Përgatitja e fëmijëve të shumanshëm

Nëse duam që fëmijët t'i kemi të guximshëm, me zemër, du­het të mos i frikësojmë me vampirë, diva, xhindë dhe pe­ri. Ata duhet t'i rrisim e përgatisim të fuqishëm, me një qën­dresë të brendshme që të mund t'u kundërvihet të gjitha ne­gativiteteve!

Nëse duam që fëmijët të na bëhen besimtarë, duhet që, në të gjitha gjendjet tona, nga të gjitha sjelljet dhe veprimet gjer te ndjeshmëria në çështje të caktuara, nga buzëqeshjet gjer te më­nyra si biem e ngrihemi, nga devocioni i thellë në adhurimet e gjer te dhembshuria e thellë ndaj të tjerëve, ta tregojmë hapur se i besojmë Allahut, në mënyrë që ndjesitë e fëmijëve tanë të mbushen me këto gjëra. Po, ne duhet të jemi ashtu siç duan të na shohin ata dhe duhet të shma­n­gemi nga sjelljet që do të na e rrëzonin vlerën në sytë e tyre!

Duhet të përpiqemi gjithmonë që në sytë e tyre të jemi të mëdhenj e të çmuar në mënyrë që fjalët që themi, të gjejnë ref­lektim në zemrat e tyre e që të mos tregojnë reaksion ndaj kër­ke­save tona. Nga ky kënvështrim, mund të thuhet se etërit e shpenguar mund të bëhen, shumë shumë, shokë për fëmijët e tyre, por kurrsesi mësues, edukatorë, pra dhe nuk mund t'i edu­kojnë ata siç dëshirojnë!

Shtëpitë tona duhet të kenë gjithmonë pamjen e një shkolle, një faltoreje, një vendi edukimi, në mënyrë që, du­ke ua ngopur atyre zemrën e shpirtin, të mos lejojmë që të bëhen robër e skllevër të dëshirave të ulta.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.