Sundimi i Kishës dhe klerikalizmi në perëndim

Në këtë çështje, mes islamit dhe botës perëndimore ka një dallim me rëndësi. Me fitoren e shkencës, në perëndim u shemb mbretërimi i krishterizmit dhe i klerikalizmit. Kur­se në botën isla­me, në kundërshtim me perëndimin, me përparimin e shkencës është shtuar edhe orientimi kah fe­ja.

Në Europën para Rilindjes dhe Reformës, nën sundi­min e Ki­shës, mbi individët zbatoheshin taksa të rënda. Përballë ligje­ve përherë në ndryshim të Kishës, secili ishte i shqetësuar, secili i paqetë dhe me frikën për të nesër­men.

Ndër liderët shpirtërorë kishte një armiqësi serioze ndaj shke­­n­­cës. Ata nuk tregonin asnjë lloj mirëkuptimi ndaj zbu­­limeve shkencore. Të gjitha zbulimet shkencore dhe shpikjet ku­ndërshtoheshin dhe hidheshin poshtë pa lëku­ndje, pa parë për­mbajtjen e tyre. Dhe nuk ishte aspak i paktë numri i atyre që i dënonte rëndë inkuizicioni për shkak të zbulimeve apo kon­klu­zioneve shkencore të tyre.

Para këtij botëkuptimi shtypës, njerëzit nuk thoshin dot as­gjë. Si rezultat i shtypjes së ushtruar mbi të gjithë njerëzit me për­jashtim të pak aristokratëve, veçanërisht mbi të var­fërit, i mo­himit absolut të të drejtave të femrës, madje i një koncepti të tillë, i shfrytëzimit të punës së femrës në disa vende pune duke i konsideruar ato si gjysmë njeri, për pasojë, duke i paguar me gjysmë page, lindi, pothuaj në çdo klasë shoqërore, një zemë­rim ndaj fesë.

Ja, si rrjedhojë e kësaj antipatie të përgjithshme, në ve­nde të ndryshme, me anë të lëvizjeve reformiste, u shemb çdo gjë që kishte të bënte me kishën dhe, ndërsa kisha she­mbej nën vep­rimin e kësaj tronditjeje, edhe vlerat morale shtriheshin përtokë.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.