Koncepti moral i Gylenit, një model i suksesshëm në edukim
Në konferencën me titull "Shërbim njerëzimit: Arsimimi dhe Morali", organizuar javën e kaluar në Frankfurt nga Instituti i Dialogut Ndërkulturor në bashkëpunim me Universitetin e Teologjisë dhe të Filozofisë Sankt Geoegen, u analizua koncepti dhe këndvështrimi mbi moralin dhe shpirtëroren e Lëvizjes së Vullnetarëve, njohur ndryshe si Lëvizja Gylen, dhe ndjekësve të Ignatius Loyola, të njohur si jezuitë. Në konferencën e zhvilluar në Shkollën e Lartë Sankt Georgien morën pjesë shumë profesorë, akademikë dhe përfaqësues të medies.
Që nga data kur është themeluar Universiteti i Teologjisë dhe i Filozofisë në Frankfurt, për herë të parë u zhvillua një program në të cilin morën pjesë të krishterë dhe myslimanë. Në Shkollën e themeluar 84 vjet më parë u analizua botëkuptimi moral i dy lëvizjeve të cilat kanë hapur shkolla në rang botëror, Lëvizjes Gylen dhe jezuitëve të njohur si ndjekësit e të njohurit Ignatius Loyola.
Në fjalën e tij të hapjes drejtuesi i grupit World Media Group, Abdullah Aymaz pohoi se është shumë i rëndësishëm fakti që Shkolla e Lartë e Teologjisë dhe Filozofisë Sankt Georgen pret për here të parë njerëz të besimeve të ndryshme dhe mundëson një ballafaqim të mendimeve. Duke pohuar se lëvizja e cila njihet si "hizmet-shërbim", operon dhe përpiqet për arritjen e paqes dhe sigurisë mes njerëzve, Abdullah Aymaz shtoi: "Arsimi nuk kufizohet vetëm me dhënien e njohurive. Kërkohet dhe pak sakrificë dhe vetëmohim. Njerëzit e Anadollit sakrifikuan dhe dhanë diçka nga shpirti i tyre. Dhe kështu ata u përhapën në të katër anët e botës. Punojnë për të zgjidhur problemet."
Abdullah Aymaz theksoi se në konferencën me titull "Shërbim njerëzimit: Arsimimi dhe Morali" ka vënë re shumë pika të përbashkëta mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe shtoi se: "Këto lloj dialogësh janë hapa shpresëdhënës përsa i përket paqes dhe sigursië."
Duke prezantuar themelet e Lëvizjes Gylen me konceptin 'hizmet', analisti i gazetës Zaman Sulejman Bag nënvizoi dhe një herë se 'hizmet' nuk është një lëvizje që ka lidhje me termat 'Injorancë', 'Varfëri', 'ndarje' por një lëvizje e cila pasqyron 'Kënaqësinë e Allahut' dhe 'sinqeritetin'.
Në fjalën e tij Bag theksoi se lëvizja mbështetet mbi bazën e vullnetarizmit dhe përpiqet të prodhojë zgjidhje rreth problemeve globale, sociale, të përditshme. Më pas ai vazhdoi me këta fjalë: "Është shumë impresionues fakti që lëvizja ka arritur sukses në aspektin laik. Duke u nisur nga Turqia me anë të shkollave të hapura në shtete të ndryshme lëvizja ka dhënë kontributin e saj në jetën demokratike të vendit. Pranimi dhe suksesi i saj jo vetëm në Turqi por edhe në shtete tjera si SHBA, Azia Qendrore, Afrikë, Lindje e Mesme, Ballkan dhe Europën Perëndimore, vende që zotërojnë besime dhe kultura të ndryshme, tregon universalizimin e saj.
Në konferencë gjithashtu u theksua se bazuar në këta ide lëvizja ka hapur shkolla në vende të ndryshme ku studiojnë nxënës të të gjitha besimeve, racave dhe këta shkolla nuk janë shkolla fetare.
Duke nënvizuar domosdoshmërinë e ndihmesës së të rinjve dhe forcimit të botës shpirtërore të tyre, përgjegjësi për edukimin fetar në shkollën jezuite Bonn Aloisiuskolleg, Dr. Philipp Görtz, u shpreh kështu: "Në shkollat tona ne u japim përgjigje pyetjeve të nxënësve rreth identitetit, kush janë dhe pyetjeve rreth botës shpirtërore." Këto shkolla të hapura në vende të ndryshme të botës mbështeten në mësimet e Krishtërimit dhe gjatë edukimit u mësohen dhe bazat e besimit. "Qëllimi i shkollave jezuite është njohja dhe mësimi i Perëndisë. Ne nuk japim vetëm edukim fetar por besimi është një nga principet bazë. Krahas mësimeve tjera nxënësit mësojnë dhe rrugët që të shpien tek Perëndia", u shpreh Dr. Görtz.
Ndërsa drejtuesi fetar i kolegjit Berlin Canisius Tobias Zimmermann deklaroi se edukimi përbën një rol të rëndësishëm në formimin e identiteti fetar, në shkollat jezuite adhurimet kryhen bashkë, bëhet transmetimi i mësimeve fetare dhe i ndjenjave të duhura për të qenë një njeri i mirë.
- Publikuar më .