Fëmija

Ç'vlerë të ketë fara për vazhdimësinë e llojit dhe brezit të një peme, po atë vlerë ka edhe fëmija për vazhdimësinë e llojit dhe brezit të njeriut. Kombet që i lënë pas dore fëmijët, janë të dë­nuar të shemben, kurse kombet që i braktisin ata në duar të huaja e në ndikimin e kulturave të huaja, janë të dënuar të hu­mbin origjinën!..

* * *

Brezi që e përbën pjesën më aktive e më produktive të një kombi në çdo tridhjetë-dyzet vjet, janë fëmijët sot. Ata që i sho­hin fëmijët si të vegjël e të pavlerë, duhet ta kuptoj­në dhe të rrë­qethen se sa me mendjelehtësi e morën një element të rëndë­si­shëm në jetën e një kombi!

* * *

Përgjegjësit e të keqes që duket në brezat e sotëm, paaf­të­sinë e vëzhguar në një pjesë administratorësh dhe shqetë­simeve të hequra si komb, janë elementët sundues të tri­dhjetë vjetëve më parë. Edhe fatkeqësitë apo vlerat e një çerek shekulli më vonë do t'u përkasin atyre që e kanë në dorë arsimimin dhe edukimin e brezave të sotëm.

* * *

Çdo komb që kërkon ta marrë nën garanci të ardhmen e vet, duhet t'i shpenzojë një pjesë mundësish sa energjitë dhe koha që ka për të shpenzuar majtas e djathtas, për për­gatitjen e fëmijëve, njerëzve të mëdhenj të së nesërmes.

* * *

Mjeranët, ngatërrestarët, sarhoshët, anarkistët, të drogua­rit, morfinomanët, të cilët konsiderohen sot si fytyra e zezë e sho­qërisë, janë fëmijët, edukimin e të cilëve e lamë pas dore dje... S'e di, a jemi vënë të mendojmë ndonjëherë se ç'lloj njerëzish do të na i mbushin rrugët nesër si pasojë e indife­rentizmit tonë të sotëm?

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.