• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Njё takim i rrallё me prijёsin e veçuar shpirtёror, Fethullah Gylen

Njё takim i rrallё me prijёsin e veçuar shpirtёror, Fethullah Gylen

Njё takim i rrallё me prijёsin e veçuar shpirtёror, Fethullah Gylen

Fetullah Gylen ёshtё njё prijёs shpirtёror-fetar nga Turqia, siç thonё disa, i disa miliona njerёzve nё Turqi dhe nё mbarë botёn, e poashtu drejtues i Lёvizjes Gylen. Rrjeti i ndjekёsve tё tij shtrihet nё mbarë globin, duke hapur institucione arsimore me perspektiva akademike nё thuajse 90 vende, pёrfshirё edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ashtuquajturi hoxhaefendi, apo mёsues i nderuar, u largua nga Turqia nё vitin 1998 pёr tё shmangur akuzat e ngritura nga qeveria turke pёr pёrfshirje nё aktivitete antisekulariste. Më pas, ai u vendos me banim nё Seilorsburg tё Pensilvanisё, ku vazhdon ende tё predikojё, të shkruajё dhe tё edukojё ndjekёsit e tij nёpёrmjet televizionit dhe internetit.

Ёshtё i sёmurё dhe nuk udhёton dot, megjithatë turqit sekularistё ende shqetёsohen pёr rritjen e ndikimit të tij nё rangjet e politikёs, aq sa pёr ta kthyer vendin nё një shtet fetar. Ai ështё i mirёnjohur nё Turqi dhe nё Azinё Qendrore, megjithëse nё Shtetet e Bashkuara ai mbetet ende njё mister.

Ky dijetar jeton i veçuar nё njё shtёpi nё Pokonos, ku ndiqet nga besimtarё, tё cilёt ndjekin mёsimet dhe lutjet, dhe ndikimi i tij nuk është i atillë siç u pëlqen kritikëve të tij që ta paraqesin. Shumё rrallё ndodh të japë intervista, por mua mё lejuan sё fundmi tё udhёtoj nё resortin e tij idilik nё trajtё rezidence, nё tё cilin Gyleni ka jetuar pёr rreth 14 vjet. Aty u takova me z. Gylen për të kryer këtë intervistë, transkriptin e së cilës do ta gjeni si më poshtë:

The Atlantic: Ёshtё shumё e rrallё tё bёsh njё intervistё me ju, pse ndodh kështu?

Fethullah Gylen: Unё jam rritur nё njё familje mjaft të thjeshtë, me njё temperament timin paksa tё turpshёm. Kёto tipe kёrkesash i pranoj nё shenjё respekti pёr ata qё mё kёrkojnё intervista tё tilla, pёrndryshe unё do tё preferoja tё jetoja njё jetё tё mbyllur vetёm me veten time.

Sapo pamё ambientet ku banoni, dhe vura re njё shtrat shumё tё vogёl, njё qilim dhe njё dhomё po tё vogёl. Pse qёndroni nё njё ambient kaq tё vogёl kur mund tё keni tё gjithё hapёsirёn që dёshironi?

E gjithё jeta ime ka kaluar nё tё tillё mёnyrё. Pёrgjatё viteve tё mia si student, dhe po ashtu edhe pas tyre, gjithnjё kam jetuar nё tё tilla hapёsira modeste. Kjo ndodh sepse unё dëshiroj tё jetoj si bashkëqytetarёt e mi; pasi e konsideroj veten nё mesin e tyre. Nё asnjё mёnyrё a kuptim nuk e konsideroj veten mё lart se ata. Gjithashtu, ajo ёshtё pjesё e pandarë e natyrёs sime. Unё besoj nё jetёn e pёrtejme. Unё besoj se ajo ёshtё jeta e vёrtetё, andaj nuk dua tё krijoj shumë lidhje me kёtё botё.

Vazhdoni tё jepni mёsime çdo ditё?

Mundohem, që me nxënësit e mi tё kaloj nga pak kohё çdo ditё, patjetër që pёr aq sa ma lejon shёndeti im. Ka ditë që ai ma pengon ta bëj diçka të këtillë, megjithatë dëshira ime është që t’i vazhdoja mësimet e mia me ta për aq kohë sa të jem gjallë.

Kam dёgjuar qё nuk keni nxënëse femra...

Nё Turqi, miqtё tanё janë duke zhvilluar njё program nё tё cilin studente femra ndjekin kurse teologjie me nivele diplomimi. Është pak vështirë që i njëjti sistem tё ndiqet edhe kёtu, megjithatë ka zonja tё cilat i ndjekin rregullisht këto mësime.

Sipas traditës islame, a nuk ёshtё roli i femrës i kufizuar vetëm me të qenit nënë?

Jo, nuk ёshtё. Ta vendosim mёnjanё pozicionin fisnik tё të qenit nënë, opinioni ynё i pёrgjithshёm mbi femrёn, duke u mbajtur parasysh edhe nevojat e saj tё veçanta, ёshtё qё tё bёhet e mundur pёr to qё tё marrin çdo rol, duke pёrfshirё profesionin e mjekeve, ushtarakeve, avokatisё, madje edhe tё presidentes sё njё vendi. Si njё realitet i jetuar përgjatë historisë, gratë myslimane kanë dhënë kontributin e tyre në shoqëri, në çdo aspekt tё jetёs. Pёrgjatё epokёs sё artё (duke iu referuar viteve tё jetёs sё profetit Muhamed (s.a.s.)), duke filluar nga Aishja, Hafsa dhe Umu Seleme (bashkëshortet e Profetit), ato kanё pasur vendet e tyre ndёrmjet juristёve, madje duke qenë disa herë edhe në pozicionin për t’u mësuar burrave.

Kur merren nё konsideratё kёto shembuj, ёshtё qartёsisht e kuptueshme qё ёshtё jashtё çdo norme ta kufizosh jetёn e femrёs duke ua ngushtuar atyre rrethin e aktivitetit. Fatkeqёsisht, sot, izolimi i gruas nga aktivitetet sociale nё disa vende; njё praktikё kjo qё rrjedh nga keqinterpretimi i burimeve islame, ёshtё bёrё subjekt i njё propagande mbarёbotёrore kundër Islamit.

Nёse ka ndonjё gjё qё do tё donit t’i thonit njerёzve tё kёtij vendi, tё cilёt nuk dinё shumё pёr ju, besimin dhe mёsimet tuaja, cili do tё ishte ai mesazh?

Nuk kam kurrfarë nevoje për tё promovuar veten time. Kurrё nuk kam kёrkuar qё tё njihem apo të dallohem nga njerёzit. Unё thjesht ndaj idetё që unë besoj me njerëzit që kam përreth. Nёse njerёzve u dukem dikush pёrtej kёsaj, ky ёshtё veçse gabimi i tyre. Por besimi im themelor ёshtё tё pёrhap paqe nё botё, duke ndihur njerёzit që t’i pakësojnё sa më shumë të jetë e mundur sjelljet negative me anё tё edukimit. Njё proverb arab thotё: “Nёse diçka nuk arrihet plotёsisht, nuk duhet braktisur pёrfundimisht.”

Çfarё mesazhi keni pёr amerikanёt, tё cilёt janё tё shqetёsuar nga numri i shkollave tё themeluara prej njerёzve të frymëzuar prej jush? Si mendoni qё reflekton ky ndikim në jetёn e edukatorit?

Para sё gjithash, mё lejoni qё tё sqaroj se unё personalisht kurrё nuk jam pёrfshirё nё themelimin e ndonjё shkolle. Ndikimi im, nёse ka diçka të tillё, ka qenё nёpёrmjet predikimeve, fjalimeve apo seminareve. Nёse kam ndonjё ndikim nё mesin e atyre njerёzve qё ma dёgjojnё fjalёn, e kam pёrdorur atё ndikim, a atё besim, pёr t’i inkurajuar që tё ngrenë institucione arsimore. Jam orvatur tё qartёsoj se ne mund ta arrijmё paqen dhe harmoninё nёpёr botё vetёm duke edukuar njё brez njerёzish qё lexojnё, mendojnё nё mёnyrё kritike, qё i duan njerёzit dhe qё ofrojnё vlerat e tyre nё shёrbim tё njerёzimit.

Ju nuk kёrkoni vёmendje, por ju ishit njё nga 100 personalitetet e publikuar nga revista TIME, i quajtur si zё i moderuar qё në fakt, ёshtё i nevojshёm. Pse? Dhe çfarё tjetёr mund tё bёjnё zёrat e tjerё tё moderuar qё tё dёgjohen sot?

Edhe pse ka zёra tё moderuar rretheqark botёs, ndonjёherё ёshtё e vёshtirё qё tё arrihet njё konsensus ndёrmjet tyre. Ndoshta ç’ёshtё mё e mira, ёshtё tё jesh shembull për të tjerët. A mund tё jetё Turqia shembull nё kёtё aspekt? A mund tё jetё kjo Lёvizje, apo ky komunitet njё shembull? Unё besoj qё nёse ne pёrballemi dhe pyesim veten tonё, ndoshta se pёrse nuk kemi mundur tё bёhemi njё shembull i mirё dhe tё prezantojmё plotёsisht vlerat tona, ёshtё se nuk ka pasur ndonjё interes apo simpati nё botё. Por ne shpresojmё, qё me dёshirёn e Zotit, kjo gjё do të ndodhё. Kёto mendime nuk kanë qenë shumë tё mirëpritura as nё Turqi, por tani kanë filluar që të pёrhapen dalëngadalё. Nёse e mbani mend, para 20 vjetёsh, kur thashё qё demokracia ishte njё proces nga i cili nuk do tё kishte mё kthim, disa organizata mediatike qё tani janё mbёshtetёse tё qeverisё sё tanishme, ishin shumё skeptike dhe mё kritikuan mjaft ashpёrsisht.

Mё parё thatё qё nёse jeton nё një demokraci ku ke liri tё plotё shprehjeje si mysliman, atёherё nuk ka nevojё pёr ndonjё tip tjetёr qeverisjeje. Cili ёshtё shembulli i tё qenit mysliman pa atё lirinё e shprehjes, dhe çfarё duhet tё bёjnё ata nё atё situatё?

Nё shumё vende të botёs, duke pёrfshirё Turqinё deri nё vitet 1950, myslimanёt nuk kanё pasur liri besimi. Madje edhe praktikat personale ishin tё ndaluara, dhe duhej që t’i kryenin ato fshehtazi. Mё kujtohet kur isha nё shkollёn fillore, rreth moshёs 6 vjeçare, kur po bёja lutjen e mbasdites pёrgjatё pushimit, si dënim, drejtori më pati kyçur nё bodrum. Kjo trysni ka qenë një realitet. Sot, nga njёra anё, disa myslimanё pёrballen me shtypje dhe si rrjedhojё kryejnё sulme tё ndryshmё vetёvrasёse. Feja nuk i fal apo shfajёson ata qё trysnojnë si pasojë e trysnisë. Nё ditёt e sotme, myslimanёt pёrballen me kushte shtypёse nё disa vende, dhe tё krishterёt nё disa tё tjera. Disa gjёra duan një kohё të caktuar. I gjithё njerёzimi duhet tё pёrqafojё njё sjellje paqёsore, por kjo mund tё arrihet vetёm me anё tё rehabilitimit tё shoqёrisë, brenda njё kohe konsiderueshëm tё gjatё. A mund ta arrijmё kёtё? Do tё bёjmё çfarё tё mundemi, dhe në bazë të qëllimit që kemi pasur, do të shpërblehemi edhe për ç’nuk është arritur që të realizohet.

Shumё njerёz ju duan, por ka dhe nga ata qё ju frikësohen. Disa duan qё tё ktheheni nё Turqi, ndёrsa disa tё tjerё frikёsohen nga ajo çfarë ju mund tё bёni po tё shkoni atje.

Unё nuk jam as i pari, e as i fundit tё krijoj sjellje dhe perspektiva tё tilla tё polarizuara. Ёshtё e vёrtetё qё pёrgjatё historisё, miq tё sё vёrtetёs, kanё pёrballur pengesa dhe armiqёsi, pёrfshirё kёtu edhe tё Dёrguarit e Zotit. Po t’i hedhim një vështrim kёsaj situate, duhet tё themi qё ndoshta nuk e kemi paraqitur apo shpjeguar veten nё mёnyrё tё saktё tek njerёzit. Kur reflektojmё mbi kёtё mund tё themi, ‘nёse ishim tё aftё ta bёnim tё qartё qё nuk ka asgjё pёr tё cilёn do shqetёsuar, atёherё ata nuk duhet tё ushqejnё armiqёsi kundrejt nesh’. Duhet t’ua japim tё tjerёve pёrfitimin e dyshimit. Nё tё gjithё botёn, ka shoqёri tё tёra që e pёrjetojnё paranojёn. Edhe në Turqi, njerёzit janё tё prekur nga ajo. Ne duhet tё veprojmё dhe tё paraqesim veten nё njё mёnyrё tё atillё qё shmang çdo mendim negativ apo dyshim. Por duhet tё pranojmё gjithashtu idenё, se disa njerёz kanё sjellje tё ngurtërsuara dhe nuk mund tё ndryshojnё lehtësisht. Pra, nuk ёshtё e mundur qё tё lavdёrohesh e tё duhesh nga të gjithë nё tё njejtin nivel.

Disa deklarata të nxjerra prej predikimeve tuaja qё shqetёsojnё hebrenjtё apo Izraelin, janё përkapur si anti-semite. Cili ёshtё reagimi juaj ndaj kёsaj?

Kёtё mund ta shohim nga disa kёndvështrime. Sё pari, ёshtё gjithnjё e mundur pёr njё person tё pёsojё njё evolucion nё të menduarin e tij. Nё njё artikull qё kam shkruar vite mё parё, kam pyetur: A je i njejti person qё ishe edhe dje? A janё bashkёbiseduesit tuaj tё njëjtit njerёz qё ishin dje? As ti nuk je plotёsisht i njëjti person dhe as bashkёbiseduesit tuaj nuk janё, qё do tё thotё se, nesër, asnjё nga ju nuk do tё jetё i njëjti person.

Sjelljet e bashkёbiseduesve, ndikojnё nё pikëpamjet dhe shprehitё tuaja. Gjatё procesit tё dialogut ndёrfetar gjatё viteve 1990, pata rastin t’i njoh mё mirё praktikantёt e besimeve jomyslimane, dhe ndjeva nevojёn tё rishikoja mendimet e mia të artikuluara në periudhat e pёrparme.

E pranoj nё mёnyrё tё sinqertё qё mund tё kem keqkuptuar ndonjё ajet kuranor, apo ndonjё thёnie tё profetit. Mё pas kuptova dhe konstatova qё kritikat dhe dёnimet qё gjenden nё Kuran ose nё traditёn profetike, nuk janё tё drejtuara kundёr njerёzve qё i takojnё njё grupi fetar, por karakteristikave qё mund tё gjenden nё çdo person.

Nё disa raste, ka ndodhur rëndom që fjalёt e mia të nxirren nga konteksti i tyre i vërtetë. Ndonjёherё, disa njerёz me qёllimё tё diskutueshme, nxjerrin pjesё tё zgjedhura nga fjalimet dhe shkrimet e mia, pa u bazuar në kontekst, apo në situatën e ligjërimit. Pёrpjekjet e mia pёr dialog ndёrfetar u kritikuan si zbutёse tё perspektivave tё myslimanёve tek hebrenjtё dhe tё krishterёt. Nuk kam bёrё ndonjё gjё tё cilёn e mendoj si jashtё gjurmёve tё Profetit. Ishte Ai qё u ngrit nё kёmbё kur po kalonte kortezhi i njё hebreu, qytetar tё Medinës, duke treguar respekt pёr njё qenie njerёzore tё vdekur. Ёshtё e vёrtetё qё kam kritikuar veprime tё caktuara tё Izraelit, të cilat i përkasin tё kaluarёs. Por nё predikimet e mia nё xhami, unё dёnoj kategorikisht terrorizmin dhe shpёrthimet vetёvrasёse, të cilat, në shënjestrën e tyre vendosin qytetarët e pafajshëm.

Pse keni zgjedhur tё jetoni nё Pensilvani?

Edhe pse nuk ka asnjë pengesë ligjore që unë të kthehem nё Turqi, jam i shqetёsuar qё grupe tё caktuara po presin njё mundёsi tё kthejnё pёrmbys reformat demokratike qё filluan nё 1990, dhe qё u shpejtuan nё dekadёn e fundit. Jam i shqetёsuar qё kёta elementë do pёrpiqen tё pёrfitojnё edhe nga kthimi im, duke e vendosur qeverinë nё pozita tё vёshtira. Mё duhet ta sakrifikoj dёshirёn e fortё që kam për t’u kthyer nё atdhe, si nё interes tё Turqisё, ashtu edhe nё punёn e mirё tё vullnetarёve tё lёvizjes nё mbarё botёn. Ndjej qё mё duhet tё jetoj me dёshirёn e zjarrtё tё kthimit dhe tё qёndroj kёtu derisa mos tё ketё mё shqetёsime mbi konsolidimin e reformave demokratike. Nё Turqi ndoshta do mё duhej tё kёrkoja korrigjime ose akte ligjore tё mundshme mbi shpifjet dhe pёrgojimet. Kёtu, jam shumё larg nga ato bezdisje, dhe jam mё pak i ndikuar nga to. Ky vend mё duket mё i qetё.

Si i shikoni ambiciet e tanishme politike tё Turqisё, e po ashtu vendin e saj nё Botё?

Turqia ёshtё nё negociata për tё nisur bisedimet me Bashkimin Evropian. Njё pjesё e Turqisё bёn pjesё nё Evropё, ndërsa pjesa tjetёr nё Azi, dhe ndonjёherё konsiderohet si Lindje e Mesme. Shtrihet nё njё vend tё rёndёsishёm nga ana gjeografike dhe politike. Ёshtё vendimtare pёr Turqinё që tё ruajё dhe tё përparojё nё arritjet e saj nё demokraci, veçanёrisht falё marrёdhёnieve tё vazhdueshme me Bashkimin Evropian.

Turqia duhet tё pёrdorё gjithashtu dinamika tё caktuara qё tё pёrftojё njё rol mё aktiv nё rajon. Pёr shembull, nёse ka ndonjё pamje tё favorshme nё rajon, si pasojё e lidhjeve historike mes vendeve, Turqia duhet tё jetё e kujdeshme ta ruajё atё paraqitje. Duhet tё mbrojё figurёn e saj. Marrёdhёniet e mira dhe ndikimi varen nga dashuria, respekti, dëshira e mirё, dhe bashkёpunimi pёr qёllimet e pёrbashkёta. A po e bёn Turqia kёtё gjё nё ditёt e sotme, apo jo? Kjo pyetje ia vlen të diskutohet. Nёse Turqia ёshtё nё gjendje tё zhvillojё marrёdhёnie tё mira diplomatike nё rajon, besoj se do tё jetё nё interes tё Evropёs, Shteteve tё Bashkuara dhe tё botёs. Por pёr momentin, nuk besoj se Turqia po bёn gjёrat qё tё shpien nё kёtё fund.

Si do ta pёrkufizonit vizionin tuaj mbi Islamin dhe çfarё myslimani jeni ju?

Unё e konsideroj veten njё mysliman tё zakonshёm, i cili ёshtё vazhdimisht duke punuar pёr ta vёnё veten nё strukturёn e ndёrtuar nga Kurani dhe tradita e Profetit Muhamed (s.a.s.). Unё studioj punimet e specialistëve tё jurisprudencёs, komentimet e Kuranit, tё haditheve dhe Sufizmin. Nё tё shkuarёn jam pyetur në lidhje me pikëpamjet e mia nё dimensionin shpirtёror tё Islamit. Jam pyetur, nёse bёja pjesё nё ndonjё grup Sufi, apo isha kundёr Sufizmit. Edhe pse nuk bёj pjesё nё asnjё grup Sufi dhe nuk jam pёrpjekur kurrё tё hap njё tё tillё, mund tё them qё mjeshtrat e drejtё tё Sufizmit kanё ndikuar shumё tek unё.

Si pёrfundim, pikëpamjet e mia mbi Islamin nuk mund tё kuptohen vetёm nga fjalёt e mia. E gjithё puna ime dhe projektet me tё cilat unё dhe miqtё e mi shpresojmё t’i shёrbejmё njerёzimit duhen marrë parasysh gjithashtu. Dialogjet edukative dhe nismat ndihmёse humanitare i paraqesin pikëpamjet tona mё mirё sesa fjalёt.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.