Amentu i më të Lartëve

Ta mbajmë idealin tonë të shërbimit për njerëzimin për hir të Allahut mbi çdo lloj dëshire materiale e egoistike, ta vëmë atë para çdo kërkese, të jemi të vendosur, pas gjetjes dhe mësimit të së vërtetës, për të sakrifikuar të dashurit dhe çdo gjë që na e do zemra, t'i hapim rrugët që çojnë në lumturinë e brezave të ardhshëm duke u vënë gjoksin, në emër të idealit tonë të lartë, ngjarjeve më të papërballueshme, të jetojmë për lumturinë e të tjerëve duke u zhveshur prej të gjitha kënaqësive materiale e shpirtërore, të rrimë larg prej luftës për pozitë dhe dëshirës për përfitim duke u nisur nga filozofia "të parët në shërbim e të fundit në shpërblim", janë synimet e ekzistencës sime nga të cilat nuk do të heq dorë kurrë!

***

Ashtu siç ndodh që, për shkak të pozitës, çdo lloj vetie e shprehie e mirë e atyre që ndodhen në krye të një aksioni apo lëvizjeje, duke u shumëfishuar, do t'u reflektohet atyre që ndodhen pas a u shkojnë pas, ashtu edhe ndodh që shprehitë dhe sjelljet e papërshtatshme, duke i larguar pasuesit nga origjina, mund t'i kthejnë ata në shpirtra të mjerë dhe imitues të zvetënuar të një bote tjetër...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.