Këshilli i Evropës: “Po e ndjekim të shqetësuar.”

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kësaj here ka qenë edhe Këshilli i Evropës që ka kritikuar ashpër përpjekjet e qeverisë turke për ta shpallur Lëvizjen “Hizmet” si organizatë terroriste.

Në deklaratën e lëshuar prej Këshillit të Bashkimit Evropian thuhet: “BE po e ndjek me vëmendje dhe shqetësim përfshirjen e lëvizjes “Hizmet”, e frymëzuar prej dijetarit islam Fethullah Gylen me vendbanim në ShBA, në listën e organizatave terroriste nga ana e Këshillit Kombëtar të Sigurimit. Akuzat e pretenduara duhen shqyrtuar prej një procesi të mirfilltë gjyqësor.”

Këshilli i Evropës u shpreh se janë “tejet të shqetësuar” prej këtij vendimi. Kësisoj, pas Shteteve të Bashkuara, kësaj here ka qenë edhe Bashkimi Evropian që deklaroi përkundër pretendimeve të qeverisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, se nuk e konsideron si organizatë terroriste Lëvizjen Gylen.

Zëdhënësja e Këshillit të Evropës, Maja Koçijançiç u shpreh ndër të tjera se si vend kandidat, Turqisë i është kërkuar vazhdimisht që të kujdeset për arritjen e standardeve sa më të larta demokratike në vend. Pasi është e pamundur që një vend që hap negociatat me Bashkimin Evropian të mos sigurojë të drejtat e njeriut sipas Marrëveshjes Evropiane për të Drejtat e Njeriut që është nënshkruar.

Qysh prej nxjerrjes në dritë të aferës korruptive më të rëndë në Turqi, të 17 dhjetorit të vitit 2013, qeveria e drejtuar vijimësisht prej Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim është përpjekur ta mbulojë duke hedhur akuza për organizim terrorist nga ana e Lëvizjes “Hizmet”. Raportet e hartuara, si nga Këshilli i Evropës, si nga Parlamenti Evropian e kritikojnë mjaft ashpër qeverisjen e kësaj partie, e cila e mbylli krejtësisht procesin hetimor lidhur me këtë skandal. Madje, në raportin e përgatitur në muajin prill, që ishte edhe një nga raportet më të rënda në historinë e marrëdhënieve, Presidenti turk kritikohej mjaft ashpër dhe drejtpërsëdrejti.

“Bashkimi Evropian mendon se sjellja vazhdimisht në rend të ditës e këtyre shqetësimeve nga ana jonë përbën një element themelor përsa i përket dialogut konstruktiv që duhet të vijojë i shëndetshëm mes nesh dhe Turqisë, - e mbylli fjalën e saj zëdhënësja Koçijançiç.

As Gjermania, as Shtetet e Bashkuara nuk e shohin si organizatë terroriste

Përkundër përpjekjes dhe ndërhyrjeve të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Këshillin Kombëtar të Sigurimit apo në Këshillin e Ministrave, për ta deklaruar Lëvizjen “Hizmet” si organizatë terroriste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi përmes zëdhënësit të ministrit të Punëve të Jashtme, Xhon Kirbi, “se nuk e vlerësojnë si të tillë këtë lëvizje.”

Pyetjes së drejtuar prej një gazetari në konferencën për shtyp që u mbajt ditën e mërkurë, se Turqia e ka shpallur Lëvizjen Gylen si organizatë terroriste dhe përderisa ai jeton në Amerikë, cili do të jetë qëndrimi që do të mbajnë Shtetet e Bashkuara në një situatë të këtillë, a e mbështesin ata këtë lëvizje apo e cilësojnë si organizatë terroriste. Përgjigja e Kirbit nuk linte hapësirë për ekuivoke: “Lëvizja Gylen nuk është përkufizuar si organizatë terroriste e huaj.”

Po ashtu, edhe qeveria gjermane, në një pyetje që i qe drejtuar një muaj më parë, pati theksuar se Lëvizja Gylen nuk është një lëvizje terroriste. Pavarësisht deklaratave të bëra kohëve të fundit nga qeveria turke, Berlini është i vendosur në vlerësimin e tij për këtë lëvizje dhe nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi në qëndrimin e tij.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.