Parimet morale

Ç'shohim të mirë e ç'shohim të keqe? Si mendojmë t'i rrisim fëmijët? A ka në këtë drejtim ndonjë plan dhe pro­jekt të për­ga­titur për ta realizuar?

Si mendojmë ta rrisim djalin? Pasi themi se "kështu dua ta shoh djalin", ç'bëjmë për ta arritur këtë? Si e vësh­trojmë faktin që ai e kalon kohën jashtë gjer në orët e vo­na të natës? Dhe, a do t'ia hapim derën e do ta për­qafojmë pavarësisht se në ç'orë kthehet në shtëpi?

Ç'gjë e pranojmë dhe gjer ku e pranojmë? Ç'gjë quaj­më moral dhe ç'gjë mund ta konsiderojmë si jashtë mo­ralit? Ç'gjëra i shohim me sy të mirë e ç'gjëra i shohim me sy të keq?

Gjer ku do t'i lejojmë fëmijët tanë? A do të kemi një parim mbi ndërhyrjen në veshjen dhe pamjen e jashtme të tyre?

Nëse s'jemi të kënaqur prej tyre, ç'kemi menduar gjer tani? A ndodhi që t'i drejtohemi ndonjë zgjidhjeje? Në rru­gën e kër­kimit të zgjidhjes, në sa dyer trokitëm, sa spe­ci­alistë pyetëm, sa pika loti derdhëm? Kjo çështje që na in­tereson ne, mund t'i in­teresojë edhe një të afërmi, një fqi­nji ose edhe krejt kombit, mi­rëpo a i hymë ndonjë kërkimi për të?

Po s'patëm ndonjë llogari, ndonjë plan rreth kësaj çë­shtjeje, do të thotë se, ashtu siç shprehet Profeti (s.a.s.), s'kemi bërë e s'bëjmë gjë tjetër veçse të ndjekim hap pas hapi qorrazi para­ardhësit tanë duke u zvarritur drejt gro­pës së tyre. Në fakt, në themel të të gjitha këtyre qëndron nënshtrimi ndaj dëshirave dhe pasioneve tona duke i shty­rë mënjanë Allahun, të Dër­gua­rin e Tij dhe parimet e Kur'anit.

Sot, pothuaj të gjithë ne kemi një fëmijë për të cilin an­ko­he­mi pak a shumë. Ç'mendojmë, vallë, ne, para një së­rë zigza­gesh të tij? Edhe vetëm mendimi, madje, është shumë i rëndë­sishëm. Sigurisht, kështu apo ashtu, patjetër na duhet të men­dojmë! Duke u kthyer nga vetvetja, duhet të përqëndrohemi mbi pyetjen: "Me të vërtetë, ç'mund të bëjmë ne në këtë drej­tim?" Natyrisht, edhe veten duhet ta gjykojmë nëse jemi të mi­rë­kuptueshëm, të ashpër apo in­diferentë, nëse gjërat që na ngja­jnë në shtëpi, mjaftohemi t'i shohim në një pandjeshmëri dhe heshtje të vdekuri apo çdo ditë kërkojmë një zgjidhje.

Këto pyetje mund t'i shtojmë edhe më. Për shembull, a bëj­më përpjekje për ta ndjekur nga pas fëmijën tonë për ta njohur atë me të cilët ai ka lidhur shoqëri? A mundemi t'i përgatisim atij çdo herë një mjedis të mirë? Me ç'shokë e njohëm atë gjer këtë ditë? Po s'e patëm njohur ne, me kë shëtit dhe e kalon ko­hën ai? A është e mjaftueshme vetëm ta regjistrojmë në shkollë, t'ia dorëzojmë një më­suesi apo ta regjistrojmë në një kurs Kur'a­ni? Ose a është e mjaftueshme vetëm t'ia tregojmë xha­minë e ta njohim me imamin?

Krahas këtyre pyetjeve të ndërthurura me njëra-tjetrën, kra­has kërkimit të përgjigjeve për to, kanë shumë rëndësi edhe rre­gullsia, thellësia, sinqeriteti, vendosmëria e jetës sonë si dhe sa na tërheq ne ajo.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.