"Lëvizja e Hizmetit" u bë model për mbarë botën islame; të hidhërojnë tërë këto përgojime"
Në forumin e intelektualëve turko-arabë, të mbledhur në Stamboll, morën pjesë rreth tridhjetë emra intelektualësh mëse të njohur, të cilët u bënë pjesë e mjaft diskutimeve, ku u arrit në mendimin e përbashkët se shteti është një koncept që nuk duhet hyjnizuar, dhe se, fatkeqësisht, kjo është sprova, të cilën e kanë humbur të gjithë politikanët myslimanë.
Prof. Semir Budinar: Lëvizja e Hizmetit, me veprimtaritë e saj, ka shpërfaqur një shembull për mbarë botën islame.
Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Afrikës, Hasan Mekki, u shpreh se, Fethullah Gyleni vuri në pah një model, i cili do të përmirësonte, si gjendjen e popullit, ashtu edhe të shtetit, pa u përfshirë as fare pak në kundërshti me këtë të fundit.
Dr. Xhemal Seferti: Kjo lëvizje ka kryer shumë hizmete të mëdha. Përgojimi i emrit të Lëvizjes së Hizmetit prej vetë qeverisë është paksa hidhëruese.
Ata diskutuan gjithashtu rreth përballjes së shoqërive myslimane me qeveritë respektive dhe zhvillimet e ndryshme politike që kanë ndodhur në to. Këta akademikë ishin të gjithë në një mendje se shteti është një koncept që nuk duhet hyjnizuar dhe se të gjitha qeveritë respektive të shoqërive myslimane, fatkeqësisht, e kanë humbur këtë sprovë.
Ky forum u organizua prej dy revistave të njohura "Turkish Review" dhe "Hira". Në të nuk u lanë pa diskutuar gjerë e gjatë shumë çështje rreth pozicionit që shteti duhet të zërë në shoqëritë myslimane. Pjesëmarrësit theksuan, se ndërsa qeveritarët e sotëm duhet të jenë ata që t'i japin formë shtetit, shteti është duke u dhënë formë atyre. Studiuesi dhe shkrimtari sirian dr. Xhemal Seferti u shpreh, se përgojimi i "Lëvizjes së Hizmetit" është tejet hidhëruese.
Sipas një lajmi të publikuar prej gazetës "Zaman", studiuesi tunizian Dr. Ahmed Kalul u shpreh se, në Islam nuk ka asnjë rregull që të përcaktojë rrugën e qeverisjes së një vendi. z. Kalul, që njëkohësisht kryen edhe detyrën e këshilltarit të kryeministrit tunizian, tha se duhet të jetë vetë umeti ai që e përcakton mënyrën e qeverisjes në përputhje me kohën dhe kushtet e parapara prej saj. Ndërsa rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Afrikës, z. Hasan Meki, u shpreh se nëse gjatë qeverisjes së një vendi mbështetesh pas ideologjive, atëherë të gjitha frytet e punës do të jenë përkundër interesave të shoqërisë. Mekki vërejti, se përgjatë gjithë historisë së Islamit është parë gjithnjë një përballje e vazhdueshme mes popullit dhe qeverisë, por ishte pikërisht mendimtari Fethullah Gylen ai që, pa u kundërvënë aspak me qeverinë, vuri në pah modelin e përparimit të shtetit dhe shoqërisë njëkohazi.
Mekki gjithashtu përdori shprehjen, "Gyleni arriti të përputhte dikotominë qeveri-shoqëri pa hyrë në kurrfarë përpjekjeje anarkike." Poashtu, profesori i Sociologjisë nga Maroku, Semir Budinar, u shpreh se, Lëvizja e Hizmetit ka dhënë një kontribut të veçantë në realizimin e ëndrrave të botës islame. Ai nuk mohoi gjithashtu, se shumëllojshmëria e aktiviteteve të kësaj lëvizjeje shpërfaqi një shembull për mbarë botën islame në përgjithësi. Një tjetër personalitet akademik, pjesëmarrës në këtë forum, ishte edhe studiuesi dhe shkrimtari sirian Dr. Xhemal Seferti, i cili theksoi se, "kjo lëvizje ka kryer mjaft shërbime të vyera. Është hidhëruese që qeveria turke ta përkeqësojë emrin e saj kësimënyre. Një qeveri e nisur me premisa myslimane nuk duhet kurrsesi që të kërkojë dëmtimin e atyre që mund të mos mendojnë njësoj me ta." Profesor Muhammed Babaammi, i cili vinte nga Algjeria, u shpreh se është e pamundur dinamikat e kësaj lëvizjeje të shpjegohen nëpërmjet disa klasifikimeve të thjeshta sociologjike. Kurse Prof. dr. Safvet Haliloviç nga Bosnje-Hercegovina u shpreh se lëvizja, në këto vitet e fundit, është bërë shkak për arritjen e disa shërbimeve, të cilave është paksa e vështirë që t'ua gjesh shembullin në historinë e Islamit.
"PO BËHEN PËRPJEKJE QË BASHKËSITË FETARE TË LIDHEN MEDOEMOS PAS QEVERIVE"
Ali Bullaç, analist i të përditshmes "Zaman", u shpreh se megjithëse politikanët myslimanë erdhën në qeveri me synimin për t'i dhënë një formë të re shtetit, duke përfituar ndoshta prej mirësive të pozicionit të tyre, u kthyen edhe vetë në nga një pjesë të shtetit. Pasi vërejti se gabimi i myslimanëve të Turqisë ishte kërkimi i qeverisë për hir të qeverisjes, ai u ndal paksa te qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ku theksoi një tjetër gabim të tyre, që kishte të bënte me kërkimin për t'i lidhur medoemos me shtetin të gjitha bashkësitë fetare që vepronin të pavarura prej saj. Ky analist, i cili nuk la pa përmendur se kjo lloj qeverisjeje e ndotur prej politikanësh myslimanë ka shtyrë që urrejtja ndaj fesë në radhët e pjesës laike të shoqërisë të shtohet akoma edhe më, u shpreh se janë pikërisht ato "forcat e vjetra", të cilat duke përdorur çështjen e korrupsionit, po përpiqen që t'u japin fund të gjitha bashkësive fetare, pikërisht edhe me ndihmesën e partisë në pushtet.
"KUSH QËNDRON GJATË NË PUSHTET, FILLON TË BJERRET NË DEMOKRACI"
Shefi i departamentit të Filozofisë Islame në Universitetin e Kairos, Muhamed el-Sharkavi, duke u shprehur edhe, se në vendet myslimane, fjala "Islam" po përdoret pikërisht për t'i mobilizuar masat e mëdha të popullit, dhe me ndihmën e sistemit demokratik mund të vijnë shumë lehtësisht në pushtet, ai vërejti se, sa më shumë që të qëndrojnë në qeverisje, qeveritë e tyre fillojnë të bjerren prej demokracisë, e kësodore fillojnë që vlerat islame dhe demokratike t'i nxjerrin në plan sa më mbramë". Marrëdhëniet mes popullit dhe shtetit duhet të rishihen edhe njëherë nga fillimi në mbarë botën islame. Prof. asoc.dr. Ihsan Yilmaz u shpreh se Turqia "nuk qe një model për të gjitha shtetet myslimane, por thjesht një përvojë për t'u nxjerrë mësim".
- Publikuar më .