Veçorite e Engjejve, Xhindeve dhe Djajve

1. Veçoritë e engjëjve.[1]

Të krijuar prej drite, në natyrën e tyre duket se drita është bazë[2]. Engjëlloritet[3] do të thotë mision profetik (këshillues, paralajmërues), përfaqësim, kujdestari, vëzhgim, dorëzanësí, roje mbi një punë dhe miratim i saj, zbritje prej një lartësie, etj. Në kuptimin absolut të fjalës, engjëjt janë grupi i përfaqësuesve shumë të shenjtë hyjnorë që krijon lidhje midis botës së madhe (hyjnore) dhe botës së vogël (materiale), që kryen detyra përfaqësimi, që sjell lajme, që na e përkëdhel dhe na e formëson zemrën (ndjesitë), etj. Me fytyrën të orientuar kah bota tjetër dhe të ngarkuar më shumë me detyra të botës tjetër, engjëjt vëzhgojnë dhe duartrokasin veprimtarinë e Zotit në të dy botët.

Engjëjt nuk i përkasin vetëm botës tjetër; ata kanë edhe trupa prej drite të posaçëm për vete, por që janë prej drite dhe të tejdukshëm. Prandaj, cilësia e tyre përshkuese e vepruese është tejet e shpejtë dhe e përsosur[4]. Ata zënë vend brenda ninëzës së syrit, i japin mundësi të shohë dhe i tregojnë gjëra të bukura. Ata hyjnë në zemrën e profetëve dhe njerëzve të urtë me kuptime të veçanta dhe, në botën e bimëve dhe kafshëve, me kuptime të veçanta. Frymëzimet që lindin në zemër, janë, në përgjithësi, drejtpërdrejt nga Zoti, disa herë, edhe nëpërmjet engjëjve.

Engjëjt "nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut; ata bëjnë ashtu siç urdhërohen" (Tahrim, 66:6). Kjo është një cilësi dhe një status i posaçëm për engjëjt. Njeriu kurrë nuk mund të bëhet si engjëjt. Në qëndrimin e tij duken ngjitje-zbritje dhe zigzage të vazhdueshme. Ndërkaq, njeriu, siç mund të fitojë një cilësi engjëllore, mbiengjëllore, edhe mund të bjerë nën nivelin e krijesave të paarsyeshme e të pavetëdijshme. Kurse pozita e engjëjve është e fiksuar. Meqë janë të krijuar prej drite, tek ta kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk shfaqet kundërshtim dhe revoltë siç ndodh me njerëzit dhe xhindet. Engjëjt nuk kanë seks. Engjëjt nuk i kanë ndjenjat e këqija të zemërimit, furisë, urrejtjes, zilisë, smirës, etj. Gjithashtu, te ata nuk vihen re të metat që vihen re te njerëzit dhe xhindet. Ata janë të pafajshëm (inocentë) dhe të mbrojtur nga gabimet, të metat, fajet dhe mëkatet.

Engjëjt nuk hanë, nuk pinë, nuk uriten, nuk eten, nuk lodhen. Ata nuk i njohin këto ndijime. Ata nuk marrin shpërblim për punë, por në çdo urdhër të kryer në emër të Zotit ndjejnë një ëndje të hollë dhe një shije të këndshme. Megjithëse s'kanë kualifikim dhe grada, begatohen sipas gradës së adhurimeve që i bëjnë Zotit. Ashtu siç ushqehen njerëzit me ujë, ajër, dritë dhe ushqime të ndryshme, ashtu dhe engjëjt mbahen, ushqehen me adhurimet, afërsinë dhe dashurinë ndaj Zotit. Erërat e mira, aromat e këndshme e parfumore janë një lloj ushqimi për ta. Atyre u pëlqejnë aromat e këndshme dhe ndjejnë kënaqësi prej tyre. Me këtë rast le të kujtojmë se edhe i dërguari i Allahut, profeti Muhammed (s.a.s.) që e përfaqësonte natyrën e pastër në nivelin më të lartë, kënaqej nga erërat e mira, parfumore, dhe lyhej me to.

Engjëjt e kuptojnë më mirë se njerëzit individualitetin e lartë të Zotit dhe i njohin më mirë se ata emrat dhe atributet e Zotit. Por Zoti e ka krijuar njeriun më të përsosur se engjëjt si pasqyrë përgjithësuese të emrave dhe atributeve hyjnore, si botë ndjesore dhe jetë meditative.

Ne i njohim disa engjëj nga emrat dhe punët që bëjnë. Informacionin për ta e marrim edhe nga Kur'ani, edhe nga hadithet, porositë profetike. Kurse disa engjëj i njohim vetëm nga lloji i detyrës që kryejnë dhe nga titulli që u është dhënë të gjithëve bashkë. Por meqë rreth kësaj çështjeje për ta nuk ka ndonjë rrëfim, ne nuk njohim hollësi për emrat dhe zakonet e tyre.

Ne i njohim katër engjëjt e mëdhenj, Xhebrailin (a.s.), Mikailin (a.s.), Israfilin (a.s.) dhe Azrailin (a.s.), por nuk i njohim tetë engjëjt bartës të Arshit.

Veç katër engjëjve të mëdhenj njohim edhe engjëjt kerubinë[5], engjëjt muhejminë[6], vëzhguesin e xhennetit, Ridvanin, dhe rojen e xhehennemit, Malikun.

Njohim edhe "engjëjt shkrues"[7] që interesohen për gjendjen e fetusit njerëzor, që shënojnë fjalët dhe sjelljet e çdo njeriu. Nga ana tjetër, siç thuhet në hadithet, porositë profetike, çdo besimtar ka 360 engjëj që e mbrojnë. Këta mbrojnë veçanërisht fëmijët dhe pleqtë. Ka engjëj që i tregojnë njeriut të mirën dhe dobinë, që luten dhe bëjnë pendesë për besimtarin, që i frikësojnë mohuesit dhe u fusin lëkundje në shpirt, ka engjëj që ndjekin kuvendet ku bëhet adhurim, ziqër dhe ku diskutohen çështje diturore të fesë, engjëj që ndërrojnë detyrë në namazet e mëngjezit dhe pasdites, që sodisin lutjet e të premteve, që dëgjojnë Kur'an dhe që krijojnë atmosferë qetësie dhe paqeje në këto mjedise.

Ka engjëj që falin namaz dhe marrin pjesë në lutje dhe adhurime të tjera.

Engjëjt Munkir dhe Nekir i shkojnë të vdekurit në varr dhe e marrin në pyetje.

Gjatë miraxhit, Profeti ka parë engjëj të mbetur qysh nga dita e krijimit, para madhështisë së Zotit, dikush në ruku, dikush në sexhde e dikush në këmbë.

Veç këtyre, ka, ndoshta, sa numri i molekulave në gjithësi, engjëj që vëzhgojnë lëvizjet e grimcave, rënien e shiut, rënien e meteorëve, lëvizjen e tokës, yjeve, sistemeve dhe galaktikave, çeljen e luleve dhe rritjen e frutave, përgjithësisht, të gjitha veprimtaritë krijuese e jetësore.

Çdo frymë do ta shijojë vdekjen! (A. Imran, 3:185) Çdo gjë është e përkohshme, vetëm Ai është i përjetshëm! (Rahman, 55: 26-27) Ky është një urdhër për çdo krijesë dhe engjëjt nuk bëjnë përjashtim nga ky urdhër. Në fund fare, edhe Azrailit do t'i thuhet: "Dorëzoje shpirtin tënd!" Megjithëkëtë, nëse ka krijesa të afërta të Zotit që do ta vazhdojnë jetën edhe pas kësaj, ne nuk mund t'i dimë.

Engjëjt, në mënyrë të veçantë engjëjt e mëshirës, nuk hyjnë në shtëpitë ku ka statuja, fotografi, qen dhe çanga, nuk u afrohen njerëzve të papastruar pas marrëdhënieve seksuale, njerëzve që kanë ngrënë gjëra me erë të rëndë e shqetësuese, si qepë, hudhra, presh, njerëzve që pijnë duhan dhe mund të thuhet se engjëjt ikin nga kundërmimet e rënda e të këqija. Ka rrëfime, sipas të cilave, engjëjt nuk shkojnë te njerëzit që presin marrëdhëniet me prindërit dhe të afërmit. Po qe se duam që engjëjt të jenë bashkë me ne, duhet të krijojmë për vete dhe për mjedisin tonë ato kushte që duan ata.

2. Kur mbron engjëlli dhe kur shfaqet?

Allahu e mbron njeriun drejtpërdrejt, por mund ta mbrojë edhe me anë të engjëjve, por për këtë është kusht që njeriu të dëshirojë dhe të ketë vullnet, që të jetë i pastër nga dredhitë dhe dinakëritë, që të hyjë në lidhje me engjëllin, që lidhja e tij me Allahun të vazhdojë dhe, më në fund, që të krijohet, në këtë mes, një lloj lidhjeje e caktuar. Me njeriun që krijon lidhje me botën engjëllore, edhe engjëjt hyjnë në marrëdhënie. Mbrojtjen e engjëjve e shohim te fëmijët, te të vegjlit e pafajshëm, te pleqtë e rënduar, sepse Allahu ka një mëshirë të posaçme për ta. Që engjëjt të shfaqen e ta mbrojnë njeriun, duhet që edhe njeriu të krijojë kushte për këtë, që të mos largohet nga Zoti, që të arrijë të krijojë lidhje me botën engjëllore. Por me botën engjëllore nuk mund të krijohet lidhje duke gogësitur apo duke mos ditur ç'thua!

3. Dobitë e besimit te engjëjt.

Ashtu siç ka ndikime të mëdha pozitive besimi te Allahu, te ringjallja dhe llogaridhënia, ka ndikime të mëdha pozitive edhe besimi te engjëjt. Së pari, ky besim i jep qetësi e prehje individit dhe ia kthen egërsinë në butësi dhe afërsi. Engjëlli afrohet te ai dhe i bën shoqëri. Me anë të engjëllit marrin formë frymëzimet në zemrën e njeriut. Në sajë të marrëdhënieve dhe afërsisë me engjëjt mbushet me qetësi njeriu dhe me këto qenie i merr dritë qenia. Veçanërisht, duke menduar se është çdo çast nën vëzhgimin e engjëjve, njeriu rri larg nga mëkatet. Duke qenë engjëlli një frenues i dëshirave dhe pasioneve njerëzore, rregullimi dhe disiplinimi i jetës së njeriut bëhet më i lehtë.

Profeti Muhammed (s.a.s.) është më i virtytshmi në ndjenjat engjëllore. Edhe engjëjt që u kanë sjellë profetëve revelacionin, janë më të çmueshëm e më të virtytshëm se engjëjt e tjerë. Ashtu siç kanë, ndër njerëzit, më epërsi ata që patën marrë pjesë në luftërat e Bedrit, Uhudit, etj., edhe ndër engjëjt, kanë më epërsi ata që patën marrë pjesë në ato luftëra.

Profeti thoshte: "Unë kam në qiell dy vezirë, Xhebrailin me Mikailin, kurse në tokë, Ebu Bekrin dhe Omerin!"

4. Xhindet janë krijuar nga zjarri pa tym e pa prush.

Xhindet janë krijuar nga zjarri (flaka) pa tym e pa prush. (Rahman, 55:15) Kaq është informacioni që jep Kur'ani mbi strukturën dhe entitetin e xhindeve. Por, në një vend tjetër përdoret edhe shprehja "zjarri përvëlues që hyn (në poret e trupit)". (Hixhr, 15:27) Megjithëkëtë, entiteti dhe cilësia e xhideve është, për ne, prapëseprapë e panjohur. As teleskopët dhe mikroskopët nuk na kanë treguar gjë gjer më sot mbi një botë të tillë dhe entitetin e saj. Xhind[8] do të thotë i mbuluar, i fshehur, i maskuar. Për t'i përshkruar xhindet përdoren shprehje të tilla si: "një rreze zjarri; një zjarr që digjet duke flakëruar, duke shpërndarë shkëndija përreth; si prush ose si qymyr i ndezur"; etj. Por nuk e di nëse shprehje të tilla janë apo jo të mjaftueshme për t'i përshkruar xhindet. Ashtu siç është mbledhur entiteti morfologjik i njeriut nga toka në gjendje koncentrati proteinash, edhe xhindet bartin veçoritë e zjarrit meqë janë marrë nga esenca e zjarrit. A është lënda e xhindeve ajër inkandeshent apo një përzjerje si flakë e ajrit me zjarrin, apo radiacion, grimcë, apo dritë diellore, nuk e dimë. Ndoshta një lëndë që përmban cilësitë e të gjitha këtyre. Apo ndoshta është si grimcat përbërëse të atomit, si rrezatimet e tyre, apo një përzjerje jonike me prejardhje nga bota nënatomike, apo një trup eterik, apo një antilëndë.

Po, xhindet mund të jenë trupa eterikë[9]. Në lidhje me këtë, megjithëse në ajetet kur'anore nuk ka ndonjë gjë të qartë, në hadithet profetike diku thuhet se "arshi i Allahut ndodhet mbi errësirë" e, diku tjetër, "mbi ujë". Në thënien e parë përdoret fjala "amá" që do të thotë "errësirë, verbëri", por, që, në rastin konkret, nënkupton diçka fluide si eteri. Meqë kjo nuk është një çështje besimore, përqëndrimi i gjatë mbi të është i panevojshëm. As mosqenia e eterit është shpjeguar gjer tani, as qenia. Mund të ekzistojë si grimca më e vogël, si një lëndë aq e tejdukshme e fluide sa të mos dallohet dot. Kush e di, ndoshta atje ku materia konsumohet plotësisht, fillon eteri!

Xhindet ndoshta janë, në përmasat e kohës dhe hapësirës, qenie që s'i shohim dot brenda valëve të dritës që na e tregojnë materien. Edhe sikur të bëhen përpjekje për të thënë ca gjëra me anë të fjalëve dhe shprehjeve shkencore, arritja në konklu­zione të prera për lëndën dhe përbërjen e xhindeve do të thotë të bësh komente dhe interpretime të gabuara, gjë që, për ne do të thotë të vësh në pikëpyetje revelacionin hyjnor. Sepse ne nuk e dimë ç'do të thonë fjalët "marixh"[10], "nar"[11] dhe "nar-i se­mum"[12] që përdoren në Kur'an. Pa shihni se ç'formë merr nje­riu që e ka esencën nga toka! Atëherë, kushedi se si është zjarri nga i cili janë krijuar xhindet!

5. Si njerëzit, edhe xhindet janë të ngarkuar me be­sim dhe adhurim.

Si qenie të padukshme të botës materiale, xhindet kanë shpirt me vetëdije. Xhindet dallohen nga njerëzit dhe engjëjt se­pse kanë strukturë tjetër lëndore, kurse nga bimët dhe kafshët, sepse kanë vetëdije. Meqë janë të ngarkuar, si njerëzit, me de­tyrën për të besuar dhe adhuruar, mund të jenë edhe besim­tarë, edhe mohues. Fitorja ose humbja e muslimanëve njerëz është edhe fitorja ose humbja e muslimanëve xhinde. Xhindet kanë seks, martohen dhe shtohen. Për jetëgjatësinë e tyre janë dhënë shifra gjer në një mijë (shih imam Shibli).

6. Lëvizjet dhe veprimet e engjëjve dhe xhindeve nuk janë të kushtëzuara dhe të kufizuara nga koha dhe ha­pësira.

Në këtë botë me shumë aspekte relative, ku jetojmë, edhe gjëra të tilla si fuqia, forca, mundësia, format dhe mënyrat e të folurit, rëndesat, koha dhe shpejtësia janë relative. Për shem­bull, mes një veze dhe një cope druri, hekuri, guri e një mase zhive sa një vezë, ka ndryshime të theksuara rëndese (peshe). Si kjo, trupat kanë shpejtësi lëvizjeje dhe rënieje të ndryshme, të posaçme për veten. Zëri ka një shpejtësi përhapjeje të caktuar. Kurse drita thotë se është kufiri i shpejtësisë i materies. Gjatë rë­nies së lirë, shpejtësia e trupave rritet për çdo sekondë me pro­duktin e rrugës së përshkuar në sekondën e parë me katro­rin e kohës. Për shembull, po qe se një trup, gjatë rënies së lirë, në sekondën e parë përshkon një rrugë prej 5 metrash, në se­ko­n­dën e dytë do të përshkojë një rrugë të barabartë me 4x5 =20m., në sekondën e tretë, 9x5=45m., në sekondën e katërt, 16x5=80m., në sekondën e pestë, 25x5=125m., etj. Me rritjen e shpejtësisë, koha ngadalësohet, si përfundim, trupi që arrin shpejtësinë e dritës, e humb cilësinë lëndore dhe fiton cilësi tej­lëndore, jolëndore.

Nëse ndodh kështu me trupat lëndorë, është mjaft normale që të mos i shohim shpirtin, engjëjt dhe xhindet që lëvizin me shpejtësinë e dritës, madje përtej saj. Ajnshtajni dhe Lorenci e kanë përcaktuar shpejtësinë e dritës, si një ligj fizik serioz, 300 mijë km. në sekondë. Duke u nisur nga kjo, materialistët kanë dashur të arrijnë në përfundimin se gjithësia është e kufizuar, përtej saj ka përsëri lëndë, mirëpo studimet kanë treguar se ky kufi specifik për materien mund të kalohet. Shkencëtarët kanë vërtetuar matematikisht mundësinë e ekzistencës së rrezeve të dritës jashtë konceptit masë dhe rreze të tilla i kanë quajtur "Rrezet Tachyon dhe Syrnkoff". Pas kapërcimit të kufirit të shpejtësisë 300 mijë km. në sekondë, asnjë cilësi lëndore s'mbetet, kurse me pakësimin e shpejtësisë, fillojnë sërish të dalin në pah cilësitë lëndore, masa dhe dukshmëria.

Pas këtyre përcaktimeve të bëra për lëndën, çështja e shpej­tësisë dhe largësive që mund të përshkojnë shpirtrat, engjëjt dhe xhindet, kuptohet më mirë. Kjo do të thotë se në botën e relativiteteve nuk ka më kufizim kohe dhe hapësire.

7. Në krahasim me njerëzit, engjëjt dhe xhindet mund të bëjnë punë më të mëdha e më të rënda.

Para së gjithash, dihet se asnjë gjë nuk është e vështirë për fuqinë e Allahut. Allahu që i krijon me të njëjtën lehtësi si një mollë, ashtu dhe një mijë mollë, si kopshtin me mollë, ashtu dhe botën, si atomin, ashtu dhe galaktikën, si peshkun, ashtu dhe detin, mund t'u japë njerëzve, engjëjve dhe xhindeve fuqi dhe forcë në masën që dëshiron. Në fakt, ajo që bën njeriu s'mbetet aspak poshtë gjërave që bëjnë engjëjt dhe xhindet. Në­se janë engjëjt që vëzhgojnë lëvizjen e globit tokësor dhe trupa­ve qiellorë, është njeriu që i vjen rrotull botës, që i jep formë lë­ndës, që ngre qytetërime dhe prodhon teknologji. Nëse njeriu do të kishte në dorë një gisht në vend të pesëve, flatra në vend të krahëve të vet dhe këmbë elefanti në vend të këmbëve që ka, a do të mund t'i bënte këto, vallë? Nga ana tjetër, punët e njeri­ut mos do t'ua dedikojmë gishtave, duarve dhe këmbëve? Ja, pra, bëmat mrekullore të engjëjve dhe xhindeve të padukshëm, ja dhe bëmat e reaksioneve kimike dhe rrymave biokimike të padukshme të trurit! Me se i ngrenë dora, krahu, muskujt tanë peshat? Duke e kërkuar bërësin e vërtetë, a nuk arrijmë te palca e kockave aq e dobët fizikisht sa s'ka ku të vejë më dhe te rry­mat biokimike të padukshme?

Megjithëse nuk shihen me sy, rrymat ajrore dhe erërat shku­lin pemët dhe shembin shtëpitë. Ç'shkëmbinj të paepur e ç'pu­në gjigande bëjnë rënjët e holla si mëndafsh të bimëve, ç'rrjetë të mrekullueshme formojnë në tokë duke e kërkuar lagështirën dhe ushqimin! Janë shumë burime energjie mbi të cilat bëjnë studime shkencëtarët. Me energjinë që prodhojnë duke i kapër­cyer edhe kapacitetet e digave, centralet atomike e vënë lëndën (materien) në lëvizje. Sidomos rrezet lazer dhe shumë gjëra të tjera që presin të zbulohen, e trajtojnë dhe e përpunojnë lëndën në të gjitha fushat e jetës. Kështu, në çfarëdo fushe të jetës që të përqëndrohesh, do të shohësh se lënda dhe materia janë vetëm "materiali" që përpunohet, që vihet në lëvizje, që urdhërohet, kurse përpunuesi, lëvizësi dhe urdhëruesi janë forcat e paduk­shme. E padukshmja sundon në mënyrë absolute e të paevitue­shme mbi lëndën dhe materien!

Ndërsa energjia dhe rrezatimet veprojnë kështu mbi lëndën dhe materien, engjëjt dhe xhindet si qenie të padukshme përtej tyre, me mjetet komanduese që u ka dhënë Allahu, e vënë lë­ndën dhe materien në lëvizje dhe mund të bëjnë punë të kara­kterit mrekullor krejt të pamundura për ne. Prapëseprapë, edhe njeriu, ashtu siç u trajtua kjo çështje në diskutimin mbi shpirtin, mund të bëjë shumë punë të karakterit mrekullor, si lëvizja pa mjete e sendeve dhe loja me zjarrin nga spiritistët, etj.

8. Sa është numri i engjëjve dhe xhindeve?

Vetëm Allahu e di numrin e engjëjve dhe xhindeve! Allahu që krijon miliona gjallesa në një pikë ujë, që u jep jetë 4-5 mili­on eritrociteve[13] në një milimetër kub gjak, që vendos në disa pika spermë miliona spermatozoide – kandidatë për t'u bërë njeri[14], që u jep jetë peshqve në det dhe kafshëve nën tokë, po të dëshirojë, mund të krijojë engjëj sa ç'ka pika shiu, sepse për Dorën e Fuqisë së Tij, si e shumta, si e pakta, janë njëlloj.

9. Shembëllimi i engjëjve dhe xhindeve, dukja e tyre duke marrë formë dhe entitet të caktuar.

Siç u prek edhe më parë, si avullimi i ujit, kthimi i lëndëve të ngurta në lëng dhe gaz, copëtimi i atomit dhe kthimi i tij në energji dhe kuante, shfaqja e yjeve në formë vrimash të zeza, në jetën tonë dhe në gjithësi ekziston një veprimtari, një lëvizje dhe një rrjedhe nga bota e dukshme për në botën e paduk­shme. Kurse kur e mendojmë këtë veprimtari hyjnore nga ana e kundërt, mund të vërejmë ekzistencën edhe të një rrjedhe nga e padukshmja për te e dukshmja, nga e papërceptueshmja dhe e panjohura, për te e përceptueshmja dhe e njohura. Gazrat lë­ngëzohen, pastaj, nga lëngje, masivizohen ose kristalizohen[15] dhe bëhen trupa të ngurtë. Pikat e ujit të kthyera në avull, sikur të donin të na thoshin se vazhdojnë të ekzistojnë, se nuk duken, por nuk janë humbur, kondensohen, kthehen në pika shiu dhe na bien mbi kokë duke na lagur. Grumbujt e pambukut të arës qiellore reflektohen mbi pasqyrën tokësore si mbulesë bore. Uji që ngjitet lart si avull, pa fituar ende masivitet për t'u bërë i pa­tejdukshëm e për të marrë formë që të shihet, bëhet akull[16] dhe e bën copë-copë enën ku është futur, edhe sikur të jetë prej he­kuri të trashë![17] Gjërat e padukshme që planifikojmë në mendjen tonë, kur përcillen në botën e jashtme, marrin formë dhe dime­nsionohen duke u bërë të dukshme e të prekshme dhe jo vetëm kaq, por edhe të përmasave ndoshta miliona herë më të mëdha se përmasat në gjendjen e tyre të padukshme në mendje.

Ja, pra, edhe shpirtrat, engjëjt dhe xhindet, sado që, për shkak të strukturës së tyre të veçantë, janë të padukshëm në ku­shtet e botës sonë, mund të bëhen të dukshëm duke përdorur mënyra dhe forma të kësaj bote. Kjo lloj shfaqjeje dhe dukjeje e engjëjve dhe xhindeve quhet shembëllim[18]. Duke bërë fjalë mbi shembëllimin, Kur'ani (Merjem, 19:17) thotë: "(Engjëlli) iu shembëllye (Merjemes) në formë njeriu". Engjëlli që i sillte zbu­lesën[19] Profetit, disa herë i shembëllehej në një formë të posaç­me, disa herë si një kalorës që kthehet nga lufta, etj. Kur do të nisej ekspedita kundër fisit Kurejza, Xhebraili i pati shkuar Profetit si një kalorës lufte i mbytur në pluhur dhe i pati thënë: "O i Dërguari i Allahut, ju i nxorët parzmoret, por ne, engjëjt, jo!" Po kështu, Xhebraili i pati shkuar Profetit në pamjen e një personi ndër shokët e tij, të quajtur Dihje, ose si një i ardhur me veshje vizitori për ta pyetur mbi çështje të besimit.

Si engjëjt, edhe xhindet dhe djajtë mund të shembëllehen. Sipas Hysejin Xhisriut, në sajë të formës së krijimit që u ka dhë­në Zoti, xhindet dhe djajtë mund të marrin forma të dendë­su­ara, sipas dëshirës së vet, të ajrit, eterit ose ndonjë lënde tjetër dhe të shfaqen para njerëzve me to. Kurse imam Shibli, duke u mbështetur në pohimin e Ebu Jala-it, thotë se xhindet dhe djaj­të nuk mund të ndërrojnë formë vetë (me dëshirën dhe mundë­sitë e veta), se nuk kanë fuqi për këtë gjë, por, po të thonë një­rën prej fjalëve që ua ka mësuar Allahu, fjalë që shërbejnë si shifër, Allahu i kthen ata nga një formë në një tjetër, nga një gjendje, në tjetrën. Këto fjalë janë, pothuaj, si shifra që u shër­bejnë atyre për t'i thënë në kufirin e kalimit nga një botë në tje­trën, si një vizë që është kusht për t'u treguar për kalim, si pa­rrullat që përdoren dhe kërkohen në shërbimet e ndryshme ushtarake. Xhindet dhe djajtë nuk mund ta bëjnë këtë trans­formim me mundësitë (kapacitetet) dhe vullnetin e vet; po të tentojnë ta bëjnë, u shpërbëhet struktura dhe e humbin vitali­tetin.

Djalli që është nga lloji i xhindeve, mund të marrë formë dhe trajtë njeriu. Kështu, rrëfehet se, para luftës së Bedrit, djalli, në formën dhe trajtën e plakut Nexhid, shkoi te kurejshët, u dha ide nxitëse për kurthin që kishin ngritur dhe u propozoi zgjidhje. Gjithashtu rrëfehet se, një herë tjetër, roja që po ruante plaçkën e luftës, kapi një djall që po përpiqej t'u shkaktonte dëm mallra­ve dhe e liroi pas lutjeve të shumta. Radhën e tretë, kur personi që e kapi djallin, vendosi ta çonte te Profeti, djalli i tha: "Lësho­më se do të ta tregoj se me se mund të mbroheni prej nesh!" "Me se?" – E pyeti personi. "Me ajetin Kursi" – Iu përgjigj djalli. Kur ia treguan ngjarjen Profetit, tha: "Eshtë gënjeshtar i keq, por të vërtetën ka thënë!"

Në Kur'an thuhet se xhindet kanë dëgjuar këndim Kur'ani nga Profeti dhe se ua kanë përcjellë popullatës së tyre men­dimin mbi të: "O fisi ynë! Me të vërtetë, ne kemi dëgjuar një li­bër që ka zbritur pas Musait, që e vërteton librin para tij dhe që të shtyn te Zoti dhe te rruga e drejtë!" (Ahkaf, 46:29) Edhe në librat e hadithit, me anë të rrëfimeve të ndryshme, thuhet se Profeti u ka kënduar atyre Kur'an dhe ua ka kumtuar fenë. Thuhet se, në këto takime, Profetin e patën shoqëruar gjer në një pikë, një radhë Ibni Mes'udi e, një radhë tjetër, Hz. Zubejri.

Siç mund të duken në formë dhe trajtë njeriu, xhindet mund të duken edhe në formë dhe trajtë kafshësh. Rrëfehet se xhindet janë shfaqur si gjarpër, akrep, ka, gomar dhe zog. Kështu, në oazin Nahle, ndërsa do të merrte besën e tyre, Profeti u kërkoi xhindeve të mos dukeshin si akrepër ose qenër ose kafshë të tjera, por në trajtën e vet ose në ndonjë formë dhe trajtë tjetër të pëlqyeshme. Kurse bashkësinë e vet, Profeti e pati porositur që, kur të shohin në shtëpi ndonjë kafshë si gjarpri ose insekte, t'u thonë tri herë, "shko, për hir të Allahut!" sepse mund të jenë xhinde dhe, nëse nuk shkojnë dhe u shkaktojnë dëm, t'i vrasin. Kjo ishte si një marrëveshje mes dy fiseve të veçanta, mes dy racave të veçanta ose mes dy klasave të veçanta. Edhe xhindet i patën dhënë fjalën Profetit kështu: "Po qe se ummeti, bashkë­sia jote, e fillon çdo gjë me "besmele", çdo gjë e mbyll dhe e mbron, ne nuk i prekim ushqimet e tyre!" Natyrisht, ne nuk e dimë se si mund të përfitojnë xhindet nga të ngrënat dhe të pi­rat tona. Ndoshta nga aroma, ndoshta nga gjendja e dekompo­zuar e tyre. Kështu, në një hadith, porosi profetike, thuhet: "Mos u pastroni me kocka ose bajga lope të thara se ato janë ushqimi i vëllezërve tuaj xhinde!"

10. A mund të hyhet në lidhje me xhindet? Në ç'ku­shte xhindet mund t'u shkaktojnë dëme njerëzve?

Shpirtrat e disa njerëzve janë të përshtatshëm për të hyrë në lidhje me xhindet. Ata mund të kalojnë shpejt në gjendje tran­zitore, të dalin shpejt jashtë dimensioneve tona dhe të për­shtaten me botën, gjuhën dhe mënyrën e ndërlidhjes dhe ko­munikimit të xhindeve. Kjo është një çështje mundësie, vetëm se nga kjo nuk mund të arrihet në mendimin apo konkluzionin mbi ndonjë epërsi.

Këto forca të padukshme kanë parimet e tyre. Për rrjedhojë, njeriu nuk mund t'i detyrojë ato të bëjnë diçka për të sa herë dhe ku të dëshirojë. Xhindet nuk mund të veprojnë jashtë di­mensioneve të përcaktuara nga Allahu për ta. Njeriu mund t'i përdorë disa fjalë dhe shprehje si të hapte dryna enigmatikë, dhe të hyjë në lidhje me xhindet, por xhindet nuk mund të për­dorin një mundësi që s'u është dhënë. Nisur nga kjo, çdo njeri nuk i përdor dot xhindet, nuk përfiton dot prej tyre dhe nuk i përdor dot ata për çdo dëshirë të vetën. Krahas kësaj, nuk janë të pakët as ata njerëz që hyjnë në lidhje me xhindet duke i përdo­rur disa fjalë e shprehje si kode, si numra telefoni, duke i përsë­ritur ato në forma dhe herë të caktuara.

Krahas faktit që ka një sërë rrugësh dhe mënyrash për të hy­rë në lidhje me xhindet, për këtë kërkohet një drejtim dhe kuali­fikim i caktuar. Pa pasur një drejtues, pa njohur mënyrat dhe metodat përkatëse dhe pa një kualifikim në një nivel të cak­tu­ar, mund të bëhen gabime dhe të bihet viktimë. Njerëzit që me­rren me gjëra të tilla, si çdo njeri, nuk i kanë sytë të aftë për të parë në botën e kuptimit, prandaj, po s'i njohën vendet ku u shkel këmba, mund të sulmohen nga ato shpirtra, të hyjnë nën urdhrin e tyre dhe të bëhen lodër në duart e tyre. Si përfundim, xhindet i shtyjnë njerëz të tillë në krenari dhe mendjemadhësi, i përkëdhelin, i bëjnë t'i humbin kriteret e vlerësimit dhe, kur vjen koha dhe vendi i duhur, i kërcënojnë, i fusin nën ndikimin e vet dhe i bëjnë të flasin e veprojnë për interesa të veta. Kë­shtu, në shek. XX, në Indi, Gulam Ahmed Kadijani qe bërë vik­timë e shpirtrave të tillë të këqinj. Ai pati dashur të luftonte në emër të Islamit në rrugën e fakirizmit kundër jogizmit indian, por qe sulmuar nga shpirtra të tillë dhe qe bërë lodër e tyre. Në fillim ia patën mbushur mendjen se ishte një novator, pastaj, se ishte Mehdi dhe, më pas, se ishte mesihu Isa. Ai shkoi gjer atje sa të thoshte se Zoti ishte mishëruar dhe shfaqur tek ai! Shpir­trat e këqinj krijojnë shpejt lidhje me njerëzit e këqinj dhe mund t'i çojnë ata gjer në çmenduri.

Xhindet u afrohen besimtarëve kur janë të papastër, kur s'fa­lin namaz dhe në situata të tjera të ngjashme me këto si dhe me mënyra dhe forma të ndryshme për t'ua prishur dhe kthyer mendjen. Çdo mëkat i kryer është si një derë dhe një dritare e hapur për djallin dhe xhindet e këqinj. Veçanërisht tipat e ndje­shëm, shpirtrat e dëmtuar, ata që bëjnë jetë të ulët, larg lutjeve dhe atmosferës së lutjeve, hyjnë shpejt nën ndikimin e xhinde­ve. Natyrisht, shkelja e kufijve jetësorë dhe e të drejtave të xhi­ndeve si dhe hyrja në banesat dhe mjediset e tyre pa besmele janë faktorë të rëndësishëm që sjellin dëmtimin e njeriut nga xhindet. Prandaj Profeti na mëson që, para se të hyjmë në ve­nde të pista, të bëjmë lutje, dhe na urdhëron të mos falim na­maz në grumbujt e plehrave, pranë nevojtoreve, në banja, në livadhe, ku zakonisht ndodhen ata, dhe, madje, në varrezat. Këto janë vendet ku zakonisht shkojnë djajtë dhe shpirtrat e këqinj. Profeti na porosit që, duke hyrë në nevojtore, të bëjmë lutjen: "Allahumme inni eudhu bike minel hubsi vel habais!" Gjithashtu, ai na porosit që, çdo aspekt të jetës ta shoqë­roj­më me lutje, të ndodhemi në vende dhe mjedise të pastra për t'u ruajtur nga dëmet e tyre, të rrimë me njerëz të pastër dhe të mbrohemi me anë të adhurimeve. Kështu, kush dëshiron që të jetë i sigurt nga të gjitha të këqijat e xhindeve, para së gjithash, duke u shmangur nga mëkatet, të zërë vrimat nga mund të fu­ten ata.

11. A është e vërtetë magjia dhe a mund të bëhet magji?

Ata që thonë se s'ka magji, se nuk besojnë në magjinë, ose janë mohuesit që, duke e parë çështjen me bazë fetare, mohoj­në se ashtu ua kërkon karakteri i tyre mohues, ose janë tipa indiferentë që s'kanë lexuar e dëgjuar fare, që s'është e qartë nëse jetojnë apo s'jetojnë në këtë botë. Dikush mbi të pesë­dhjetat që e pata takuar personalisht në xhami dikur, më pati thënë kështu:

"Gjer një vit më parë, unë nuk i besoja magjisë. Ndërkaq, njëri prej të afërmve të mi u çmend. Kur e kapte kriza, shtangej dhe i ngulte sytë në një pikë. S'mbeti mjek e s'mbeti magjistar xhindesh që s'shkuam. Atje ku shkuam për herë të fundit, per­so­ni që merrej me këtë punë, e këndoi dhe i bëri edhe gjëra të tjera. Në kthim, hipëm në makinë dhe i sëmuri ynë, me një zë, me të cilin ishim çmësuar tashmë, na pyeti: "Ku jam unë? Ç'ndodhi me mua?" Mbeta i habitur! Dhe atëherë besova se ki­shte magji!"

Së pari, Kur'ani bën fjalë për magjinë që ndan burrin me gruan (Bakara, 2:102) dhe trajton hollësisht ngjarjet e magjive në kohët e profetëve Sulejman dhe Musa. E dyta, një çifut i pati bërë magji Profetit dhe, pasi Profeti pati filluar të ndjente shqe­tësim, materiali i magjisë, me ndihmën e shenjës së Engjëllit, qe nxjerrë nga pusi ku qe hedhur dhe, pas këndimit të dy sureve të fundit të Kur'anit[20], Allahu ia pati larguar shqetësimin Profetit. E treta, në jetë kanë ndodhur dhe ndodhin ngjarje të tilla si dhe ka shembuj të tillë, që, edhe sikur të ngrihem e të tregoj vetëm të miat, mbushen 20-30 faqe. Por unë desha të mjaftohem ve­tëm me ato që i përmenda më sipër, sepse shërbejnë si argu­ment për rastet analoge.

Ndikimi dhe veprimi i magjisë janë të vërtetë e të vërtetuar në praktikë. Por, ndërkaq, t'i bësh magji dhe të keqe tjetrit, t'i ndash burrin me gruan nga njëri-tjetri, t'i vësh dhe t'i armiqë­sosh njerëzit ndaj njëri-tjetrit, të bësh përpjekje për magji pava­rësisht nëse zë apo jo, të bësh magji vetë apo të porosisësh ma­gji, t'i ndihmosh ata që bëjnë vetë dhe që porosisin magji, të gjitha këto janë kategorikisht haram, domethënë, të pamiratua­ra, të pabekuara, të ndaluara, si dhe mëkat, domethënë, faj! Kurse të bësh ose të porosisësh magji me bindjen e një akti të lejuar, të miratuar e të bekuar (hallall), është mohim (kufr). Por ta shpëtosh dikë që me të vërtetë është sulmuar nga xhindet ose ka rënë viktimë e magjisë dhe vuan, duke e kënduar për ta shpëtuar nga vuajtja, gjithsesi është mirësi! Vetëm se kjo çështje s'duhet kthyer në profesion dhe fushë preokupimi. Sepse nga Kur'ani dhe Sunneti (tradita profetike), në lidhje me këtë çë­shtje, s'dimë gjë. Profeti është takuar me xhindet, por kjo ka ndodhur në kuadrin e detyrës së tij profetike dhe si profet edhe i tyre. Ai u ka kumtuar xhindeve fenë, ka marrë besën e tyre dhe ua ka bërë të ditura përgjegjësitë që kanë. Jashtë këtij kua­dri, Profeti jo vetëm nuk është marrë me gjëra të tilla si mënyra e krijimit të lidhjeve me ta, mënyra e thirrjes së tyre, mënyrat e bërjes dhe prishjes së magjisë, mënyra se si vihen në punë ata, por as në thëniet dhe deklaratat e tij të bekuara nuk shohim ndonjë gjë lidhur me këtë çështje. Por Profeti ka treguar pikat e afrimit me xhindet, dëmet e tyre dhe rrugët e shpëtimit prej ty­re. Ndërkaq, edhe pse, në kuptim të përgjithshëm, preokupimi i bashkësisë me këto çështje nuk miratohet, gjithsesi, përdorimi nga persona të veçantë me besim dhe përgatitje të caktuar i xhindeve me qëllim dhe synim të mirë duhet të jetë i justifikuar, pasi, në këtë drejtim, në Kur'an ndodhet një pikë horizonti e treguar me dorën e disa profetëve.

12. A mund të vihen në punë xhindet në të ardhmen?

Në Kur'an tregohet se profe

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.