NYT mbi kërkesën e Erdoanit për ekstradimin e Gylenit: Përpjekje e pagdhendur dhe cinike
Bordi editorial i The New York Times publikoi ditën e premte një artikull të titulluar: “Lëreni Erdoanin të përballet vetë me sfidat e tij”, ku e përkufizon përpjekjen e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan për t’i kërkuar SHBA-ve të ekstradojnë dijetarin mysliman Fethullah Gylen si “asgjë më shumë se një përpjekje e pagdhendur dhe cinike për të shfrytëzuar ligjin dhe aleancën e Turqisë me Shtetet e Bashkuara për larje hesapesh politike”.
Gjatë një interviste dhënë Charlie Rose në televizionin publik amerikan PBS, të transmetuar ditën e hënë në mbrëmje, se SHBA-të duhet ta ekstradojnë Gylenin.
“Disa ekspertë thonë se nuk ka baza ligjore për një kërkesë të mundshme ekstradimi, pasi nuk ka akuza apo ndonjë çështje ligjore kundër Gylenit, i cili zotëron një status të përhershëm rezidence në SHBA, ku dhe ka jetuar në Pensilvani në rurale që prej vitit 1997,” - shkruan “The New York Times”
Gazeta thotë, se që SHBA-të të miratojnë një kërkesë ekstradimi, personi në fjalë duhet të akuzohet për një krim të njohur nga të dy juridiksionet, si dhe duhet të ketë një bindje të ndërsjellë të arsyeshme se personi e ka kryer krimin. “Duket e pamundur që këto kushte të ekzistojnë. Uashingtoni nuk e ka konsideruar kërcënim Gylenin, pasi në të kundërt ai nuk do ta kishte pasur mundësinë për të qëndruar në vend,” - shtoi ajo.
Kur Rose e Pyeti kryeministrin Erdogan, nëse ai besonte se SHBA-të do ta pranojnë kërkesën e Turqisë për ekstradim, ai u përgjigj, se ai shpreson ta shikojë të ndodhë diçka e këtillë. Kryeministri më pas shtoi me ngut, se të paktën, SHBA-të duhet ta dëbojnë Gylenin.
Erdogan bëri me dije se dijetari islamik ka të drejtën të banojë përherë në SHBA në saje të asaj çka njihet si green card, e cila po ashtu i jep Gylenit të drejta ligjore në SHBA. Kryeministri po ashtu u shpreh, se qeveria e tij e kishte anuluar pasaportën turke të Gylenit, por nuk përmendi arsyet përse.
Ditën e martë, kur u pyet nga një reporter pas takimit të grupit parlamentar të partisë nëse do të fillonte apo jo një proces zyrtar, me anë të të cilit të kërkonte ekstradimin e Fethullah Gylenit nga Shtetet e Bashkuara, Erdoani u përgjigj: “Po do të fillojë”. Kjo nuk është hera e parë që Erdogan e ka ngritur çështjen e ekstradimit të këtij mendimtari. Duke folur në një televizion turk në muajin mars, Erdogan tha, se gjatë një bisede telefonike, që kishte pasur me Presidentin Obama në datën 19 shkurt, ai i kishte kërkuar presidentit amerikan që Gylen të ekstradohej ngase përfaqëson kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë. Erdogan deklaroi se Obama e kishte shikuar “pozitivisht” kërkesën dhe ishte përgjigjur duke thënë: “E mora mesazhin”.
Në një deklaratë të pazakontë, Shtëpia e Bardhë e akuzoi atëherë Kryeministrin Erdogan për keqinterpretim të përmbajtjes së bisedës telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara tëë Amerikës. Gylen jeton në ekzil të vetë-imponuar në SHBA, megjithëse nuk ka asnjë pengesë ligjore, e cila ta privojë atë nga një rikthim i mundshëm në Turqi. Pak pasi shkoi në SHBA, në vitin 2000, ai qe akuzuar edhe njëherë më parë për krijim të një organizate të paligjshme në Turqi, megjithatë edhe atëherë qe shpallur përfundimisht i pafajshëm në vitin 2008.
“Deri më tani, administrata Obama ka refuzuar të komentojë publikisht mbi këtë çështje, e cila ka potencialin të shkaktojë tensione të reja serioze dhe të panevojshme me Turqinë. Do të ishte abuzim me ligjin e ekstradimit ta përdorësh atë për arsye politike. Erdogan duhet të përballet vetëm me sfidat e tij politike,” – janë fjalët me të cilat e mbyll artikullin e saj The New York Times.
- Publikuar më .