Parathënie

Një intelektual me një karizëm të veçantë shpirtërore, një shkrimtar dhe poet pjellor, Fethullah Gylen është një studiues jashtëzakonisht efektiv dhe popullor i Islamit në tre dekadat e fundit. Shumë studentë dhe të diplomuar në kolegje dhe universitete, si edhe publiku i përgjithshëm turk, janë tërhequr nga mesazhi i tij i tolerancës dhe mëshirës përmes edukimit dhe vetëpërmirësimit. Përpjekjet e tij për të arritur këtë qëllim të lartë që e kanë zanafillën e tyre modeste në Turqi, tani kanë pushtuar globin dhe përfshijnë njerëz nga shumë fusha të ndryshme të jetës.

Baza e mesazhit të tij konsiston në bashkimin e besimit fetar me edukimin shkencor modern për të krijuar një botë më të mirë bazuar në aktivizmin pozitiv, altruizmin, dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, në dëshirën për t'u shërbyer të tjerëve dhe, si rrjedhim, për të fituar pëlqimin e Zotit. Gyleni ia ka kushtuar karrierën e tij ngulitjes tek njerëzit të konsideratës se feja e vërtetë predikon dashurinë, tolerancën, mendjegjerësinë, mëshirën, seriozitetin në punë, paqen dhe shumë vlera të tjera që e drejtojnë një person nga virtyti dhe përsosja. Dhe ai beson se bashkimi i dy formave të edukimit të përmendura më sipër e mundëson një person që të kuptojë më mirë zbulesën hyjnore për njerëzimin ose atë çka dashur t’i komunikojë Zoti njerëzimit nga ana e Tij. Miliona njerëz që besojnë në idetë dhe qëllimet e F. Gylenit, e kanë gjetur vetveten në fushat e edukimit dhe në aktivitetet e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor përmes organizatave joqeveritare. Veprimtaritë e tyre janë mbështetur nga qindra institucione të suksesshme, nga biznesmenët turq që i kanë kaluar kufijtë e vendit të tyre me qëllim që të financojnë dhe hapin kolegje dhe universitete në shumë vende të tjera me objektiv të kufizuar në edukimin modern dhe dobitë që vijnë prej tij. Të tjera shkolla janë hapur në Amerikë dhe Europë.

Ky libër na e shfaq Gylenin përmes një biografie të shkurtër, në një përmbledhje të shkrimeve të ndryshme të tij që pasqyrojnë këndvështrimin e tij për edukimin modern dhe rëndësinë e tij dhe si është shfaqur F. Gyleni në media. Ky libër nuk synon të japë një përshkrim të përgjithshëm të jetës dhe ndikimit të F. Gylenit mbi miliona njerëz por, më saktë, ai synon t'u shërbejë si një propozim atyre që dëshirojnë të kenë një kuptim më të mirë të mesazhit të Gylenit dhe çfarë ka realizuar ai gjatë viteve.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.