë zbrazëti në jetën e tyre intelektuale dhe arsyetojnë në sajë të këtij kuptimi për një drejtim të unifikuar. Në të kundërt, ata janë të hapur me arsyetim, aftësi dhe logjikë, në lidhje me këtë si një kusht i domosdoshëm për besimin e tyre. Duke qenë tretur në thellësi të tyre për afinitetin me Zotin, një afërsi që kushtëzohet nga meritat e çdonjërit, dhe në oqeanin që është si një unitet hyjnor, dëshirat e tyre tokësore dhe pasioni fizik marrin një formë të re (kënaqësi shpirtërore si rrjedhim për pëlqimin e Zotit) me një model dhe stil të ri. Në këtë mënyrë, të devotshmit mund të thithin të njëjtin ajër si engjëjt në pikun e jetës shpirtërore ndërsa bisedojnë me tokësorët, duke plotësuar nevojat e ligjshme për jetën në tokë. Për këtë arsye, këta adhurues janë konsideruar si qenie që kanë lidhje me të dy botët, të tanishmen dhe të ardhshmen. Lidhja e tyre me botën e tanishme është e merituar për faktin që ata e vënë në përdorim dhe e përmbushin me forcat fizike. Ajo që i lidh ata me botën tjetër është fakti që vlerësojnë çdo çështje nën dritën e jetës së tyre shpirtërore dhe për zemrën. Të gjitha pengesat që janë imponuar prej jetës shpirtërore nuk shkaktojnë medoemos një braktisje të plotë të jetës tokësore, është kjo arsyeja që këta njerëz nuk mund ta shpërfillin plotësisht botën. Në kontrast me këtë, ata gjithmonë qëndrojnë në qendër ose më saktë në periferi të botës dhe rregullave të saj. Ky pozicion, ndonëse nuk është për botën ose në emër të botës, është në emër të marrjes parasysh të faktorit trupor dhe përpjekjeve për të lidhur gjithçka me botën e përtejme.

Si një çështje në fakt, kjo është rruga për të mbajtur trupin në kornizën e tij dhe shpirtin në horizontin e tij, kjo është rruga për të drejtuar jetën nën udhëheqjen e zemrës dhe shpirtit. Jeta e kufizuar dhe e fundme trupore duhet të ketë një shtrirje që meriton natyra materiale e tij, ndërsa jeta shpirtërore që hapet me amshim, mund të kërkojë pafundësi. Nëse ndonjëri ka në mendje vetëm mendime të larta dhe transhendente, nëse dikush e drejton jetën siç janë kërkesat e Jetëdhënësit, nëse ndokush kujdeset për ndriçimin e të tjerëve siç janë parimet themelore për këtë jetë dhe nëse ndonjëri është gjithmonë në kërkim të zenitit, atëherë natyrshëm bëhet një profesionist për një program suprem dhe, në këtë mënyrë, me një shtrirje të sigurt, u vë kufij dëshirave personale dhe pasioneve.

Sigurisht, është një sfidë që të drejtosh një jetë të tillë. Akoma, ky mision i vështirë është plotësisht i thjeshtë për ata që e kanë lidhur vetveten me Zotin, për ata që synojnë ta lartësojnë emrin e Tij, për ata që zëvendësojnë fanatizmin dhe nga dera për tek Zoti përpiqen t'i bëjnë njerëzit të ndërgjegjshëm për Atë, me njërën dorë tek portat e zemrave për njerëzit dhe me tjetrën, në portën e Tij.

Në të vërtetë, nuk numërohen vuajtjet e atyre që ndjenë në kraharorin e tyre afshin për afërsi me Krijuesin dhe që provuan të ngulitin besimin nga zemrat e tyre te komuniteti, nganjëherë me druajtje dhe nganjëherë me dëshirë miqësore. Zoti i jep favoret e Tij në apostullin e zemrës, i cili, në radhë të parë, kufizon vështrimin e tij apo të saj tek Ai dhe mendon vetëm për Atë, në kërkim të rrugëve për ta gjetur Atë dhe përfiton epërsi në çdo mënyrë për ta arritur Atë. Duke e paraqitur këtë pozicion në Praninë e Tij të Shenjtë, Zoti, në kthim, i kujton gjithsecilit që ata duhet të respektojnë njerëzit e tillë, dhe shpërblen këtë thërrime për devotshmërinë tokësore me një sasi të madhe për devotshmërinë hyjnore të Tij. Këtu gjendet çfarë është shtrydhur në një pikë prej oqeanit të paanë për komplimentin qiellor:

Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nuk përgjigjesh për asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria

jote. (el-En'am, 6:52)

Njerëzit e përmendur këtu, për të cilët Zoti e paralajmëroi Profetin e Tij të mos "kundërshtonte," janë pikërisht ata që frekuentonin tubimet e të Dërguarit të Zotit, njerëzit që ia kishin kushtuar vetveten pëlqimit të Zotit.

Pajisja me këtë devocion është e përzemërt dhe e sinqertë, gjithmonë është e mundshme që Zoti të japë bekimin e Tij në këtë kategori njerëzish. Sa më shumë njerëzit synojnë ta kënaqin Zotin dhe sa më përzemërsisht të jenë lidhur me Zotin, aq më e mundshme është që ata të jenë çmuar, shpërblyer dhe aq më e mundshme është që ata do të bëhen subjekt i kuvendimit suprem. Çdo mendim, fjalë dhe veprim për njerëzit e tillë do të bëhet një atmosferë e ndritshme në botën tjetër, një atmosferë e cila gjithashtu mund të quhet "faqja e buzëqeshur e fatit." Njerëz të tillë fatbardhë shtyjnë varkat me erën e bardhë të fatit të tyre, varkë me bekim special drejt Zotit, jo duke tërhequr veten gjetiu. Eshtë me vlerë për t'u parë me kujdes se çfarë shfaq Kur'ani si një përshkrim për këta njerëz:

Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen

zemrat dhe shikimet; (ata i luten) që Allahu t'i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t'ua shtuar të mirat. Allahu e shpërblen pa masë atë që do. (en-Nur, 24:37-38)

Duke qenë të zhveshur nga të gjitha dëshpërimet dhe pikëllimet, gjithashtu të dorëzuar tek Zoti, dhe, për pasojë, qenie të lira nga të gjithë shqetësimet, ky lloj i shpirtit të lirë nuk ka asgjë më për të zbuluar. Në krahasim me një arritje të tillë, të gjitha bekimet tokësore, pasionet, dhe kënaqësitë nuk kanë asnjë ndryshim nga pjatat boshe të hedhura në tavolinat e ndyra. Bota dhe kënaqësitë e saj as që mund të krahasohen me bukuritë që aspirojnë ata në botët e tyre shpirtërore. Në fund të fundit, çfarë lulëzon dhe gjelbëron në pranverë, rrjedhimisht zbehet në verë dhe nuk mund të përfytyrohet se ka ndonjë ndryshim për krijesat. Krijesa e vetëdijshme për këtë realitet, shpirtrat e orientuar në amshim shpërfillin gjithçka që nuk shpreh ndonjë kënaqësi të përjetshme dhe ecin përgjatë korridoreve në zemrat e tyre drejt kopshteve dhe lulishteve, kurrë ndonjëherë nuk bashkangjisin zemrat e tyre me botën ose me të tjera banalitete tokësore.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2021 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.