Lëvizja Gylen, një lëvizje shoqërore
Lëvizja Gylen vazhdon të tërheqë vëmendjen e akademikëve nga e gjithë bota,të fokusuar mbi sociologjinë dhe shkencat politike. Studimi i fundit mbi lëvizjen është bërë nga ana e Profesor Helen Rose Ebaugh nga dega e sociologjisë në universitetin Houston. Me Ebaugh folëm rreth librit të botuar muajin e kaluar me titull The Gülen Movement.
Interesi i treguar nga vendet e tjera veçanërisht nga universitetet në SHBA për shkollat dhe projektet e propozuara nga vetë Gylen sa vjen e shtohet me kalimin e kohës. Akademikët që bëjnë studime mbi sociologjinë dhe shkencat politike po përpiqen të kuptojnë motivacionin, burimet historike dhe trurin e lëvizjes Gylen e cila tashmë është një fenomen global. E paraqitur si tezë doktorature e shumë profesorëve Lëvizja Gylen kohët e fundit është analizuar nga pedagoge në degën e sociologjisë nga universiteti Houston Helen Rose Ebaugh. Studimi ‘Lëvizja Gylen: Një analizë sociologjike e një lëvizjeje qytetare të bazuar në Islamin e moderuar.’ Është përfshirë në një libër dhe është një analizë sociologjike e lëvizjes Gylen. Me Ebaugh e cila shquhet për botimin e shumë veprave të tjera në fushën e soviologjisë fetare zhvilluam një intervistë rreth librit.
Ne e dimë që ju keni bërë studime rreth sociologjisë fetare dhe aktiviteteve fetare të grupeve të diasporës. Kur dhe si jeni njohur me lëvizjen Gylen ?
Në periudhën e sulmeve të 11 Shtatorit kam dhënë lëndën e Sociologjisë së feve botërore në degën e sociologjisë të Universitetit Houston. Në Amerikë kishte filluar të krijohej një opinion negativ ndaj myslimanëve. Përballë këtij paragjykimi dhe opinioni negativ I cili identifikonte myslimanët si të dhunshëm dhe terroristë vendosa të bëj një studim rreth lëvizjeve islame të moderuara dhe paqësore në botën Islame. Ndërkohë kisha lexuar dhe shkrimin e të nderuarit Gylen të botuar në faqen e pare të New Yort Times-it në të cilin dënonte sulmet e 11 Shtatorit. Pas kësaj dy vite më pas dy studentë turq u paraqitën në degën e sociologjisë të universitetit Houston për tezën e doktoraturës. Këta nxënës kanë hyrë në lëndën time dhe vendosën të përgatisnin një tezë mbi lëvizjen Gylen. Në të njëjtën kohë përveç studimeve rreth dialogut ndërfetar isha ftuar të flisja dhe në konferencën e tretë të Harranit në Goteborg të Zvicrës. Një nga sponsorët e konferencës ishte dhe Vakëfi i shkrimtarëve dhe gazetarëve. Me ndihmën e tij u njoha gradualisht me Lëvizjen Gylen. Gjithashtu u njoha dhe me ndihmën që ka dhënë kjo lëvizje në dialogun ndërfetar, tolerancen, edukimin, modernizimin dhe bashkëjetesën.
Pse e patë të nevojshme të bëni një studim akademik gjithëpërfshirës rreth lëvizjes Gylen?
Lëvizja Gylen është një lëvizje shoqërore e përhapur në Turqi dhe në botë. Gjatë kohës që kam bërë studimin rreth lëvizjes kam patur mundësinë të vizitoj institucionet e krijuara me kërkesën e Gylenit. Të them të drejtën më ka bërë shumë përshtypje cilësia e institucioneve dhe entuziazmi i nxënësve dhe prindërve në këta shkolla. Nëpërmjet një udhëtimi kushtuar dialogut ndërfetar kam pasur dhe rastin të njihem me njerëz të cilët mbështesin lëvizjen dhe kanë lidhje me lëvizjen Gylen në Turqi. Tema ime e studimit në sociologji është sociologjia fetare dhe lëvizjet shoqërore. Në studimet e mia, veçanërisht në lëvizjet shoqërore jam fokusuar mbi shkaqet e lidhjes dhe besnikërisë së anëtarëve të grupit. Në lëvizjen Gylen më ka bërë përshtypje motivimi i anëtarëve të grupit. Fillova të kërkoj arsyet dhe shkaqet e kësaj lidhjeje, entuziazmi dhe motivimi. Si një lëvizje fetare e cila sa vjen e përhapet nëpër botë mendova se do të jetë i rëndësishëm kuptimi i Lëvizjes Gylen.
Keni analizuar edhe një temë e cila përflitet shumë kohët e fundit rreth lëvizjes: Dimensioni ekonomik i lëvizjes Gylen. Ashtu siç e keni përcaktuar edhe në libër shprehja ‘ uji i burimit’ në shumicën e rasteve është bërë koncepti i përbashkët i grupeve të cilat mbajnë një qëndrim negativ ndaj lëvizjes. Pas një studimi i cili zgjati tre vite na lejoni t’ju pyesim : ‘ Nga vjen ‘uji i burimit’?
Gjatë kohës së studimit kam pasur mundësinë të flas rreth kësaj teme me më shumë se 100 persona të shtresave të ndryshme të cilët mbështesin lëvizjen nga SHBA apo Turqia. si përfundim mund të them këtë : kjo është një pikë shumë e rëndësishme për pjesëmarrësit të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë me ndihmë ekonomike për lëvizjen. Duke filluar që nga biznesmenët e mëdhenj, pronarët e fabrikave e deri tek punëtorët e thjeshtë, të gjithë personat me të cilët kam folur dhe kam njohur e vlerësojnë shumë kontributin ekonomik dhe ndjejnë një kënaqësi të madhe nga dhurimi që bëjnë. Edhe pse disa biznesmenë të pasur dhurojnë një të tretën e të ardhurave që kanë ( dhe kjo sasi ndonjëherë mund të arrijë shumën e miliona dollarëve)mesatarja e përgjithshme e shumës së dhuruar është në sasinë e 10% të të ardhurave. P.sh një biznesmen i cili dhuron një shumë të madhe parash mund të përballojë bursat e nxënësve në nevojë të një zone të caktuar, ndonjëherë mund të paguajë edhe shpenzimet e tokës kur do të ndërtohet një shkollë. Bashkë me këtë pjesëmarrësit të cilët dhurojnë shuma më të ulëta mund të ndihmojnë një nxënës duke i siguruar një burse. Një nga principet më të rëndësishme të mbështetësve të lëvizjes ( pavarësisht nga gjendja ekonomike) është ndjenja e ndarjes së pasurisë me personat në nevojë. Gjatë kohës që kam qëndruar në Turqi kam vënë re se dhurimi, ndarja mes njëri-tjetrit veçanërisht mes fqinjëve janë koncepte të rëndësishme të kulturës turko-islame. Kjo është dhe arsyeja që në pjesën e pestë të librit kam folur për rëndësinë e dhurimit në kulturën turke-islame.
Më pare theksuat se në mes njerëzve që mundësojnë burimet financiare të lëvizjes gjenden njerëz të shtresave të ndryshme si biznesmenë, punëtore fabrike madje edhe nxënës që përgatiten për tezën e doktoraturës. Ç’është ajo gjë që i mbledh njerëzit e shtresave të ndryshme rreth lëvizjes?
Në të vërtetë duhet të theksoj diçka këtu, nëse mund të vazhdojmë përgjigjen e pyetjes së mëparshme, dhurimet e popullit amerikan ndaj kishave përbëjnë 63% të shumës së të gjitha dhurimeve. (Virginia Hodgkinson and Murray Weitzman, Giving and Volunteering in the United States, 1992). Kjo shumë 80% e së cilës përbëhet nga dhurimet individuale është afërsisht 50 miliard dollarë. Shumë organizata fetare dhe fondacione civile shoqërore mbështeten tek donacionet e simpatizantëve. Kjo vlen për çdo vend të botës. Metoda e mbledhjes së parave mund të ndryshojë në lidhje me gjeografinë dhe shoqërinë e atij vendi por baza e kësaj punë nuk ndryshon asnjëherë. Mire, pse disa njerëz janë kaq kuriozë dhe dyshojnë rreth donacioneve që mbledh lëvizja Gylen? Sipas mendimit tim donacionet dhe ndihma ekonomike e shumë personave të shtresave të ndryshme janë krejt natyrale dhe në këtë pike Lëvizja Gylen nuk ka asnjë ndryshim nga organizatat e tjera të bamirësisë nëpër botë.
Gjatë studimit të bërë në Turqi dhe në diasporë keni pasur rastin të njiheni nga afër me shumë fondacione dhe organizata të ndryshme. Rreth këtyre organizatave keni folur gjatë edhe në librin tuaj. Cilat janë veçoritë e tyre të përbashkëta sipas mendimit tuaj? Ku qëndron arsyeja bazë e suksesit të tyre?
E para shumica e këtyre institucioneve kanë përvetësuar mendimet motivuese dhe të guximshme të Gylenit. Mes tyre mendimet e para që më vijnë në mendje janë mendimi i arritjes së harmonisë dhe paqes shoqërore duke mundësuar arsimimin e të rinjve, dhënia e njohurive fetare në edukim përkrah shkencave pozitive, theksimi nacionalizmit turk, vlerësimi i përpjekjeve për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor, mendimi i mikpritjes dhe i shërbimit të njerëzve. E dyta është besimi dhe lidhja e personelit të institucioneve ndaj qëllimeve të punës dhe institucioneve. E treta, të bëjnë përshtypje organizimet dhe strukturat vendase joqendrore. Njerëzit që jetojnë në atë zone vendosin rreth nevojave që kanë dhe për punët që kanë më shumë përparësi. Nëse në atë zone është e nevojshme të ndërtohet një shkollë, ndërtohet një shkollë, nëse ka nevojë për një spital, ndërtohet një spital, nëse ka nevojë për një konvikt nxënësish ndërtohet një konvikt. Njerëzit që japin një kontribut për ndërtimin e tyre bëhen pjesë e punimeve. Përveç kësaj institucionet e hapura me motivimin e Gylenit në Turqi shquhen për cilësinë e lartë arsimore dhe edukative. Këtë mund ta shohim në shkolla, spitale, etj. Kjo cilësi rrit dhe motivacionin.
Në libër keni folur dhe për mendimet negative ndaj lëvizjes GYLEN. Sipas mendimit tuaj cili është burimi i frikës dhe mendimeve negative ndaj lëvizjes Gylen? A keni hasur në ndonjë gjurmë e cila mbështet shqetësimet dhe dyshimet e tyre?
Shumica e personave të cilët mbajnë një qëndrim kritik ndaj lëvizjes Gylen mendojnë se qëllimi i Fethullah Gylenit është të zhdukë mendimin e laicizmit. Pasi kam lexuar me qindra fletë nga librat e Gylenit dhe pasi kam folur me më shumë se 100 persona mund të them këtë gjë : në gjithë artikujt dhe librat që kam lexuar nuk kam gjetur apo hasur në ndonjë gjurmë e cila të mbështesë qëllimin e Gylenit në ndryshimin e regjimit shtetëror. Përkundrazi Gylen dhe mbështetësit e tij në shumicën e rasteve preferojnë të mos hyjnë në një diskutim të tillë politik. Prandaj ashtu siç nuk kanë krijuar organizata politike po ashtu nuk janë përfshirë as në sipërmarrje të cilat të ndryshojnë strukturat politike. Në vend të një lëvizjeje politike lëvizja Gylen ka zgjedhur të jetë një lëvizje shoqërore. Si një lëvizje e tillë ajo përpiqet t’i motivojë njerëzit në rrugën e mirëkuptimit, tolerancës dhe zhvillimit shkencor.
Cili është roli i shoqërive të cilat i mirëpresin institucionet e hapura nën ndikimin e Gylenit si të zotët e shtëpisë? P.sh në librin tuaj keni folur edhe për aktivitetet e njerëzve të afërt me lëvizjen Gylen në Amerikë…
Nëse më lejoni dua t’ju flas për dy grupe që i njoh nga afër. Njëri prej tyre është në Houston ndërsa tjetri në Melbourne të Australisë. Instituti i dialogut ndërfetar në Houston për një kohë të shkurtër është bërë një nga institucionet më të suksesshme të vendit. Me anë të simpoziumeve të organizuara, drekave dhe aktiviteteve kulturore ky institucion ka arritur të mbledhë në një vend njerëz të besimeve dhe mendimeve të ndryshme. P.sh çdo vit në muajin e Ramazanit organizohet një iftar në të cilin marrin pjesë afërsisht 300 të ftuar të besimeve dhe feve të ndryshme. Përveç kësaj çdo vit organizohet një drekë në të cilin diskutohet rreth një teme të caktuar dhe ku marrin pjesë njerëz të feve të ndryshme. Në të njëjtën kohë anëtarët e këtij instituti kanë krijuar lidhje të ndryshme me njerëz të shtresave të ndryshme nga qyteti. Kjo miqësi thellohet edhe më tepër kur shoqërohet me darkat e shtruara në shtëpitë e miqve. Gjatë stuhisë Ike grupi Gylen ftoi banorët e qytetit të cilit i ishte ndërprerë energjia elektrike të qëndronin në qendrat e tyre. Njerëzit e dëmtuar nga stuhia qëndruan me ditë të tëra në qendrat e këtij institucioni. Lëvizja Gylen ndoshta kishte luajtur rolin më të rëndësishëm në fillimin e njohjes së myslimanëve në mënyrë të drejtpërdrejt nga ana e banorëve të qytetit Houston. Ndërsa vitin e kaluar gjatë një vizite në Melbourne pata rastin të vëzhgoj disa institucione tjera. Veçanërisht guvernatori i zonës Victoria tha fjalët më të mira për këta institucione. Guvernatori theksoi se institucionet e hapura nën ndikimin e Gylenit jo vetëm që kanë ndikuar në arsim por edhe në arritjen e paqes dhe harmonisë në këtë zone. Guvernatori ishte ndikuar shumë veçanërisht nga përpjekjet e institucioneve të cilat në bashkëpunim me policinë po luftojnë për parandalimin e krimit në mosha të vogla.
Pare nga ky këndvështrim çfarë mund të mësojnë lëvizjet e tjera shoqërore nga lëvizja Gylen?
Që nga studimi i Rosabeth Kanterit bërë në vitin 1970'lerde i cili bëri bujë si një nga veprat e shkencave sociale, shkencëtarët socialë kanë treguar për ndikimin e lëvizjes tek anëtarët e grupit, për sakrificën dhe bujarinë e treguar në realizimin e qëllimeve të grupit dhe sa e forte është lidhja dhe besnikëria e anëtarëve ndaj grupit. T’i përkasësh një grupi që i shërben shoqërisë jo vetëm që i jep një kuptim tjetër jetës së individit por në të njëjtën kohë formon identitetin e tyre. Formime të tilla në vend që të largojnë anëtarët nga grupi mundësojnë një lidhje edhe më të forte me grupin. Sa më shumë që anëtarët të ndihen pjesë e një grupi aq më shumë rritet edhe lidhja përkatëse. Organizatat shoqërore duhet t’i motivojnë anëtarët e grupit në mënyrë që të jenë aktive dhe të sakrifikojnë për të. Duke mos mbetur vetëm në dhënien këshillave dhe predikimit lëvizja Gylen është një lëvizje e cila u tregon njerëzve sesi mund të realizojnë aktivitete dhe si mund të krijojnë institucione të suksesshme. Veçanërisht mbështetja e këtyre projekteve nga ana e grupeve vendase përbën një sukses të madh. Vullnetarët e lëvizjes Gylen përgatisin projekte në lidhje me kërkesat dhe nevojat e vendit në të cilin ndodhen. dhe kjo sipas mendimit tim shpjegon dhe faktin e përhapjes së lëvizjes në njëqind shtete dhe në pesë kontinente.
Kjo pyetje do jetë pak brenda linjave akademike. Nëse marrim parasysh faktin se në vitet e ardhshme do ketë dhe akademikë të rinj të cilët do kenë dëshirë ta studiojnë në mënyrë më të hollësishme lëvizjen Gylen kam dëshirë t’ju pyes diçka: në studimin tuaj keni përdorur teorinë ‘resource mobilization’ mobilizimi i burimit, e cila përdoret shpesh në literaturën e lëvizjeve shoqërore. Sipas jush a ka teori tjera të cilat shërbejnë për të kuptuar lëvizjen Gylen?
Unë e vlerësoj lëvizjen Gylen si një shembull dhe model i mire në mes të lëvizjeve fetare në botë. Ditët e sotme ka shumë lëvizje të rëndësishme shoqërore të organizuara nga shoqëritë emigruese të cilat kanë për qëllim të përhapin lëvizjet fetare. Lëvizja Gylen tashme është kthyer në një lëvizje globale dhe si e tillë paraqet mundësi të rëndësishme në kuptimin dhe analizimin e lëvizjeve të tilla globale. P.sh duke studiuar lëvizjen Gylen mund të kuptojmë sesi këta lëvizje globale arrijnë të përshtaten me ambientet vendase, sociale, ekonomike dhe politike, koordinimin ekonomik të lëvizjeve globale dhe reagimet e njerëzve vendas të zonave të ndryshme ndaj këtyre lëvizjeve. Për të kuptuar më mire lëvizjet shoqërore lëvizja Gylen mund të paraqesë një mundësi të re.
Së fundi çfarë mendoni për të ardhmen e lëvizjes Gylen ?
Për mendimin tim kjo lëvizje do vazhdojë të zhvillohet dhe forcohet në linja globale. Dhe ja ku janë arsyet e këtij mendimi:
- Për sa kohë turqit do vazhdojnë të jetojnë jashtë vendit, njerëzit që janë njohur me lëvizjen në Turqi do përpiqen ta transmetojnë këtë lëvizje dhe projektet e saj në diasporë.
- Në një botë të globalizuar njerëzit e grupeve të ndryshme etnike dhe fetare do i kushtojnë rëndësi bashkëjetesës dhe dialogut, komunikimit mes njëri-tjetrit. Lëvizja Gylen në këtë pike përbën një rol shumë të rëndësishëm për ato të cilët kërkojnë një botë plot paqe dhe harmoni. Shumë të rinj nga zona të ndryshme të botës të cilët janë shkolluar në institucionet arsimore të Gylenit sot janë në hapat e pare të karrierës së tyre. Sa më shumë që shtohet ky grup aq më tepër do ndihet dëshira e përhapjes së mendimeve paqësore të Gylenit dhe e institucioneve cilësore.
- Në të njëjtën kohë shkollat Gylen vazhdojnë të jenë një burim frymëzimi për njerëzit përsa i përket arsimit të cilësisë së lartë në shkallë botërore. Me kalimin e kohës mund të parashikojmë se këta shkolla do përhapen edhe më shumë.
- Edhe nëse në të ardhmen Lëvizja Gylen do përballet me goditje politike dhe me kufizime në Turqi, duke qenë një lëvizje globale ndërhyrje të tilla kufizuese nuk do të mund të ndalin rritjen e saj e cila do vazhdojë të forcohet përtej kufijve të Turqisë. (Taha Asım Yılmaz)
- Publikuar më .