• Home
  • Veprat
  • Lëkundjet që solli shekulli
  • Islami
  • Ndërsa endogamia është e dëmshme, feja jonë nuk i është ruajtur kësaj, madje Hz. Aliu dhe Hz. Fatma janë martuar duke u nxitur nga një qëndrim i tillë.

Ndërsa endogamia është e dëmshme, feja jonë nuk i është ruajtur kësaj, madje Hz. Aliu dhe Hz. Fatma janë martuar duke u nxitur nga një qëndrim i tillë.

Së pari, le t'u hedhim një sy sëmundjeve që mund të shfaqen si pasojë e një martese brendafisnore.

Sëmundjet e trashëgueshme: Ështe emri që u jepet sëmundjeve që kalojnë si trashëgim nga prindërit tek fëmijët. Frekuenca e kësaj trashëgimie është më e madhe tek fëmijët nga prindër me afërsi gjaku në raport me fëmijët e tjerë. Në fëmijët e lindur nga martesa midis personash me afërsi gjaku, është më e madhe mundësia e pranisë së dy geneve bartës të sëmundjes trashëgimore të kaluar nga babai i përbashkët.

Një nga sëmundjet trashëgimore të hasura rrallë, është albinizmi. Në sytë dhe flokët e të sëmurit mungon një pigment. Gjithashtu kjo sëmundje i hap udhë edhe një gjysëm verbimi.

Trashëgiminë e realizon geni DNA. Genet bartin informacionin që rregullon zhivillimin e organizmave.

Sëmundjeve trashëgimore u hap një udhë pamjaftueshmëria (insuficienca) e një enzime. Të gjitha dukuritë biokimike që shfaqen në trup, realiohen nën kontrollin enzimatik. Të gjitha sintezat dhe shpërbërjet kimike ndjekin një rradhë të caktuar. Një lëndë nuk shndërrrohet në elementin a substancën përfundimtare ose, e thënë ndryshe, elementi ose substanca përfundimtare nuk përftohen nga lënda bazë nëpërmjet një reaksioni kimik të drejtpërdrejtë, por duke kaluar nëpër gjëndje tranzitore të ndryshme. Për të përfuar elementin ose substancën e fundit, në secilën nga këto gjendje tranzitore shtohen ose veçohen lëndë të reja.

Dihet për rreth 28 sëmundje trashëgimore si mongolizmi e fenilketonuria që i hapin udhë prapambetjes mendore. Në këto janë konstatuar enzima të pamjaftueshme.

Disa sëmundje gjaku si anemia pernicioze dhe talessemia, vençanërisht sistinuria dhe galaktosemia janë, gjithashtu, sëmundje trashëgimore.

Së dyti, islami nuk e ka nxitur endogaminë; ka lejuar martesën brënda një kornize të caktuar.

Së treti, edhe personat e afërt që tratoi islami brënda një kornize ndalimesh, përbëjnë një që nuk mund të zvogëlohet më tej. Paralelisht me këtë, në të vërtetë, nuk është e dëmshme martesa me afërsi fisnore, por sëmundjet që shfaqen tek fëmija si pasojë e pranisë në potencë të tyre tek prindët. Po qe se njëra nga këto sëmundje ekziston në një familje, në një krushqi, në një fis apo tribu dhe dy nga këta persona të bahen bashkë me anë të martesës, sëmundja del në shesh. E thënë ndryshe, fëmija e ka përvetësuar sëmundjen në fjalë të ndodhur në potencë te nëna dhe babai. Tani po qe se një familje bart një sëmundje të tillë dhe njëri nga partnerët të vinte, sikur, edhe nga Kina, a nuk do të dilte i sëmurë fëmija? Përkundrazi për faktin e shfaqjes së sëmundjes tek fëmija si fatkeqësi për të, nuk ka rëndësi se prej nga e prej kujt erdhi sëmundja. Për pasojë, rreziku i vërtetë është tek bashkimi i dy të sëmurëve, martesa e të sëmurëve me këto lloj sëmundjesh të shfaqura tek fëmija në kuptimin e tyre të plotë.

Po qe se tek famijët do shfaqeshin një pjesë të metash si pasojë e martesës midis këtyre lloj sëmundjesh, një dukuri e tillë do të duhej hulumutuar nga mjekët; po qe se tek kandidatët për martesë do të konstatoheshin sëmundje, martesa e tyre s'do të duhej lejuar. Kështu, siç duhet treguar ndjeshmëri ndaj sëmundjeve të shfaqura brënda të njëjtit fis, ashtu edhe duhet treguar pedantizëm ndaj njerëzve që do të martohen edhe të ardhur nga skaje të ndryshme të botës në qofshin, sepse e njëjta sëmundje mund të ndodhet edhe tek ata, për pasojë, i njëjti përfundim i frikshëm qëndron në rend të ditës edhe për ata. Lidhur me këto, të krijosh front kundër martesave fisnore jashtë një kuadri të caktuar, është padrejtësi dhe nuk do ti sillte dobi fort as punës së tyre që hedhin hipoteza në emer të shkencës…

Është për të ardhur keq që edhe një pjesë dijetarësh besimtare, duke e trajtuar çeshtjen me ngutjen e atyre që bëjnë hipoteza, duke mos i vënë veshin faktit që specialiteti në fjalë përbën një kompetencë mjekësore, bien në kontradiktë me Kur'anin kur thonë: "Për më tepër, edhe Kur'ani i ka ndaluar të gjitha martesat fisnore." Së pari, në Kur'an thuhet: O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua ( të janë të lejuara pos grave me niqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ia fal veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshëron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit), duke qënë kjo (rast) vetëm për ty e jo për besimtarët. Ne e dimë se ç'u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rreth atyre që i kanë nën pronësinë e vet, ashtu që ti të mos kesh vështirësi e Allahu është që fal shumë, është mëshirues. (Kur'ani, Ahzab-50)

Edhe në praktikë, as Pejgamberi ynë, as pasuesit e tij nuk patën ndonjë rrezik në martesat me personat jashtë kuadrit të ajetit të afërsisë dhe e patën përdorur këtë normalitet(2). Profeti (s.a.v.) qe martuar me vajzën e hallës, Zejnep binti Xhahsh, Hz. Aliu me mbesën nga xhaxhai, Hz. Fatime, dhe sa e sa qindra të tjerë me qindra të tjera… E pse të mos merret e të mos jepet vajzë brenda një fisi të shëndoshë? Madje, tek kjo mund të ketë dobi për mbrojtjen e konstitucionit shëndetësor, shpirtëror, fizik e të karakterit. Për shembull, flitet se, në sajë të ndjeshmërisë lidhur me këtë çeshtje, -e përgjithësuar kjo – popullsia e Dagestanit ka ardhur gjer në ditët tona në formën e brezave të shëndoshë. Mund të thuhet se këta ishin bërë më të shëndoshë, më rezistentë e më jetëgjatë si një përkrahje, favor dhe vërtetim nga Allahu.

Ky normalitet qe përdorur edhe në shtetin e famshëm Osman pa u bërë të pranishëm shumica e shqetësimeve që paraqesin rrezik. Madje, personalisht Ali Osman Hanedani(3) ishte i hapur ndaj këtij normaliteti, ndërsa nuk njiheshin asnjëra nga këto sëmundjet që konsiderohen ëndrrat tona të frikshme. Gjithashtu, po qe se njeriu do të mendonte për shëndetin, forcën dhe rezistencën e sojit të vet, natyrisht që do të merrte vajzë nga familjet më të shëndetshme. E po qe se fisi i tij do të ishte më i shëndetshëmi, përse të mos merrte nga ai?

Shkurt, gjëja që përbën rrezik në bashkimin e çifteve, më shumë se afërsia apo largësia, janë sëmundjet që mund të bëheshin fati i keq i fëmijëve të lindur. Dhe, me ç'pandeh unë, kjo është dhe çështja mbi të cilën duhet përqëndruar. Sa për Kur'anin e Madhnueshëm që tregon për gjërat që do të ishin të dobishme për njeriun duke mos nënvleftësuar edhe më të voglën prej tyre, që qëndron me ndjeshmëri dhe vlerësim mbi më të voglën të dëmshme prej tyre, si p.sh. një gllënjkë pije alkolike, konsiderohej se shumë gjëra të rëndësishme s'i kishte bërë të vetët, ndërsa ishte përqëndruar shumë mbi gjëra të parëndësishme, gjë që do të thotë kontradiktë ndaj asaj që kur'ani nga të gjithë pranohet si "libri i ekuilibrit"(4).

Në kuranin e Madhnueshëm thuhen: U janë ndaluar juve (të martoheni me): nanat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat), dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk keni pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza) dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijve të adoptuar) dhe të bashkoni (përnjëherë në një niqah) dy motra, përsos asaj që ka kaluar. Vërtet, Allahu fal shumë, është mëshirues i madh. (Kur'ani, Nisa:23). Pasi bëhet i qartë kuadri i ndalimeve me këtë ajet, duke urdhëruar edhe si më poshtë me ajetin 50 të kaptinës Ahzab (të cituar edhe më lart), tregohet krejtësisht hapur ç'është e ç'nuk është e ndaluar në atë formë që nuk do t'i linte shteg asnjë lloj konfondimi dhe lëkundjeje: O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tuaja, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tuaja ( të janë të lejuara pos grave me niqah dhe të afërtat, të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ia fal veten Pejgamberit dhe në se Pejgamberi dëshëron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit), duke qënë kjo (rast) vetëm për ty e jo për besimtarët. Ne e dimë se ç'u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rreth atyre që i kanë nën pronësinë e vet, ashtu që ti të mos kesh vështirësi e Allahu është që fal shumë, është mëshirues. (Kur'ani, Ahzab-50)

Së bashku me këtë, është tjetër gjë të konsiderosh normale martesën brënda kritereve që respektojnë parimet shëndetësore, tjetër gjë – të detyrosh për martesë. Nuk ka ndonjë ndalesë si dhe janë të hapura rrugët për martesën e personave jashtë një kuadri të caktuar. Por, njëkohësisht, në se në përfundim të hulumtimeve dhe analizave për ata që do të martohen, në aspekt të shëndetit, bashkimi i tyre do të nxirrte në rend të ditës ndonjë rrezik, nuk ka ndonjë të keqe të pengohet një martesë e tillë. Pengimi, madje, është i dobishëm dhe njerëzor.

Më të mirën e çdo gjëje Allahu e di!


(*)Në përkthim u përdor ermi endogami me që është një term i njohur e me që termi i origjinalit akraka evliliği (turqisht), martesë fisnote është paka shume ekuivalnt.
1) Në origjinal : Orak hyxhreli anemi (turq.)
2) Në origjinal: mubab (arab.)
3) Ali Osman Hanedani. Përfaqësues i dinastisë Osmane.
4) Ne origjinal. muvazene kitabi. (turq.)

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.